2017-03-14

Mira Meksi: Zonja e kohës sime


Bën jetën e dikujt që nuk i duhet as të ngutet, as t’u bindet orareve, apo afateve, vetëm ritmit të saj.Të një shkrimtareje që kur është duke shkruar nuk është në Tiranë, as në Shqipëri, askund. Me sa duket ne e kemi gjetur në një cast të lirë, për të na treguar për ditët e saj që ngjajnë me ato të një personazhi romani

Cili është mëngjesi yti rutinë?
Zgjohem rreth orës 7 e 30 dhe shoh te France 2 emisionin e mëngjesit me një gotë lëng frutash; pastaj bëj dushin dhe pi kafen e parë e mëngjezoj në verandë ose në kopësht. Ushqej qenushin dhe breshkëzën e ujit dhe në orën 9 a 9 e pak ulem të punoj.
Cili do të ishte mëngjesi yt ideal?
Tamam ky që përshkrova.

Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit?
Nuk kam më një vend të tillë.
Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje mëngjesi?
Me askënd, me veten time.
A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke?
Tashmë puna që bëj është vetëm shkrimësia, çka është edhe pasioni im. I kam kushtuar jetën.
A i devijon shpesh detyrimeve apo afateve  ditore që ke?
Nuk para kam afate; tërë koha ime është për krijimin. Dhe pothuaj çdo ditë, me përjashtime të rralla, i përkushtohem atij. Por kjo s’do të thotë që arrij të shkruaj përditë. Gjithsesi mbledh materiale, korrigjoj atë çka kam shkruar, dhe punëra si këto që lidhen me krijimin.
Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh?
Kur ndodhem brenda procesit të krijimit nuk kam dëshirë të merrem me të tjera gjëra dhe “gënjeshtra e bardhë” e përdorur më shpesh është:”nuk jam në Tiranë, nuk jam në Shqipëri, nuk jam askund…”
A je dembele? Nëse po kur të ka kushtuar më shumë ky dembilizëm?
Jo, nuk mendoj se jam dembele.
Ku të zë dreka zakonisht?
Në shtëpi, dhe drekën e përdor si pushimin e pare të punës.Por sigurisht që drekoj edhe jashtë shtëpisë, të paktën një here në javë.
Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde?
Janë disa, por më i parapëlqyeri dhe ku shkojmë shpesh është “Padam”.
Fton apo të ftojnë më shpeshpërdreka?
Ftoj unë më shpesh, është një ndër kënaqësitë e mia.
A je kursimtare?
Jam krejt e kundërta: dorëlëshuar e paepur.
A ke në rit gjumin, apo pushimin e drekës?
Po, një kotje jo më të gjatë se 15 minuta.
Kur ke qenë e vogëla ta kanë diktuar prindërit, pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga përt’I shpëtuar?
Në familjen tone gjumi i  zhegut në verë ka qënë traditë dhe jam mësuar që shumë e vogël me të. Nuk e kundërshtoja kurrë, sepse edhe kur ndodh te të mos më zinte gjumi, fusja një libër nga ata që nuk më lejoheshin nën çarçafë dhe lexoja.
Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria?
Shumë kujtime të cilat i ruaj me nj ëfanatizëm të madh dhe përkujdesem për to duke i rikujtuar gjith sa here dhe duke shtuar elemente të reja, të mallit apo thjesht të imagjinatës.Pjesa më e madhe e këtyre kujtimeve është edhe themeli i ngrehinave të mia letrare.
Cila është koha, që mbart për ty kujtimet më të bukura?
Koha më e thelbët e kujtimeve të bukura është pa dyshim fëmijëria, por çdo kohë e jetës sime ka pjellë kujtime të bukura.
Po kujtimet e hidhura?
Koha e humbjeve të njerëzve të dashur, e miqve, por edhe e humbjeve në përgjithësi është koha e kujtimeve të mia të hidhura.
Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfendiku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete…? Ke mbajtur ditar?
Për krijuesit, mendoj, qoshja e errët e zemrës është, në një fare mënyre, mish për krijimin e tyre.Të fshehtat që kanë gjenden pa asnjë dyshim në veprën e tyre, here të fshehura me shumë kujdes dhe here në dritë të diellit. Dhe jovetëm të fshehtat e tyre, edhe ato të të tjerëve. Jo, s’kam mbajtur kurrë dhe as nuk mbaj ditar dhe as kam ndjerë ndonjë dëshirë për t’u hapur me miqtë.
Çfarë ka në portofolin tënd?
Përveç parave dhe kartave bankare, një foto e tim biri.
Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave?
Po, sepse e përgatis, ose të paktën e mendoj, që në darkë.
Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde?
Ngjyra kafe e errët dhe ngjyra e përqumësht, pothuaj dy ngjyrat bazë.
Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambient apo makine?
Absolutisht aroma e kafes, dhe pas saj vanilja.
Çfarë CD ke në makinë?
Ndërsa tërë kohën më pëlqen më shumë të dëgjoj muzikë klasike, kur udhëtoj parapëlqej muzikën latine. Tip Julio Iglesias e me radhë.
Çfarë muzike ke zile telefoni?
Nuk kam muzikë, thjeshtnjë tringëllimë thirrëse.
A ke miq të vjetër?Nëse po a takoheni shpesh me ta?
Pak. Jo shpesh.
A je e hapur për miqësitë reja apo duhet kohë e prova per t’u bërë mik i yti?
Nuk kam shumë miq.Nuk jam shumë e hapur ndaj miqve të rinj.
Ku rri zakonisht me miqtë?
Kafene, restorante, por u bënë kohë qeorganizoj edhe darka në shtëpinë time.
Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi?Pra kur mbaron zakonisht ditajote?
Ndodh që nuk dal fare nga shtëpia përditë me radhë. Zakonisht kur dal kthehem në drake në shtëpi, ose në pasditen jo të vonë.
Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde?
Palestër, pirje kafeje ose çaji, përgatitje e darkës, ndonjë film dhe sërish punë.
Po idealja, cila do të ishte?
Kjo është idealja; u bënë disa vjet që jam zonjë e kohës sime dhe e organizoj sipas dëshirës atë.
Kur shkon për të fjetur?
Përherë pas mesnatës, me përjashtime të rralla.
Cila është uniforma jote e gjumit?
Më pëlqen të fle bukur; s’do ta teproja po të thosha se kujdesem përveshjen e natës pothuaj sa për veshjen e ditës. Gjithë ç’prodhon industria e lingerie-së përgjumin.
Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mire dhe gjumë të ëmbël”?
Im shoq.

No comments:

Post a Comment