2017-03-01

Nga Flori Bruqi : Mirë se vjen në Kosovë - gjeneral Ramush Haradinaj!



Gjykata Speciale: nuk kemi kërkesë për ekstradim të
 Ramush Haradinajt!

Gjykata Speciale për krime të Luftës në Kosovë e cila është në kompetencëne Kryeprokurorit amerikan David Schwendiman nuk ka patur dhe nuk ka aktakuzë kundër ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.


“Dhomat Speciale nuk kanë patur dhe nuk kanë asnjë kërkesë për arrestim as ekstradim të Ramush Haradinajt në Hagë”, i kanë thënë zyrtarë të kësaj Gjykate të afërt me amerikanin gazetës serbe “Vecernje Novosti”, raporton Gazeta Blic.


Gjenerali Ramush Haradinaj është ndaluar nga autoritetet franceze me datën 4 Janar  2017 në bazë të një fletarresti të Serbisë nga viti 2005.


 Pasi është mbajtur në paraburgim disa ditë zt.Ramush  Haradinaj është liruar me kusht nga autoritetet franceze dhe po pret vendimin përfundimtar të autoriteteve franceze.

 Mediat dhe politika serbe gjatë këtyre muajve   janë shprehur skeptikë që zt.Ramush Haradinaj mund të ekstradohet në Serbi por për këtë kanë luajtur me “idenë” dhe “shpresën” që ky mund të dërgohet në Hagë në Gjykatën Speciale.Deklarata e bashkëpunëtorëve të Prokurorit amerikan shuan çdo shpresë që Haradinaj mund të ektsradohet në Serbi.


Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del PonteDel Ponte është shprehur këto ditë e befasuar me autoritetet e Francës, për ndalimin dhe mbajtjen e  Ramush Haradinajt

Nesër pritet që drejtësia franceze të thotë fjalën e saj për Ramush Haradinajn i cili pas tri ditësh mbush dy muaj prejse është ndaluar në këtë shtet bazuar në një akuzë nga autoritetet serbe të vitit 2005.

Mediat vendore por edhe ato ndërkombëtare kanë raportuar gjerësisht për Haradinajn dhe ndalimin e tij dhe derisa nesër pritet vendimi i Gjykatës së Apelit në Colmar, Deutsche Welle në një raport të emetuar pak më parë ka thënë se “gjasat për lirimin e Haradinajt janë të mëdha”, duke u bazuar në një deklaratë të Avoktatit të Haradinajt, Arianit Kocit.


Mëtej Dw raporton se një nga argumentimet e palës serbe është se gjatë procesit në Hagë nuk janë marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët e parashikuar. Në mediat serbe janë botuar edhe emrat e 30 personave për të cilët mendohet se do të duhej të dëshmonin në proceset kundër Haradinajt. “Por kryeprokurori i Tribunalit Serge Brammertz, ka thënë edhe në Beograd se në rastin Haradinaj janë marrë në pyetje të gjithë personat e parashikuar dhe nuk ka pasur asnjë pengesë juridike për shpalljen e Haradinajt si të pafajshëm”.



“Edhe ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte është shprehur këto ditë e befasuar me autoritetet e Francës, për ndalimin dhe mbajtjen e Haradinajt”.

Avokatët e Haradinajt dhe ai vetë pohojnë se nuk ka asgjë të re. Autoritetet juridike serbe pohojnë se ata kanë dëshmi të mjaftueshme për ekstradimin e Haradinajt në Beograd. Gjykata në Colmar do të marrë të enjten vendimin nëse ai do të ekstradohet apo do të shpallet përfundimisht i lirë.






Ramush Haradinaj, ishte dhe do të mbetet njëri nder komandantët më të pathyeshëm të luftës se lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, nëpërmjet kësaj komunikate për media edhe një herë kërkon që nesër autoritetet franceze të lirojnë ish Komandantit e Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit dhe ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj, ishte dhe do të mbetet njëri nder komandantët më të pathyeshëm të luftës se lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai është njeriu i cili i dha gjithçka pati kësaj toke e këtij populli andaj mbajtja e tije në paraburgim nga ana e autoriteteve franceze nuk është gjë tjetër vetëm një skandal politik.

Ramush Haradinaj, ishte dhe mbetet njëri ndër komandantët i cili ishte çdo herë aty ku kërkohej mbrojtja e popullsisë civile shqiptare nga sulme e ushtrisë dhe forcave paramilitare serbe.

Ai ishte dhe mbetet njëri ndër personalitete me më ndikim në Kosovën e pasluftës dhe si i tillë ai ka dëshmuar dy here pafajin e tije në organin me të lartë të drejtësisë ndërkombëtare në Hagë.

Ramush Haradinaj, i duhet Kosovës sepse ai është dhe mbete njëri me vizionin me të mirë për drejtimin e shtetit tonë.

