2017-03-02

Nga Flori Bruqi : Qeni-qenin , se han!!!

Mogherini kërkon nga Ivanov që t’ia japë mandatin shumicës
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini,kërkon nga Gjorge  Ivanov që t’ia japë mandatin shumicës

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka kërkuar nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që të reflektojë pas vendimit për mos dhënien e mandatit për krijimin e qeverisë, Zoran Zaevit.

Pas takimeve me liderët Mogherini ka konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e BE-së për Maqedoninë dhe ka shtuar se pret që të ketë reflektime pas takimeve që ka pasur sot.

“Kam pasur takime me liderët dhe takim shumë të gjatë me presidentin Ivanon dhe për këtë arsye u vonova”, tha në fillim të fjalimit të saj, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederika Mogerini.

Ajo tha se është e rëndësishme që çdonjëri të respektojë shumicën parlamentare, pasi kjo është në pajtueshmëri me vlerat demokratike dhe të NATO.

“Kërkoj nga presidenti të rishqyrtojë vendimin në interes të qytetarëve dhe në pajtueshmëri me kushtetutën e vendit dhe t’i japë mandatin partisë që ka siguruar shumicën parlamentare”, theksoi Mogerini gjatë fjalimit të saj.


Rusia: Ndërhyrja në Maqedoni dëshmi e Tiranës për projektin e “Shqipërisë së Madhe”

Rusia: Ndërhyrja në Maqedoni dëshmi e Tiranës për projektin e “Shqipërisë së Madhe”

Rusia ka akuzuar Shqipërinë, NATO-n dhe Bashkimin Evropian se po përpiqen të imponojnë qeveri pro-shqiptare në Maqedoni.

Një ditë më herët presidenti maqedonas Gjorge Ivanov refuzoi t’i jepte mandatit LSDM-së dhe koalicionit me partitë shqiptare për të krijuar qeverinë në Maqedoni, “për shkak se kjo platformë përfshin edhe përdorimin më të gjerë të gjuhës shqipe”.

Lëvizja e Ivanovit është kritikuar ashpër nga Bashkimi Evropian, ndërsa Rusia ka dalë në mbrojtje të vendimit të presidentit maqedonas.

“Me bashkëveprim me Bashkimin Evropian dhe zyrtarët e NATO-s, një ‘platformë shqiptare’ e krijuar në Tiranë, në zyrën e kryeministrit shqiptar, po imponohet në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Rusia thotë se një lëvizje e tillë është dëshmi për pretendimet e Shqipërisë për zgjerim në rajon si pjesë e projektit të quajtur “Shqipëria e Madhe”.

Në letrën e Moskës akuzohet edhe Kosova për përfshirje në Maqedoni dhe thotë se Perëndimi dëshiron që humbësit të marrin fuqinë e udhëheqjes.

“Është e domosdoshme që të ndalen intervenimet e jashtme në punët e brendshme të Maqedonisë”, thuhet në njoftim.

                        Qeni-qenin ,  se han!

Gruevski i shtrin dorën “armikut” Zaev: Bashkë kundër shqiptarëve


Aq e vështirë ka qenë për t’u pranuar nga Nikola Gruevski, ideja e një qeverie koalicioni mes LSDM-së në opozitë dhe partive shqiptare, sa e ka shtyrë udhëheqësin e VMRO-DPMNE-së t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit armikut të vet të madh.

Agjencia maqedonase e lajmeve “MIA” raporton se Gruevski është ofruar ta mbështesë Zoran Zaevin për një qeveri të pakicës, nëse ai heq dorë nga kërkesat e platformës së Tiranës, për të cilat pretendon se do ta transformojnë tërësisht Maqedoninë dhe do të çojnë drejt ndarjes së vendit në linja etnike.

Mesazhi i Gruevskit për Zaevin është se do të marrë 51 votat e VMRO-së për implementimin e programit të tij politik, e madje po të dojë mund edhe ta burgosë, nëse zotohet të mos prekë themelet e shtetit.

“Ne jemi të përgatitur të mbështesim LSDM-në në pushtet, si parti pakice, po rrëzoi ligjin e gjuhës, platformën e Tiranës dhe propozimin për të ripërvijuar e degraduar Maqedoninë. Nëse Zaevi këmbëngul kaq shumë që të jetë shef i ekzekutivit, atëherë do ta lëmë të zbatojë programin e tij, për sa kohë nuk sulmon shtetin dhe interesat kombëtare. Mund të na godasë neve po deshi, por jo shtetin. Do të dal vullnetar, nëse kjo do të jetë dëshira e tij, që të arrestohem, burgosem, sulmohem dhe VMRO-ja sërish do ta mbështesë qeverinë e tij. Le të më sulmojë mua, por jo themelet e shtetit, dhe këtë mund ta konsiderojë si një ofertë të hapur nga ana ime”, deklaroi Gruevski në një intervistë për televizionin “TV Sitel”.

