2017-03-06

Nga Flori Bruqi : Vdiç shkrimtari shqiptar Arif Demolli(1949-2017)

Arif Demolli.jpg

Shkrimtari Arif Demolli ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare, i lindur në 2 maj 1949 në Gllogovicë të Prishtinës.Demolli vdiq sot me datën  6 mars 2017 në Prishtinë.


Në vendlindje mori mësimet e para, vazhdoi në Shkollën Normale dhe në Fakultetin Filozofik – gjuhë dhe letërsi shqiptare, në Prishtinë. Punoi në arsim, në gazetën “Bota e Re” të studentëve të Universitetit të Prishtinës, në Televizionin e Prishtinës, në revistat “Fjala” e “Pionieri” dhe në Ministrinë e Arsimit.Dy nga veprat, librat “Ballkonet e një qyteze” dhe “Pëllumbat e kujtimeve” i janë ribotuar edhe në Tiranë. Është autor dhe bashkautor edhe i disa librave të leximit, shkollorë.

Për romanin “Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie” mori Çmimin Pjetër Bogdani të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse për librin “Pse gjirafa ka qafë të gjatë” mori Çmimin letrar Vehbi Kikaj.



Para një viti, në 15 shkurt, në ambientet e Ministrisë së Kulturës të qeverisë së Kosovës, kryeministri Isa Mustafa ka ndarë Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”, të vlerësuuar nga një juri profesionale, për shkrimtarin e mirënjohur Arif Demolli, në një ceremoni të veçantë me rastin e ndarjes së çmimeve letrare për veprat më të mira, aktivitet ky i organizuar në kuadër të axhendës zyrtare të manifestimeve për shënimin e 8 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Image result for arif demolli

MYSAFIRI I MENGJESIT ARIF DEMOLLI 04.02.2014

https://www.youtube.com/watch?v=QEnAhCiUMz4



Me atë rast, laureati i shpërblimit më të rëndësishëm kosovar në letërsi, Arif Demolli, u shpreh se, “vetë edhe formulimi për vepër jetësore, pak më tingëllon si trishtueshëm, sikur erdh tek një pikë, sikur ka marrë fund gjithçka. Mirëpo unë besoj, kam dëshirë, dhe uroj të gjithë ata që e kanë fituar këtë çmim dhe do ta marrin, që kjo pikë të bëhet presje, dhe jeta të na vazhdoj dhe të krijojmë diçka të re”.
Related image


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ngushëlloi sot familjen Demolli. “Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, shkrimtarit të shquar të Kosovës e mikut tim të dashur, Arif Demollit. Ndarja nga jeta e Arifit, është një humbje e madhe për familjen, për miqtë, për letërsinë shqipe dhe për shtetin e Kosovës”, shprehet kryeministri.

Mustafa vlerëson se, Arifi me veprën e tij letrare dhe veprimtarinë intelektuale dha kontribut shumë të madh për zhvillimin e krijimtarisë artistike e letrare, si dhe të jetës arsimore e edukative në Kosovë.


“Brezat e sotëm dhe të ardhshëm, si dhe institucionet e Republikës së Kosovës do ta përkujtojnë përherë jetën dhe veprën e Arif Demollit .

Related image

Andaj, më lejoni që në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tuaj të madhe”, thekson në mesazhin e ngushëllimit kryeministri Mustafa.

Related image

Telegram ngushëllimi familjes Demolli i ka dërguar edhe  Presidenti i  Akademisë së   Shkencave dhe Arteve Shqiptaro- Amerikane në New York Akademik Prof.dr.Skënder Kodra, duke u shprehur se, “ Shkrimtari Arif Demolli, me krijimtarinë e tij, ka dhënë shumë për artin letrar,shkollën shqipe .Ai deri në frymën e fundit punoi me devotshmëri duke dhenë një  kontribut të lart kombëtar  në pasurimin e jetës intelektuale, shkollore  e edukative për breza të tërë në  Republikën e Kosovës”.



Ndërsa, Prof.Dr.  Arsim Bajrami, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në telegramin e ngushëllimit thekson se, “Arif Demolli ishte miku ynë, por në veçanti ishte dhe mbetet mik i madh i fëmijëve, sepse me krijimtarinë e tij letrare dhe me tekstet shkollore të hartuara nga ai, u rritën dhe u edukuan shumë breza”.


Arif Demolli shkroi këto v eprat letrare dhe tekste shkollore : 


Pëllumbat e kujtimeve 1978
Ballkonet e një qyteze 1979
Lushi si askushi 1980
Fjalim para tokave të vjetra
Njeriu i blertë
Ante portas
Shkullësit e përjetshëm
Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie 1993
Lushi në kopshtin e magjepsur
Druri ku duan të jetojnë të gjithë
Vdekja e Akanit 1990
Pse gjirafa ka qafë të gjatë
Farët magjike
Lulevera dhe Ylberi
Si mbetën gjallë shqiptarët
Pëllumbat e kujtimeve
Kur je më i vogli
Nën kafaz-tërë gaz,  2010
Plaku Zemërbardhë
Në gjuhë të tjera
Es war ein Dorf in Kosova,  Waldgut Verlag, Frauenfeld 2011

Tekste shkollore

Leximi 1-Leximi i klasës së parë
Leximi 2-Leximi i klasës së dytë
Leximi 3-Leximi i klasës së tretë

Skenar filmi

Klasa e 2-Klasa e dytë
Klasa e 3-Klasa e tretë
klasa e 4 klasa e katert

Përkthime

Pushtimi i lumturisë i nobelistit Bertrand Russell

Çmime

Çmimi letrar Ymer Elshani, për veprën më të mirë të botuar brenda dy karvanëve për veprën Në kafaz për gaz (2011).

Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” për vitin 2015

No comments:

Post a Comment