2017-03-11

Ministri shqiptar i Punëve të Brendshme,zt.Saimir Tahiri dha dorëheqje sot pasdite ....



Nga Flori Bruqi 





Saimir Tahiri (lindi më 30 tetor 1979, në Ti­ranë) është politikan shqiptar, deputet dhe ministër i Punëve të Brendshme prej shtatorit 2013 deri më sot,11.03.2017.

Saimir Tahiri vjen nga një familje me me orgjinë nga Tepelena. Vazhdon studimet për mbrojtjen e Gradës Doktor Shkencash, në fushën e së Drejtës Parlamentare në Shqipëri. Ka përfunduar studimet Master për të Drejtë Publike pranë Departamentit të së Drejtës Publike në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Është diplomuar për Jurisprudencë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.

Saimir Tahiri

Në vitin 2009, zgjidhet përfaqësues në Parlament i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, në Legjislaturën XVIII të tij. Gjatë kësaj legjislature ka mbajtur funksionin e Nënkryetarit të Grupit Parlamentar. Që prej vitit 2011, Saimir Tahiri zgjidhet dhe ushtron detyrën e Kryetarit të Partisë Socialiste për Tiranën. Gjatë periudhës 2009 - 2013 ka qenë Anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Që prej vitit 2008 mban titullin Avokat. Në vitet 2006 - 2008 ka qenë pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe në disa institucione arsimore të larta.

Saimir Tahiri në vitin 2013 zgjidhet ministër i Brendshëm i Shqipërisë në qeverinë Rama-Meta.



Ndryshimet në qeveri nuk do të mbarojnë me dorëheqjen e Saimir Tahirit si ministër i Brendshëm.
Burimet bëjnë të ditur se të gjitha ministrat e Partisë Socialiste që drejtojnë qarqet e vendit do të dorëhiqen për të organizuar zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit 2017.

Pas Tahirit ikin edhe 7 Ministra të PS, mes tyre Beqaj, Kodheli e Bushati (Lista)

Në 12 qarqe që ka Shqipëria, në 7 prej tyre Kryesia e PS-së ka zgjedhur ministra të kabinetit të Edi Ramës.

Kështu, pritet që deri të hënën të dorëhiqen ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili drejton PS-në në qarkun e Kukësit; Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, që drejton qarkun e Lezhës; Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, që drejton qarkun e Shkodrës, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, që drejton qarkun e Dibrës; Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi, që drejton qarkun e Beratit; Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, që drejton qarkun e Vlorës; Ministri i Pushtetit Vendor Bledi Çuçi, që drejton qarkun e Gjirokastrës.

Në qarqet e tjera, Partinë Socialiste e drejtojnë deputetë të rëndësishëm, përfshirë Saimir Tahirin, i cili tashmë do fokusohet në fushatën për qarkun e Tiranës.

I larguar:

Saimir Tahiri – Ministër i Brendshëm

Largimet që priten:

Ilir Beqaj – Ministër i Shëndetësisë

Ditmir Bushati – Ministër i Jashtëm

Mimi Kodheli – Ministre e Mbrojtjes

Lindita Nikolla - Ministre e Arsimit

Blendi Klosi – Ministër i Mirëqënies Sociale

Damian Gjiknuri – Ministër i Energjisë

Bledi Çuçi – Ministër i Pushtetit Vendor


Shkarkimi i Saimir Tahiri ka sjellë edhe reagimin e parë nga drejtuesit politikë të opozitës.
I pari që ka reaguar është kreu i demokristianëve Nard Ndoka,.

A e dinte Berisha shkarkimin e Tahirit një javë më parë?! (Foto)

“Këtë surprizën e Ramës për Tahirin, e kishte paralajmëruar Prof.Dr.Sali  Berisha para një jave!”, shkruan Nard Ndoka në Facebook.


Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po drekon me krerët më të lartë të Policisë së Shtetit.
Ministri Tahiri, i cili pritet të dalë në një konferecë për mediat për të zyrtarizuar largimin e tij në krye të Ministrisë së Brendshme, ka zgjedhur të mbledhë ndoshta për herë të fundit shefat e policisë.

Në drekën që po zhvillohet tek Tajvani, ndodhen të pranishëm edhe Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe ai i Policisë së Tiranë Ervin Hodaj.

