2017-03-25

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa: Duhet të shkarkohemi të gjithë, edhe Bujar Nishani

Çefa: Duhet të shkarkohemi të gjithë, edhe Bujar Nishani

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa, thotë se mazhoranca do të marrë kontrollin e KLD-së me shkarkimin e tij.

Çefa tha se për shumicën e vendimeve që mazhoranca e akuzon për shkelje, kanë votuar edhe presidenti Nishani në cilësinë e kreut te Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ashtu si dhe kreu i Gjykatës së Lartë.

Nëse hetimi i Kuvendit do të ishte në përputhje me Kushtetutën, nënkryetari i KLD-së thotë se mos duhen të shkarkohen edhe Nishani me Zaganjorin?

Në vlerësimin e Çefës përmes këtij komisioni hetimor, mazhoranca kërkon të marrë në dorë kontrollin e këtij institucioni të drejtësisë, duke shkarkuar dy anëtarë të zgjedhur nga ish-mazhoranca Berisha, me qëllimin e mëtejshëm sipas tij, për të vënë anëtarë të zgjedhur nga qeveria Rama.

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë thotë se hetimi që po i bën Parlamenti veprimtarisë së tij dhe anëtarit Lulzim Lelçaj në këtë institucion është i pamundur, në kushtet kur sipas tij Parlamenti nuk mund të të nxjerrë përgjegjësi për vendimarrje gjyqtarësh.

“Procedura ndaj meje dhe Lelçajt është unike.

Kjo e bën të pamundur hetimin se është vendimarrje gjyqtarësh, kolegjiale. Është e pamundur të nxirret një përgjegjësi e anëtarit në mënyrën se si ai ka votuar nga parlamenti.

Në ato që ne akuzohemi kanë votuar edhe të tjerët, përfshirë edhe presidenti edhe kreu i Gjykatës së Lartë. P

ër sa kohë ligji është i barabartë me të gjithë, me ligj duhet të shkarkohen të gjithë.

Mazhorancës i duhet shkarkimi i dy anëtareve që nuk i ka zgjedhur vetë për të vënë dy të sajët”, tha Çefa në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”

No comments:

Post a Comment