LSDM-ja arriti javën e kaluar një kompromis me BDI-në dhe partitë e tjera shqiptare për ngritjen e shqipes në statusin e gjuhës zyrtare në të gjithë Maqedoninë, diçka që shkon përtej marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001.

Në këmbim, Zaev mori prej tyre premtimin e 61 firmave që i nevojiten për të marrë mandatin e krijimit të qeverisë, megjithatë Ali Ahmeti ende po mendohet nëse do të bashkohet në koalicion me LSDM-në, apo thjesht do ta mbështesë si qeveri pakice. VMRO-ja ka 51 vende në Parlament dhe nëse Zaev e pranon propozimin e saj, atëherë do të ketë 100 votat e nevojshme për të formuar ekzekutivin e ri.


                 Zoran Zaev me 67 mandate, 
                 refuzon  Nikola Gruevskin

Zaev me 67 mandate, refuzon Gruevskin



Prej orës 14, afat kur ishte parashikuar dorëzimi te presidenti George Ivanov i argumenteve për sigurimin e shumicës parlamentare për formimin e qeverisë, udhëheqësi i LSDM-së, Zoran Zaev gjendet në zyrën e kreut të shtetit, i cili gjithsesi pritet ta marrë vendimin në ditët e ardhshme.

Nga burime të MIA-s brenda kabinetit të presidentit Ivanov, mësohet se Zaev ishte nisur t’i parashtronte kreut të shtetit nënshkrimet e 67 deputetëve nga LSDM-ja, BDI-ja, Besa dhe Aleanca e Shqiptarëve, një sinjal ky që nënkupton se udhëheqësi i LSDM-së nuk e ka pranuar “shtrirjen e dorës” nga ana e Gruevskit për të formuar një koalicion të madh, vetëm e vetëm për të kundërshtuar kërkesat e shqiptarëve.

Pas konsultave me krerët e partive politike parlamentare në Maqedoni më 1 shkurt, Ivanov kishte deklaruar se do t’i jepte mandat për formimin e qeverisë, partisë apo koalicionit që do t’i vërtetonte krijimin e shumicës në Kuvend.


Zaev: BE-ja pret reflektimin e Ivanovit

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pas takimit me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, theksoi se është i lumtur që pas kësaj vizite BE-ja po mbetet edhe më tej e përkushtuar në ardhmërinë e Maqedonisë deri në anëtarësimin e plotë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Zaev theksoi se 67 mandate janë kusht demokratik normal për të marrë mandatin për formimin qeverisë.

“Prej këtu janë edhe pritjet e BE-së, se qeveria e re në rast se jep rezultate në përmbushjen e reformave, atëherë BE-ja përmes institucioneve të saja do të ketë një arsye shtesë që të angazhohet në përshpejtimin e procesit për fillimin e negociatave të Maqedonisë, për anëtarësim të plotë në strukturat euro-atlantike. Shpresoj se Ivanovi do ta rishqyrtojë vendimin e tij dhe vërtetë do t’i respektojë proceset demokratike. Proceset demokratike, përmes zgjedhjeve definojnë numrin e mandateve. Për momentin 67 mandate, nënkuptojnë 700 mijë vota dhe këtë nuk mund ta anashkaloni”, tha Zaevi,


Gjorge Ivanov nuk i jep mandatin  Zoran Zaevit, shkas platforma shqiptare


Ivanov nuk i jep mandatin Zaevit, shkas platforma shqiptare




Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka refuzuar të mandatojë për kryeministër, liderin e Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev.

Në një paraqitje të jashtëzakonshme, Presidenti Ivanov tha sa se shkas për këtë vendim është platforma e partive politike e arritur sipas tij në “shtetin fqinj”, me të cilën sipas tij rrënohet karakteri unitar të shtetit të Maqedonisë.

“Deri sa të jem President i Maqedonisë nuk do të mandatoj askënd që pranon platforma të shteteve fqinje që rrënojnë sovranitetin e shtetit”, ka deklaruar Ivanov duke drejtuar akuza të rënda ndaj liderit social-demokrat për shkelje të Kushtetutës dhe tradhti të interesave kombëtare.

Ivanov tha se nuk pret reagim nga bashkësia ndërkombëtare për mos dhënien ashtu siç ndërkombëtarët nuk reaguam për platformës shqiptare, të hartuar sipas tij në një shtet fqinj, duke aluduar në Tiranë.


Reagon Ali Ahmeti: Deklarata e partive shqiptare nuk cenon shtetin e Maqedonisë


Reagon Ali Ahmeti: Deklarata e partive shqiptare nuk cenon shtetin e Maqedonisë


Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas vendimit të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për të mos i dhënë mandatin për krijimin e qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Ahmeti ka thënë se deklarata e përbashkët e partive shqiptare, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, nuk ishte cenim për shtetin maqedonas e as nuk ishte bërë për ndarje ndëretnike.
Sipas Ahmetit, partitë shqiptare nuk janë fajtore për krizën e shkaktuar në Maqedoni dhe ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët që të ruajnë gjakftohtësinë.