Pak para kësaj dreke, Tahiri zhvilloi një takim rreth 1 orë me Kryeministrin Edi Rama, në zyrën e këtij të fundit, ku thuhet se i ka paraqitur dorëheqjen.


Ndërkohë që Saimir Tahiri pritet të dalë në një konferencë për shtyp që të zyrtarizojë dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm, mediat në Shqipëri kanë analizuar dhe spekuluar mbi arsyet e dorëheqjes së  Saimir Tahirit.

Mediat e Shqipërisë: Tahiri dha dorëheqje pas presionit të Metës

Disa nga mediat shkruajnë se arsye mund të jetë presioni që ka bërë partneri i koalicionit tek Edi Rama, kryetari i Parlamentit, Ilir Meta.Pasi që ,  shpesh herë  Ilir Meta dhe zyrtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë lënë të kuptohet se i kanë kërkuar Edi Ramës largimin e ministrit të Brendshëm.19 ditë më parë .

 Po ashtu, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, kishte deklaruar se Edi Ramës ia kishin kërkuar edhe partnerë ndërkombëtarë largimin e  zt.Saimir Tahirit.

Arsye tjetër e kësaj dorëheqje, që mbase mund të jetë edhe shkarkim është përpjekje e kryeministrit  Edi Rama për të “kënaqur” opozitën, e cila ka kërkuar vazhdimisht shkarkimin e tij, duke e akuzuar se është një ministër i lidhur me krimin dhe bandat e drogës.

Sidoqoftë  ministri Saimir Tahiri pritet të dalë në një konferencë për mediat, ku do të japë arsyet e dorëheqjes së tij të papritur, tre muaj para zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit 2017.

Pas dorëheqjes – ende jo zyrtare – kanë gufuar edhe emra që do të mund ta zëvendësonin zt.Saimir Tahirin.Më i përfoluri është ai i zëvendëskryeministrit, Niko Peleshi.




Përpos bojkotit dhe akuzave të opozitës për të larguar ministrin e Brendëshëm, një pistë tjetër është edhe ajo e shërbimeve sekrete që kanë ndikuar tek  Edi Rama për shkak të raporteve që kishin për kanabisin.Sipas të gjitha gjasave  kanë qenë shërbimet inteligjente të vendosura në Shqipëri, që kanë qenë të pakënaqura me punën e vet ministrit Tahiri dhe  policisë shqiptare që ai ka drejtuar deri më sot si ministër i brendshëm.


Madje një burim diplomatik pretendon se fati i ministrit të brendëshëm është vendosur gjatë vizitës së fundit të Edi  Ramës në Berlin, sepse shërbimi sekret i atij vendi ka qenë nga më agresivët për situartën e kanabisit në Shqipëri.


"Bomba"/ Rama shkarkoi Tahirin me kërkesë të shërbimeve sekrete!



Ministri i punëve të brendshme Saimir Tahiri mohon zërat se ai i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama. Ka më shumë se tre orë që përflitet për largimin e tij nga posti i ministrit, por Tahiri e ka kthyer përgjigjen nëpërmjet Facebook-ut.
“Per saktesim, as me ka kerkuar kush e as kam dhene doreheqje deri tani. Sidoqofte, me te forte do jemi, sot e gjithmone, bashke”, shkruan Tahiri.

Lajmi për dorëheqjen e ministrit Saimir Tahiri u dha pas takimit me kryeministrin Edi Rama, në selinë e kryeministrisë shqiptare.

Madje u përfol edhe për një ndryshim të mundshëm të kabinetit qeveritar. Midis ministrave që pritet të largohen, u përmendën emrat e Bledi Çuçit, Mini Kodhelit, Ilir Beqaj, Damian Gjiknuri.

Lulzim Basha i jep mesazhin Edi Ramës: Mos bëj kokë turku Saimir Tahirin...Duhet të largohesh ti!

Basha i jep mesazhin Ramës: Mos bëj kokë turku Tahirin...Duhet të largohesh ti!

