2017-03-17

Nga Muhamet KOCI : Gjenerali Kadri Kastrati: Formimi i ushtrisë, interes edhe i NATO-s: Formimi i ushtrisë, interes edhe i NATO-


Fotografia e Kadri Kastrati

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, ka bërë me dije se institucionet e Kosovës nuk do të kthehen mbrapa në rrugën e tyre drejt transformimit të FSK-së në forcë ushtarake mbrojtëse.Ai ka treguar se një gjë e tillë është edhe në interesin e NATO-s. 

Anëtari i Kryesisë së PDK-së ka thënë se me ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të FSK-së, NATO-ja mund ta zvogëlojë rolin e saj në Kosovë. “Unë e shoh që NATO-ja dhe ShBA-ja dhe të gjithë partnerët tanë kanë vetëm dobi prej shndërrimit të FSK-së në forcë ushtarake dhe ngritjen e kapaciteteve ushtarake, sepse misioni i NATO-s këtu është misioni më i gjatë në histori të kësaj organizate.
Fotografia e Kadri Kastrati

Shtetet anëtare të kësaj aleance që janë në Kosovë kanë harxhuar mjete të shumta financiare duke qëndruar këtu. Ndërsa nëse Kosova ngre kapacitetet ushtarake, për të cilën duhet një kohë e gjatë, atëherë NATO-ja natyrisht se nuk ka nevojë të qëndrojë edhe më tutje në Kosovë”, ka thënë Kastrati.

Ai ka vlerësuar se me ngritjen e kapaciteteve, Ushtria e Kosovës mund ta japë kontributin e saj në operacionet e ndryshme të NATO-s. “Së dyti, Kosova mund ta japë kontributin e vet duke u bërë eksportuese e sigurisë.
Pra, të japë kontribut në operacionet e ndryshme të NATO-s, në luftimin e terrorizmit dhe në të gjitha problemet e sigurisë që po ndodhin rreth nesh”, është shprehur ai. Sipas Kastratit, shqetësimi i ndërkombëtarëve, se nisma e avancimit të FSK-së është e njëanshme, nuk qëndron.

 “Shqetësimi kryesor te këta partnerë ka të bëjë me atë se në këtë proces duhet të pajtohen të gjitha palët, të gjitha subjektet politike këtu, duke përfshirë edhe pakicën serbe.

Fotografia e Kadri Kastrati

Por, të gjithë janë dëshmitarë se prej vitit 2014 kur kanë përfunduar rekomandimet për rishikimin strategjik të sektorit të sigurisë, ne kemi diskutuar me serbët dhe u kemi kërkuar t’i votojnë ndryshimet kushtetuese që transformimi të bëhet ashtu siç ishte paraparë”, është shprehur Kastrati.

Ish-komandanti i FSK-së është shprehur i bindur se ky mospajtim nuk do të sjellë ndonjë ftohje të raporteve në mes të FSK-së dhe partnerëve të saj, ShBA-së dhe NATO-s. “Në asnjë mënyrë nuk ka ftohje të raporteve.

Përkundrazi, pres mbështetje prej partnerëve që Kosova t’i ngrehë kapacitet mbrojtëse sepse, siç thashë, është interes, në radhë të parë, i Kosovës, rajonit, por interes edhe në aspektin global. Edhe Kosova mund të japë kontribut në luftimin e terrorizmit, i cili është një fenomen global shumë i keq”, ka thënë Kastrati.


 Dy partnerët kryesorë të FSK-së, NATO-ja dhe ShBA-ja, kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me transformimin e FSK-së në forcë mbrojtëse përmes ligjit.

Kadri Kastrati: NATO-ja dhe partnerja jonë strategjike, ShBA-ja, kanë qenë në mbështetje të kësaj force që nga viti 2012, kur ka filluar rishikimi strategjik i sektorit të sigurisë. Ata kanë qenë në mbështetje të plotë të ekspertëve tanë për ta përgatitur transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

Unë e shoh që NATO-ja dhe ShBA-ja, dhe të gjithë partnerët tanë, kanë vetëm dobi prej shndërrimit të FSK-së në forcë ushtarake dhe ngritje të kapaciteteve ushtarake, sepse misioni i NATO-s këtu është misioni më i gjatë në histori të kësaj organizate. Shtetet anëtare të kësaj aleance që janë në Kosovë kanë harxhuar mjete të shumta financiare duke qëndruar këtu.
Fotografia e Kadri Kastrati
Ndërsa, nëse Kosova i ngre kapacitetet ushtarake, për të cilën duhet një kohë e gjatë, atëherë NATO-ja natyrisht se nuk ka nevojë të qëndrojë edhe më tutje në Kosovë. Së dyti, Kosova mund ta japë kontributin e vet duke u bërë eksportuese e sigurisë.

 Pra, ta japë kontributin në operacionet e ndryshme të NATO-s, në luftimin e terrorizmit dhe të të gjitha problemeve të sigurisë që po ndodhin rreth nesh.

Fotografia e Kadri Kastrati

 Për këtë mënyrë të transformimit të FSK-së, a janë konsultuar paraprakisht ShBA-ja dhe NATO-ja?

Kadri Kastrati: Shqetësimi kryesor te këta partnerë ka të bëjë me atë se në këtë proces duhet të pajtohen të gjitha palët, të gjitha subjektet politike këtu, duke përfshirë edhe pakicën serbe. Por, të gjithë janë dëshmitarë se prej vitit 2014, kur kanë përfunduar rekomandimet për rishikimin strategjik të sektorit të sigurisë, ne kemi diskutuar me serbët dhe u kemi kërkuar t’i votojnë ndryshimet kushtetuese që transformimi të bëhet ashtu siç ishte paraparë, sepse edhe për neve ka qenë më e pranueshme që transformimi të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Fotografia e Kadri Kastrati

Mirëpo, ju dhe gjithë opinioni publik është dëshmitar, se serbët kanë deklaruar dhe vazhdojnë të deklarojnë, se Ushtria e Kosovës nuk duhet të ndodhë dhe një gjë të tillë ata nuk do ta votojnë kurrë. Ne si shtet sovran dhe i pavarur e kemi të drejtën që t’i kemi forcat tona ushtarake.

