2017-03-10

Pjesa private e Migjenit



Jeta private e Migjenit ishte mjaft misterioze. Kjo pjesë duhet ndriçuar për të qenë i kjartë figura e tij edhe në kët pjesë si çdo shkrimtar meqë mbahet edhe i madh i Shqipnisë e i Ballkanit. Ai asht i madh dhe nuk shkruhet asnjë rrjesht për jetën e tij private. Kjo asht mjaft brengosëse që nuk shkruhet. Mjaft mbeti tabu në biografinë e tij pjesa private sepse bashkqyetarët e vjetër të tij flasin shumë për marrëdhëniet e tij intime! Po të flasësh me familjet e vjetra shkodrane që i kishin fqinjë flasin mjaft episode për atë kohë të turpëshme të tij.

Ja seç shkruante shkodrani, Prof. Arshi Pipa në librin Ese "Për Migjenin":
Por aj adhuronte edhe Alioshën Karamazof. Dhe njeriu qi adhuron Alioshën, në mos qoftë fetar, asht thellësisht njerzuer. Si Aljosha prej monastirit, edhe aj kishte dalë prej seminarit, tue u përzí me turmat ku vlojnë epshet e mbrapshta.
Pra prof. Pipa e ka njohur mirë edhe jetën e brendshme të tij prandaj përmend ,….epshet e mbrapshta të Migjenit. Brezat duhet ta njohin jo vetëm pendën e tij, jo vetëm shpirtin urrejtës bollshevike-ortodokse –komuniste ndaj feve katolike dhe asaj islamike.
Pra duhet njohë edhe deklarimet e Prof. Pipës për epshet e mbrapshta. Kush ishte ky epsh i mbrapsht i Migjenit? Mue dhe çdo lexues ban pyetjes vedit:
Cila lloj epshi të mbrapsht përdorte Migjeni në marrëdhaniet e tij me njerzit? Dua ta di unë dhe lexuesit i shumë hertë i librit tij të famshëm.

Portreti i Migjenit përmblidhet në këto rrjeshta:
Një njeri me i parakohshëm në formim, me energji të pashterrshëm rinore intelektuale, një njeri që shkruejti Poemën e Mjerimit, një njeri me ndjenjë të egër ekstreme ndaj fesë katolike dhe asaj islame. Ai ishte njeriu që nuk ,,gjeti kohë,, dhe asnjë rrjesht për heroin e Trojeve Shqiptare, Gjergj Kastriotin Skënderbeu, ishte njeriu që ironizoi poemën e At Gjergj Fishtës “Lahuta e Malcis’’ te poezia “Kangë në vete’’, njihet si një njeri me energji të mbrapshta ekstreme seksuale ndaj njeriut e ky ishte Millosh Gjergj Nikolla.
“Historia e njenës nga ato...” ashtë një prozë e tij ku trajtonte, siç e cilësonte autori, fatin e “kurvave, prostitutave, grave publike, grave problematike”, një temë kjo tabu në letërsinë shqipe deri atëherë. Ky episod ishte e vërtetë, ku Migjeni i kishte ndodhë kur ishte në Greqi për kurim, ku ja kishte rrëfyer te Kafja e Madhe shokut tij Andrea Stefani. Migjeni i tregon se si shkoi te një shtëpi publike dhe pasi kontaktoi me një prostituë greke e gjatë nga trupi dhe e kolm nuk arriti të kryeji marrëdhanie apo të penetronte seksualishtë për shkak të filozofisë tij fetare ortodokse se ishte viktima e mishit të bardhë e mos të mëkatonte veten në këtë flligshtinë filozofike-fetare(ndoshta edhe ka qenë impotentë apo i orientuar për shije të kundërtë seksual se sa të besohet filozofia e tij aspak bindëse falë karakterit tij rrebel e liberal siç pasqyrohet në krijimtarinë tij ekspresiv dhe tej mospërfillës ndaj principeve morale të fesë e ndaj konformizmit të kohës).


A e besoi ortodoksinë Migjeni?