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se opozita nuk do t’i japë fund protestës së nisur prej tre javësh, deri në krijimin e një qeverie teknike. Ai theksoi se nuk do të ketë asnjë hap mbrapa pas vendimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama për të shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.
Madje Basha e quajti vendimin e Ramës një truk për ti shpëtuar përgjegjësisë së tij për gjendjen ku e ka çuar vendin. Basha tha se qëllimi i vetëm i protestës është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Kemi qenë këtu me 18 qershor dhe do të jemi deri në largimin e qeverisë së bërë njësh me krimin dhe me drogën, Nuk jemi mbledhur këtu as për koka turku as për koka delesh as për koka kecash. Jemi mbledhur për standardin evropian të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Cfarëdo thashethemesh e prapaskenash të kurdisin mesazhi është një dhe i pandryshuar, qëndresa jonë është e vendosur deri në krijimin e një qeverie teknike që do të bëjë detyrat para shqiptarëve dhe Evropës,. Lajmi se ka shkarkuar Tahirin është në radhë të parë një truk për ti hedhur hi syve shqiptarëve, opinionit ndërkombëtar, protestuesve që janë këtu ditë e natë. Një përpjekje mjerane për ti shpëtuar përgjegjësisë që vetë Rama ka për gjendjen ku e ka sjellë vendin”, tha Lulzim Basha.

Ikën Tahiri, ja kush do të jetë Ministri i ri i Brendshëm


Duke ngritur dyshime për vërtetësinë e lajmit të përhapur, pasi deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar për shkarkimin e Tahirit, Basha tha se nëse lajmi është i vërtetë, atëherë kjo është një fitore e opozitës e cila ka kërkuar prej 3 vitesh dorëheqjen e ministrit duke e akuzuar si të lidhur me krimin. Por edhe njëherë lideri i opozitës theksoi se shkarkimi i Tahirit nuk do të ndalë protestën për rrëzimin e qeverisë  së Edi Ramës.

Dorëheqje apo shkarkim i Saimir Tahirit?!

Teksa lideri demokrat  Lulzim Basha mbante fjalën në çadrën e ngritur para kryeministrisë, mbështetësit thërrisnin “Rama ik, Rama ik”, një fakt ky se ajo që po kërkohet nuk janë “koka turku” siç ai u shpreh për largimin e Tahirit, por rrëzimin e kryeministrit  zt.Edi Rama dhe ngritjen e një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje me standarde.


Dorëheqja e Tahirit/ Blushi: Kënaqësi kur shoh sesi Rilindja po shkërmoqet

Deputeti dhe njëherësh edhe kryetari i LIBRA-s Ben Blushi, ka reaguar lidhur me lajmin e shkarkimit të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Përmes një statusi në Facebook, zt.Ben  Blushi shprehet se kjo është një shenjë që Rilindja po shkërmoqet:


"Kënaqësi kur shoh sesi Rilindja po shkërmoqet. Kishim një Qeveri Publike, u kërkua një Qeveri Teknike do kemi një Qeveri Septike!"


Largimi i Saimir Tahirit nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme është kryelajm i ditës së sotme në Shqipëri, e në një analizë të tijën gazetari Blendi Fezviu thotë se ka qenë kryeministri Edi Rama ai që i ka këkuar Tahirit të mos jetë më ministër.

Fevziu sqaron arsyet e këtij vendimi, duke thënë se e gjitha vjen për të qetësuar opozitën e cila është duke protestuar prej 3 javësh në cadrën e ngritur para kryeministrisë. Saimir Tahiri ka qenë ministri më i akuzuar nga opozita shqiptare, e cila vazhdimisht ka ngritur zërin duke kërkuar dorëheqjen e tij e tij.

Me largimin e tij nga Ministria e Brendshmë – analizon Fezviu – opozitës i jepet garanci për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 18 qershor të këtij viti.

Jo vetëm Tahiri, të hënën ‘furtunë’ në qeveri (DETAJE)

Kujtojmë se opozita ka hedhur hapa konkret për të bojkotuar këto zgjedhje, nëse nuk krijohet një qeveri teknike. Por duke marrë parasysh thirrjen e fdortë të opozitës për qeveri teknike me argumentin se kjo mazhorancë do të vjedhë zgjedhjet,zt.Blendi  Fevziu thotë se Saimir Tahiri është “kokë turku” që nuk mund të konsiderohet nga të djathtët si garanci për t’i dhënë fund kauzës së protestës së tyre. Gazetari Blendi  Fevziu thotë se pas shkarkimit të tij mund të fshihet një përplasje brenda koalicionit.