Ushtria e Kosovës do të jetë forcë shumetnike, forcë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, edhe e serbëve që jetojnë në Kosovë. Në kuadër të Forcave të Armatosura do të ketë edhe shumë serbë që do të shërbejnë dhe do të punojnë për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Fotografia e Kadri Kastrati
 Domethënë ky hap nuk është bërë njëanshëm, siç po pretendohet?

Kadri Kastrati: Absolutisht jo. Unë besoj në institucionet e Republikës së Kosovës, sigurisht që edhe presidenti ka bërë bisedat e nevojshme me partnerët tanë strategjikë dhe kjo është në përputhje me rregullat dhe marrëveshjet e deritashme.

Fotografia e Kadri Kastrati

Kështu që, mendoj se ky proces duhet të ecë përpara. Projektligji duhet të miratohet në Qeveri, pastaj të shkojë në komisionin parlamentar për mbikëqyrjen e FSK-së dhe nga aty të shkojë në Kuvend për votim. Besoj se të gjithë deputetët, përveç atyre serbë, do të votojnë pro këtij ndryshimi të ligjit.

Fotografia e Kadri Kastrati

 Në reagimin e Ambasadës Amerikane është thënë se miratimi i ligjit të propozuar do ta detyronte këtë shtet ta rivlerësonte bashkëpunimin dypalësh me FSK-në si dhe ndihmën afatgjatë për këtë forcë. Mund të ndodhë që kjo mënyrë e transformimit të FSK-së ta lë këtë forcë pa mbështetjen e ShBA-së?

Fotografia e Kadri Kastrati

Kadri Kastrati: Nuk besoj se mund të ndodhë kjo. ShBA-ja është partnerja jonë strategjike. Ju e dini se FSK-ja ka partneritet me Gardën Kombëtare të Ajovas, e cila në vazhdimësi na ka mbështetur në të gjitha fushat, pra ka qenë mbështetësja jonë kryesore.

Kështu që, jam shumë i bindur se edhe në të ardhmen ky shtet do të jetë mbështetësi kryesor i ngritjes së kapaciteteve mbrojtëse të forcave ushtarake të Kosovës.

Fotografia e Kadri Kastrati
Besoni se ky mospajtim nuk do të sjellë ndonjë ftohje të raporteve në mes të FSK-së dhe partnerëve të saj, NATO-s dhe ShBA-së?

Kadri Kastrati: Nuk pres në asnjë mënyrë ftohje të raporteve. Përkundrazi, pres mbështetje prej partnerëve që Kosova t’i ngrehë kapacitetet mbrojtëse sepse, siç thashë, kjo është interes, në radhë të parë, i Kosovës, rajonit, por edhe interes edhe në aspektin global.

Edhe Kosova mund të japë kontribut në luftimin e terrorizmit, i cili është një fenomen global shumë i keq.

Fotografia e Kadri Kastrati

Jeni të bindur se kjo nuk do të sjellë asnjë pasojë për FSK-në nga partnerët ndërkombëtarë në të ardhmen?

Kadri Kastrati: Nuk besoj se do të ketë ndonjë pasojë. Përkundrazi, unë pres një hapje të mëtutjeshme të NATO-s në raport me forcën ushtarake të Kosovës.

Sepse në fazën e parë të planit të zhvillimit të saj është paraparë që forca ushtarake do të ketë trajnime ushtarake të përbashkëta, mbështetje të ekspertëve ushtarakë që do të duhej ta ndihmojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në misionin e tanishëm dhe ta ndihmojnë Forcën e Sigurisë në mision ushtarak në të ardhmen, që t’i ngrehë kapacitetet e veta mbrojtëse.
Fotografia e Kadri Kastrati
NATO-ja dhe partnerja jonë strategjike, ShBA-ja, e dinë se rekomandimi që ka dalë nga rishikimi i sektorit strategjik të sigurisë në vitin 2014 tregon se Kosovës i nevojiten kapacitete mbrojtëse.

Ne nuk jemi duke ndërtuar ushtri me kapacitete sulmuese, sepse nuk kemi pretendime ndaj askujt.

 Ne jemi duke ngrehur vetëm kapacitete mbrojtëse, për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e vendit, për t’i mbrojtur qytetarët dhe pronën e tyre, si dhe për të kontribuar në luftën kundër terrorizmit dhe të gjitha të këqijave të tjera, që është një prej prioriteteve të NATO-s.

Kështu që, unë vetëm uroj që këta pjesëtarë të FSK-së, qofshin ushtarë, oficerë apo nënoficerë, janë më meritorët për këtë zhvillim të FSK-së. I uroj që sa më shpejt t’i ngrehin kapacitet e tjera mbrojtëse ushtarake, të cilat do të jenë për të mirën e vendit, rajonit dhe botës.
Fotografia e Kadri Kastrati

 Pra, pavarësisht prej pengesave që mund të dalin në këtë rrugë, mendoni se nuk duhet të ketë kthim mbrapa në këtë proces?

Kadri Kastrati: Jo, nuk do të ketë. Ky është obligim i institucioneve të Kosovës dhe i qytetarëve të Kosovës, sepse jemi shet i pavarur dhe kemi të drejtë sikurse çdo shtet tjetër t’i kemi forcat tona ushtarake.

No comments:

Post a Comment