2017-03-14

Nga Flori Bruqi : Ata që janë të zhytur në krim nuk marrin vizë nga presidenti shqiptar Zt.Bujar Nishani


Presidenti shqiptar Zt.Bujar  Nishani kërkon informacion për të kaluarën e ministrave të posazgjedhur nga Edi KristaqRama



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, pas mbledhjes së sotme të kryesisë, bëri të ditur emrat e katër ministrave të rinj të propozuar prej tij, në vend të ministrave të shkarkuar një ditë më parë, transmeton ATSH.

Për postin e ministrit të Brendshëm, Rama propozoi emrin e Fatmir Xhafajt, aktualisht kryetar i komisionit parlamentar të Ligjeve, në postin e ministrit të Mireqenies Sociale dhe të Rinisë propozohet Olta Xhaçka, deputete e PS-së,në postin e ministrit të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ish-drejtore e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe në postin e ministrit të Pushtetit Vendor propozohet Eduard Shalsi, kryetar i komisionit parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese.
Përveç Xhafaj që ka mbajtur dhe më parë poste ministrore, në 2002-n ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe në 2003-2005, ministër i Drejtësisë, tre emrat e tjerë e kanë për herë të parë detyrën e ministrit.

Katër propozimet për vendet vakante në qeveri, kryeministri do ja përcjellë për dekretim Presidentit të Republikës.

Një ditë më parë Rama konfirmoi largimet e 4 ministrave duke argumentuar se këto ndryshime u bënë nga fushata e pritshme elektorale e zgjedhjeve të 18 qershorit dhe se ato nuk kanë lidhje me protestën e opozitës apo me ndonjë kërkesë të aleatit në koalicionin qeverisës, kryetarit të LSI-së, Ilir Meta.
Ministrat e larguar nga detyra janë Saimir Tahiri, nga posti i ministrit të Brendshëm; Ilir Beqja nga posti i ministrit të Shëndetësisë; Blendi Klosi nga minister i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Bledi Çuçi nga posti i ministrit të Pushtetit Vendor Bledi Çuçi.


Edhe pse një ditë më parë u deklaruan nga kryeministri Edi Rama se do të jenë ministrat e rinj, katërshja Xhafaj, Manastirliu, Xhaçka dhe Shalsi nuk do të ulen në kolltukun ministror edhe për të paktën një javë tjetër.



Urdhrat e emërim-shkarkimeve, edhe pse të bëra tashme publike nuk kanë dalë ende nga zyra e kryeministrit me firmën e Ramës për të shkuar drejt godinës në anën tjetër të bulevardit, zyrën e Presidentit të Republikës.

Gjë që as sot nuk bëhej dot, si ditë feste zyrtare dhe me shumë gjase do të bëhet nesër. Por, edhe nëse dërgohen nesër nga qeveria drejt Presidencës, emërim-shkarkimet e ministrave, duhet të presin të paktën një jave për të marrë edhe dekretin e Presidentit Bujar Nishani.

Dhe pas kësaj është në dorë të Kuvendit, që t’i shqyrtoje dekretet e Presidentit brenda 10 ditëve nga hedhja e firmës se tij. Burime nga zyra e Presidentit të Republikës, pohuan për Tv Klan se të katër kandidaturat e ministrave të rinj do t’i nënshtrohen një procesi verifikimi të figurës dhe personalitetit të secilit.

Verifikim që do të kryhet nga institucionet e inteligjencës. Vetëm pasi të ketë marrë informacionin përkatës për secilin kandidat, Presidenti i Republikës do të vendosë nëse do t’i dekretojë apo jo si ministra.

Në CV-të e tyre apo në formularët e dekriminializimit, asnjë prej katër kandidateve të përzgjedhur si ministra të ardhshëm nuk kanë shënuar të kenë patur probleme me drejtësinë shqiptare apo të huaj.

Por verifikimi nga ana e Presidentit konsiderohet tepër e nevojshme për secilin anëtar të qeverisë, dhe qe është brenda tagrit të Presidentit të Republikës për ta bërë.

Mos e humbisni/ Ja CV-të e ministrave të rinj sipas Berishës
Emërimet e reja në qeverinë e Kanabistanit!

“Te dashur miq, mediat njoftojnë se:

-Ministria e droges i besohet Fatmir Droges, qe me vellain e tij kryekspert, trafikant nderkombetar droge, Arianin te denuar ne Itali, Venezuele dhe Ekuador, do siguroje trafikun e drogave te forta ne Shqiperi. Vella Ariani kontrollon per llogari te familjes trafikun e droges ne Vlore,Fier!Fatmiri si minister drejtesie e lehtesoj para drejtesise italiane duke mashtruar dhe paraqitur vllaçkon si te infiltruarin e antidroges shqiptare!

-Shendetesia ju besua ndrikulles Manastirliu, asistentes me çizme ne te gjitha vjedhjet te famozit Beqaj.

-Ministria e meshires dhe perdellimit i besohet ndrikull Oltes, e cila thuajse eshte rritur ne strehen varfnore te humanistes se famshme Shemsie Kadrise por qe ngrihet ne pergjegjesi sepse mami Neta e ka si dy here çupen e saj!!

-Ministria e pushtetit vendor i besohet Shalsit, hajnit te betuar me ze dhe figure se ne pushtet do vjedhim me lezet. Per kujtese, Shalsi perjetoi nje depresoin te thelle, thuhet me tentativa suicidale sepse krushka e pare nuk i dha asnjerin nga 8 apartamentet qe Shalsi nenkryetar bashkie i kishte marre me lezet si dhurata por qe i kishte vendosur ne emra te krushkes dhe rrethit te saj. Shalsi eshte serioz, do te vjedhe me lezet!’, shkruan në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha.

No comments:

Post a Comment