“Tahiri ka qenë objekt shkëmbimi për koalicionin e ardhshëm. Ai ka qenë në qendër të sulmeve të Ilir Metës dhe me gjase, Meta është një nga shkaqet e largimit të tij. I trembur nga protesta dhe nga afria e Metës me të. Nën presionin qe asnjanësia e Metës mund ta stimulonte protestën, me gjase Rama ka vendosur të sakrifikojë Tahirin qe Meta të deklarohet që tani për koalicionin. Me këtë veprim Rama mendon se do dekurajojë PD dhe protestën e saj”, analizon  Blendi Fevziu.

Skenari i tretë për vendimin e Edi Ramës ndaj zt.Samir Tahirit, sipas gazetri Blendi  Fevziut mund të jetë një presion i mundshëm ndërkombëtar për të gjetur gjuhën me protestën e PD.

“Burime të sigurta kanë thënë për opinion.al se sinjale shumë të shqetësuara nga Brukseli janë nisur dje në adresë të Metës lidhur me qeverinë. Në këtë rast, për të shpëtuar veten, Rama po tenton disa ndryshime ministrash për t’i dhënë asaj një karakter më pak politik. Ai po tenton të imitojë modelin grek, por edhe kjo është e pamjaftueshme. Opozita kërkon Ramën dhe vetëm Ramën. Në këtë kontekst e vetmja mënyrë që Rama të shpëtojë nga protesta e opozitës është të dorëzojë dorëheqjen e Ramës”, shkruan Fevziu.

Largimi i  zt.Samir Tahirit sipas  Blendi Fevziut, dëshmon për një fitore të protestës së opozitës.

“Jemi ende në territorin e hipotezave, por një gjë është e sigurt. Protesta po jep rezultat dhe Edi Rama e dëshmoi këtë. Ai e humbi i pari luftën e nervave dhe sot, Lulzim Basha dhe Ilir  Meta janë më të fortë se sa  Edi Rama.

Pas kësaj, beteja politike do jetë shumë më interesante. Sepse çadra e protestës u bë pjesë e lojës. Siç tha analisti Berat Buzhala të hënën në Opinion: Çadrën në fillim e injoruan, pastaj e tallën, më vonë e luftuan dhe tani po i ofrojnë zgjidhje…”, përfundon ai.


    :























    Interesimit të medieve shqiptare lidhur me një lajm të përhapur në media se priten dorëheqje në Qeveri për t'i ofruar një kompromis çadrës së protestës, burime pranë Kryeministrit Edi Rama iu përgjigjen se të hënën në Qeveri do të ketë ndryshime të rëndësishme, por këto ndryshime nuk çojnë në një qeveri teknike dhe se kabineti mbetet politik.
    Ndërkohë që protesta e opozitës vazhdon, e bashkë me të edhe kërkesa e Lulzim Bashës për krijimin e një qeverie teknike, si kusht që partitë opozitare të hyjnë në zgjedhjet e 18 qershorit, ajo çka mesa duket është e vërtetë lidhet me formulimin e një përgjigjeje flakë për flakë për intensifikim të fushatës së socialistëve në terren.

    Sipas të njëjtave burime, në mënyrë të përsëritur gjatë takimeve me udhëheqësit e fushatës në çdo qark, Edi Rama ka lënë të kuptohet se është i pakënaqur me nivelin e mobilizimit të tyre dhe se kjo mund të çojë në lirimin nga detyra të ministrave që janë njëkohësisht drejtues politikë në qarqe, për t'u fokusuar me kohë të plotë në angazhimin elektoral.

    Mesa duket kërcënimi i opozitës për mospjesëmarrje në zgjedhje me këtë Qeveri, jo vetëm nuk do të çojë në një qeveri teknike pa Edi Ramën, por e ka bindur atë të ekzekutojë planin e tij. Kështu, PS hyn para kohe në fazën finale të fushatës, duke rritur praninë e drejtuesve politike në çdo qark, si edhe duke përfshirë të tjera figura politike në kabinetin qeveritar.

    No comments:

    Post a Comment