Ky është postimi i Ali Ahmetit në Facebook:

Qysh para zgjedhjeve të vitit të kaluar, ftova partitë opozitare shqiptare që të bashkohën në mënyrë që mos të humbasin shqiptarët nga percarja e madhe e votave. Kjo nuk ndodhi dhe shqiptarët humbën 9 mandate deputetësh në Kuvendin e Maqedonisë. Më pas, si fitues i zgjedhjeve dhe drejtues i partisë më të madhe shqiptare, kam ftuar partitë parlamentare shqiptare në takim të përbashkët në Shkup për të bashkërenduar agjendën tonë për rrumbullakësim të Marrëveshjes së Ohrit dhe arritjen e barazisë.

Në këtë takim në Shkup, harmonizuam qëndrimet rreth pritshmëritë e shqiptarëve dhe e këtë e kam thënë në çdo prononcim timin publik që Deklarata e përbashkët e partive parlamentare shqiptare të Maqedonisë është dakorduar dhe shkruar në Shkup dhe për bazë ka programet zgjedhore të të gjithë garuesve shqiptar në zgjedhjet e 11 dhjetorit 2016.

Kjo deklaratë në asnjë mënyrë a po formë nuk cenon shtetin, karakterin unitar e as që bën fjalë për federalizim a po ndarje.

Partitë shqiptare nuk ishin shkas për krizën sistemore në vend dhe duke patur këtë parasysh, ftoj partitë politike shqiptare që të përmbahen nga të shëndëruarit të krizës sistemore dhe brendaetnike në një përplasje ndëretnike midis dy komuniteteve shumicë të këtij vendi.

Gjithashtu, ftoj partitë politike maqedonase që të përmbahen në shprehjen e pakënaqësisë së tyre nga implikimi i elementit ndëretnik për arsye të ndjeshmërisë së shoqërisë sonë.

Juve të nderuar qytetar, ju ftoj që të ruani gjakëftohtësinë dhe mos të lejojmë që asnjëri nga ne të bie pre e skenareve dashakeqe që kanë origjinë adresa të dyshimta për ne.

Ky është një problem politik dhe partitë politike si dhe institucionet e vendit do të gjejnë zgjidhjen më të mirë për qytetarët, por në ndërmjet kohë, ta besojmë bashkarisht të vërtetën e jo trillimin.


Liderët e tri partive të shqiptarëve deklarohen pas takimit me Federica Moghernin

Vizita e Mogerinit tregon se Maqedonia nuk është e vetmuar, në këtë krizë të thellë të cilët na futën partitë politike prej qeverisjes VMRO-BDI, për periudhën 8 vjeçare të mbështetur mbi krimin, korrupsionin, kapjen e institucioneve etj.

Kështu ka shprehur bindjen Bilall Kasami i Lëvizjes Besa.

“Ne vlerësojmë lartë përkrahjen e BE-së dhe besojmë se Maqedonia nuk është e vetme në këtë proces”, tha tutje Kasami.

Zijadin Sela tha se deklarata e përbashkët e partive shqiptare është deklarata e arritjes në këto 25 vjet demokraci në Maqedoni.

“Ne duhet të jemi kujdestarë për të cilët ky shtet i mban peng të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Të drejtat e deklaratës janë ato të drejta që ne duhet t’i mbrojmë. Ivanovi me veprimin e tij tregoi se nuk është gjë tjetër veçse vegël e Gruevskit. Bashkimi Evropian në esencë është multigjuhësor dhe multikulturor, prandaj nuk mund që askush të na pengojë të drejtën e gjuhës. Vetëm nëpërmjet gjuhës kemi mësuar shumë gjera, nga historia, gjeografia dhe çdo gjë qe na rrethon, prandaj e drejta e gjuhës është një e drejtë universale qe i takon çdo qytetari të lirë. Prandaj çdo qytetare mbrohet vetëm me gjuhen e tij. Prandaj duhet një shtet me të drejta për të gjithë dhe ky shtet po ashtu duhet t’i garantojë te drejta për çdo qytetar dhe kështu për çdo shqiptar në RM”, tha Sela.

Ndërsa kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, tha se qëndrimi skandaloz i Ivanovit vetëm se i vërtetoi tezat, platformën dhe programin e PDSH-së gjatë zgjedhjeve.

“Ai na përkujtoi se ne shqiptarët duhet të kërkojmë ndryshimin e Kushtetutës së RM-së që t’u mundësohet shqiptarëve të jenë të barabartë me maqedonasit. Gjatë takimit shprehëm shqetësimin e madh se ky konflikt politikë shumë shpejt po dhëndërohet në konflikt etnik. U apeloj shqiptarëve që të mos bien pre e këtyre provokimeve”, tha Thaçi, kryetar i PDSH-së.

No comments:

Post a Comment