2017-03-08

Nga Flori Bruqi : Amerika e do Ushtrinë Kosovare !!!

Kjo ishte porosia e Joe Biden, kur për herë të parë vizitoi Kosovën



Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e kishte vizituar Kosovën edhe në vitin 2009.Një vit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.Atëherë kishte një porosi që pak ka kosovarë që nuk e mbajnë mend.Biden kishte siguruar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.






Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi: Tani i takon Kryeministrit Akademik Profesor Dr. Isa Mustafa të japë vendimin për Ushtrinë



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pret qe Qeveria dhe kryeministri Isa Mustafa t’i japin mbështetje projektligjit të proceduar në Qeveri për ushtrinë.

Thaçi në konferencën e jashtëzakonshme për media ka thënë se ushtria ka unifikuar gjithë spektrin politikë në Kosovë.

Procesi i transformimit, sipas tij, varët në tëresi nga vullneti i institucioneve të Kosovës.

“Jam i bindur se edhe Qeveria e Kosovës, kryeministri Mustafa do ta draftoj projektligjin me prioritet të lartë dhe shpejt do ta japë edhe zyrtarisht vendimin pozitivi në mbështetje të tij”, ka thwnw Thaçi.

“Në këtë periudhe i gjithë spektri politik në Kosovë, duke përfshire edhe shoqërinë civile duhet të jemi të bashkuar për të përmbyllu me sukses këtë mision, i cili terësisht varët nga vullneti i institucioneve tona”

“Ashtu sic kam pritur projektligji për Ushtrinë e Kosovës, e ka unifikuar spektrin politikë të Kosovës dhe ka forcuar besimin e qytetarëve në vendosmërine tonë për të marrë vendime”, ka shtuar ai



President i Kosovës Hashim Thaçi Thaçin nuk e ndalin kundërshtimet e SHBA dhe NATO: FSK-së do t’ia japim detyrat e ushtrisë

President i Kosovës Hashim Thaçi duke iu përgjigjur ndërkombëtareve për projektligjin e FSK-së tha se Kosova nuk po bën asnjë hap të papritur e asnë befasi, asnjë veprim të njëanshëm apo të pakoordinuar.

Ai bëri të ditur se ky proces nuk është antiligjor e antikushtetues, dhe se Kosova nuk po bën asgjë që mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në rajon, ajo sipas ti, po ecë në një proces sikurse vendet e rajonit.

“Kosova po bën një akt ligjor dhe kushtetues. Ne si institucion demokratik kemi vendosur që FSK-së t’ia japim mission dhe detyrat e një ushtrie modern e cila do të jetë në gjendje që ta kryejë këtë mission”, tha Thaçi.


Pas deklaratës së Ambasadës Amerikane, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i është drejtuar qytetarëve të Kosovës duke thënë se në asnjë rrethanë SHBA nuk e ka vënë në pikëpyetje të drejtën legjitime të Kosovës për themelimin e Ushtrisë.

Thaçi shtoi se SHBA e ka bërë të qartë se dëshiron që kjo çështje të zgjidhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

“Përkundër shqetësimeve të bëra publike SHBA’të në asnjë rrethanë nuk e vënë në pikëpyetje të drejtën tonë legjitime për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. ShBA e kanë bërë të qartë se duan që kjo çështje të zgjidhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese”, ka thënë presidenti i Kosovës zt.Hashim Thaçi.



NATO del me deklaratë për Ushtrinë e Kosovës pas takimit, ky është qëndrimi i saj

Aleanca Veri Atlantike tha se do ta mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës brenda mandatit aktual, ndërsa e ka lënë të hapur çdo opsion nëse mandati i FSK-së ndryshon pas nismës së Prishtinës zyrtare që kjo të bëhet përmes ligjit.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, tha për KALLXO.com se kjo aleancë, e cila e ka mbikëqyrur zhvillimin e FSK-së deri më tani, do të vazhdojë ta mbështesë këtë forcë “brenda mandatit aktual”.

Përderisa përsëriti se e ardhmja e FSK-së është në duar të kosovarëve, Lungescu u shpreh se i përket Këshillit Veri-Atlantik të vendosë se çka do të bëjë NATO me FSK-në me mandat të ndryshuar.

“Siç e ka thënë Sekretari i Përgjithshëm (i NATO-s) gjatë vizitës së fundit në Prishtinë, NATO e mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës brenda mandatit aktual”, tha për KALLXO.com, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

Ajo tha se struktura, mandati dhe misioni i FSK-së nuk janë çështje për të cilat vendosë NATO.

“Kjo është një çështje e brendshme e institucioneve të Kosovës në përputhje me të drejtën e tyre kushtetuese”, shtoi ajo.

“NATO e mbështetë zhvillimin e FSK-së brenda mandatit aktual, bashkë me strukturat e saj civile. Nëse mandati FSK-së ndryshon, Këshilli Veri-Atlantik do ta rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në kuptim të ndërtimit të kapaciteteve”, tha Lungescu


Panik në Serbi: Kërkohet ndihma e ndërkombëtarëve që të ndalohet krijimi i Ushtrisë së Kosovës



Serbia do t’i kundërvihet fuqishëm të ashtuquajturës ushtri të Kosovës në “territorin e krahinës jonë jugore” dhe kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që ta ndalojë këtë, ka thënë të martën drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.

“Kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që pa shtyrje të ndalojnë këtë eskalim të rrezikshëm të raporteve politike në “krahinën jugore””, ka thënë Gjuriq për media në Beograd


Kryeministri i Serbisë, AleksandarVuçiq: Më lumturuan SHBA dhe NATO me reagimin për ushtrinë e Kosovës



Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuqiq, deklaroi të mërkurën se është shumë i kënaqur me reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg lidhur me çështjen e formimit të ushtrisë së Kosovës.

Ai në një konferencë për media në Jagodinë theksoi se zyrtarët amerikanë e kanë bindur se janë kundër zhvillimeve të tilla.

“Me amerikanët nuk është gjithmonë lehtë që të bisedohet, por e dini se në çfarë jeni. Ata menjëherë më kanë thënë, nuk kanë fshehur asgjë, se janë kundër zhvillimeve të tilla dhe Ushtrisë së Kosovës në mënyrë të tillë, e cila është jashtë kushtetuese dhe jashtë institucionale”, ka thënë Vuqiq.

Ndryshe, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot ka shprehur shqetësimin e aleatëve të NATO-s rreth propozimit t֝ë fundit të autoriteteve të Kosovës për të transformuar FSK-në në ushtri pa ndryshimin e Kushtetutës.

Stoltenberg ka thënë se ua ka bërë të qartë se hapat e tillë të njëanshëm janë të padobishëm dhe u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të mbeten në kontakt të ngushtë me Beogradin.

Edhe ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar ndaj propozimit të autoriteteve të Kosovës për të transformuar FSK-në në ushtri pa ndryshimin e Kushtetutës.

No comments:

Post a Comment