2017-03-13

“Mjaltin” tënd që ne aq shumë e shijojmë

Fotografia e Adem Avdia

Nga Adem Avdia -Kukës  (Ushtarak i karierës në Ushtrinë shqiptare )


Miku im Flori Bruqi !

Kam kënaqësinë shprtërore e morale, kam nderin e krenarinë t’ju drejtohem sot për këtë ditë kaq të veçantë, siq është dita e Juaj e lindjes.

Është rregull në këtë ditë të drejtohem me urime, por këto më dukën pak.

Së pari edhe 100 vite me shëndet e krijimtari, edhe 100 vite së bashku me familjen Tuaj të shtrenjtë, edhe 100 vite mes shokësh e miqsh, edhe 100 vite mes dëshirave e ëndrrave tuaja letrare, edhe 100 vite për të bërë dhe 100 vepra të tjera.

Ju keni jetuar, por jo vetëm. Ju keni krijuar një fond të pasur letraro – artistik. Në fondin tënd gjen një larmi krijimesh. 


Ti ke studiuar, ke hulumtuar e ke zbuluar detajet e krijimeve letrare në vite. Ke marrë si bleta nektarin e pastaj ke prodhuar produktin, “mjaltin” tënd që ne aq shumë e shijojmë. Ke botuar 40 libra, 40 vepra letrare, ku ndofshta një nje

ri “modern” nuk i ka lexuar aq në numër. Ndofshta 40 të tjera ke në mendje e presin penën e dorën tuaj. Të gjitha veprat tuaja janë për tu ndaluar. Të gjitha të befasojnë e të japin material artistik e jetësor.

 Të gjitha kanë brenda historinë e krijimtarinë tonë kombëtare.

Kampatur rastin t’u njoh nga afër edhe si njeri human, jo vetëm të letrave. Je shumë i “butë” e nuk cënon kurrë dinjitetin e tjetrit. Mundohesh të kalosh në harmoni e të sheshosh çdo “kapërcim” sado të vogël. Nuk ke qejf të dëgjosh e të shohësh njerëz në konflikt. E kjo tregon se ke shpirt të madh. Nuk je njeri materialist e kurrë nuk ke menduar të marrësh fitim nga veprat tuaja edhe pse është shumë normale dhe brenda moralit


Vitet kalojnë e bashkë me vitet edhe ne si qënje biologjike plotësojmë “ditët e punës”. 


Uroj sinqerisht jo që vetëm të jesh mirë me shëndet e të kesh shumë krijimtari, por edhe të kem rastin tani e mëvonë të qëndrojmë sa më shumë bashkë, të mësoj nga ju e jo vetëm nga librat Tuaj që I mbaj shumë për zemër. 

Kjo ditë e lindjes kaloftë e gëzuar mes familjes, miqve e shokëve tuaj të zemrës. Qoftë e paharruar dhe u shoqëroftë me dhjetra ditë të tilla përkujtimore.


Me respekt
Adem AVDIA

No comments:

Post a Comment