Sipas autorit kemi dy burime që shqyrtojnë besueshmërinë fetare të Migjenit

Ishte nje ortodoksë i arsimuar për 9 vjet në shkollat fetare në Mbretërinë e Jugosllavisë.
Ishte dëshmia e zj. Arta Franja se besoi fenë ortodokse në pragë të vdekjes.

Unë e gjykoj se kultura teologjike që mori në shkollat fetare si në Shkodër ashtu dhe në Maqedoni ndikuen thellësisht në formimin e tij ideor-botëkuptimor. Të gjitha mendimet e tija edhe bollshevike i ngjyrosi me sofizma teologjike, po ashtu në letërsi. Ky kombinim i të kundërtave solli hibridin e mendimit migjenian, gja që shumë intelektual ortodoksë kishin pasë suksesë. Shkolla teologjike ortodokse i dhuroi filozofinë, i hapi oreksë për bollshevizmin, revolucionin protestan të Parisit të njohur nga traktati "Manifesti i Komunës të Parisit'' të hartue nga duart e Frederik Engelsit dhe Karl Marksit. Gjithë këtë bagazh teologjiko ortodoksë-protestan bollshevik e përshkoi fillin e kuq të krijimtarisë. Prandaj komunistët e quajnë vepër të tyre.

zj. Prof. Arta Franja, e cila e ka njoh afer Migjenin dhe kohën e fundit të jetës së Tij i asht gjetë pranë shtratit ku Migjeni po jepte shpirtë, Ajo më ka thanë: “Nuk di pse shtremrojnë të verteten e mendimit Migjenit në lidhje me besimin e Tij tek Zoti. Ai ka vdekë Besimtar dhe nuk është e vertetë se ka qenë ateist. Unë kam biseduar me Té kur ishte shumë rëndë me shëndet dhe kurrë nuk e kam dëgjuar duke mohuar, përkundrazi, tek koka Atij i sherbente një murgeshë katolike, e cila thonte gjithënjë uratë...”F.R.
Sipas kunatit të Migjenit në librin ,,Migjeni,, i vitit 1956 del se në shtratin e vdekjes të Migjenit ishte vetëm e motra Ollga dhe askush tjetër. Kështuqë nga ky burim autentik rezulton se Arta Stavri Franja trillon një fakt të tillë për synime konsumit pa bereqet dhe e ban të baseushme pohimin e saj për Migjenin si besimtar,...Dihet se disa njerëz ateistë para se të vdesin kërkojnë pendim dhe nisin të besojnë fenë e tyre dhe kjo rrëfenjë e Artës mund të besohet, por se veprën e tij ateiste nuk mund ta shkarkoji nga gurët integraliste ortodokse që hodhi kundër klerit katolik me aq urrejtje.

Kush ishte Arta Franja?

Arta Stavri Franja ishte mësuese në Shkodër, ku rregjimi komunist e kishte dekorue me urdhër të Klasit të Dytë për Punë në Arsim në vitin 1958,...... D E K R E T Nr. 2722, datë 8.8.1958 për akordim dekoratash të Kl.II për arsim nga Haxhi Lleshi dhe Sami Baholli.
Ajo u dekorue krahas vampirve antikatolik; Vehbi Balës,.Jup Kastrati që ngritën Të parin Muze Ateist në Botë në qytetin e lindjes tyne e të Migjenit në Shkodër.....


Migjeni ishte me dy ftyra?

Qenia e dyftyrsisë ka qenë dhe ashtë modeli i njeriut të asaj kohe dhe në vazhdimi si një shembelltyrë pozitive e kohës moderne veçanërishtë për shumicën e intelektualve.
Në shtëpi shprehej fetar dhe në gjithë qelizat e krijimtarisë gjen aromën, fillin e kuq ateist marksis-leninist serbe-ruse kundër Klerikve, që të mos binte në sy ka përmendë klerin islamik sikurse veproi dhe Enveri që hoqi edhe xhamiat për të mos ra në sy se nuk e kishte urrjetjen vetëm me Klerin katolik. Unë dua ta besoj se disa ateista të egër shkencëtar e shkrimtar etj në shtratin e dergjes ktheheshin të besimi fetar. Por kjo nuk duhet të relativizohet duke thanë se Migjeni ishin besimtar fetar.

No comments:

Post a Comment