Haradinaj, me punën dhe angazhimin e tij politik ka arritur që të ndal shumë procese negative në Kosovë siç ishte votimi i marrëveshjes se dëmshme të demaskimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Ne, jemi të bindur se Haradinaj është i pafajshëm sepse ai si luftëtar i lirisë i ka shërbyer amanetit të shumë brezave për të bërë realitet çlirimin e Kosovës. Haradinaj, i duhet Kosovës dhe Kosova e mirëpret lirimin e tij.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se drejtësia ndërkombëtare duhet të hetoj kriminelët serb që kryen masakrat me të mëdha ndaj popullsisë se pafajshëm shqiptare si në : Krushë, Reçak, Beleg, Lybeniq, Abri, Qyshk, Pavlan, Zahaq, Studime, Pastasel, e në shuam e shumë pjesë të tjera të Kosovës ku armata dhe forcat para ushtarake, ushtarake e policore serbe kryen gjenocidin me të madh ndaj shqiptarëve në fund të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI

Prokuroria Speciale   Serbe nuk ka fakte,
Ramush Haradinaj lirohet  më 2 mars 2017. 

Serbia nuk ka mundur të sigurojë prova të reja për ta quar sërish në gjykim për krime lufte kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Prandaj, Gjykata e Colmarit në Francë nuk do ta esktradojë Haradinajn në Serbi për shkak të mungesës së dëshmive.

Të enjten pritet që kjo gjykatë franceze, të dalë me vendimin përfundimtar për ekstradimin ose jo të Haradinajt, dhe avokati i tij kosovar Arianit Koci, beson fort se seanca do përfundojë me lirim e jo ekstradim.

“Sipas asaj që ka thënë gjykata në seancën e kaluar, çështja do të shtjellohet dhe vendimi përfundimtar për kërkesën e Serbisë për ekstradimin e z. Haradinaj do të shpallet me datë 2 mars 2017. Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në Tribunalin e Hagës. Andaj, besojmë fuqishëm se Serbia nuk ka mundur të sigurojë “prova të reja” siç është pretenduar prej saj. Prokurorët e Hagës kanë hetuar me kujdes çdo ditë e luftës ku Haradinaj ka qenë pjesëmarrës, dhe nuk kanë arritur të dëshmohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm asnjë pikë të aktakuzës”.

“Fuqishëm besoj se vendimi final lidhur me kërkesën për ekstradim do të jetë në favor të z. Haradinaj”, ka deklaruar Koci.

Ai thotë se lideri i AAK-së i arrestuar në Francë nën një flet-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, mund të kthehet në vendlindje sapo t’i ketë në posedim dokumentet e udhëtimit që janë marrë prej tij nga autoritetet franceze.

“Në rast se gjykata e Colmarit vendos për lirimin e Haradinajt, ai do të mund të kthehet në Kosovë menjëherë pasi t’i dorëzohet dokumenti i udhëtimit, i cili i është konfiskuar përkohësisht nga organet përkatëse të Francës”.

Besim kaq të fuqishëm në lirimin e Haradinajt, ka edhe partia me të cilën ai udhëheqë.

“Ne presim lirimin e tij. Ai është i pafajshëm dhe këtë e ka dëshmuar disa herë”, ka thënë Muharrem Nitaj, anëtari i Kryesisë së AAK-së.


I arrestuar në fillim të muajit janar, Haradinaj me datën 12-të të muajit të parë të këtij viti, ishte liruar me kusht, mirëpo ai s’mund të ishte plotësisht i lirë pa e përgatitur Serbia lëndën për ekstradimin e tij.

Sikurse Koci, të njëjtin mendim e ndanë edhe avokatja franceze mbrojtëse e Haradinajt Rachel Lindon, e cila pas seancës gjyqësore të mbajtur me 12-të janar, kishte thënë se kërkesa e Serbisë që ai të ekstradohet brenda territorit të këtij shteti, nuk ka asnjë bazë ligjore në të Drejtën Ndërkombëtare dhe po ashtu autoritetet serbe s’kanë fakte të reja për ta akuzuar ish-komandantin e UÇK-së.


Në anën tjetër, Kryesia e Degës së AAK-së në Pejë, në një takim të zhvilluar të martën, kishte konstatuar se mbajtja e Haradinajt në Francë është veprim politik që ndërlidhet me paralajmërimet për dërgim në Kuvend të Marrëveshjes për ratifikim të Demarkacionit me Malin e Zi.

Arrestimi i liderit të partisë opozitare kosovare, është e vetmja çështje që kohëve të fundit ka bërë bashkë pozitën dhe opozitën e Kosovës.

Nga krerët e shtetit e përfaqësues të institucioneve vendore, arrestimi i Haradinajt me flet-arrest të Serbisë, është dënuar e është bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij me arsyetimin se ai kishte luftuar në mbrojtje të vendit dhe se gjykatat ndërkombëtare e kishin liruar nga të gjitha akuzat.

Haradinaj ishte arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Basel-Mulhouse në Francë, me katër janar të këtij viti me një urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia e cila e akuzon për krime lufte.


No comments:

Post a Comment