2017-03-02

Po s'e putha buzën tënde (një cikël me lirika)


Nga Përparim Hysi


Kishe ndryshuar "luk"

Kishe ndryshuar"luk", sot ishe si lule
Syri m'u këput, kur sytë ti m'i ngule
Kur sytë ti m'i ngule (unë s'e hëngra thatë)
Se m'u duk, moj lule, sikur më zunë djajtë.

E humba pusullën, m'u liruan burgjitë
Desh kafshova gjuhën, kur pashë bukuritë
Shtatin si fidan, bërë me porosi
U bëra duman, sado pleqëri.

Po ç'vajti më tutje, moj "lukendryshuar"
U ngjallën ca "huqe" që nga moteshkuar...

Po s'e putha buzën tënde?

E quaj veten si pa fat, po nuk putha buzën tënde
Thosha:-Vallë, mos bëj"mëkat" (se më dukeshe si një "shënjte?!)
Buza ime zu t'më hajë, sytë e mendja veç nga ty
Mos pandeh se qe kollaj dhe tani, në pleqëri.

Duro ditë e duro javë (epo më s'mban ujë pilafi)
"Dhija mish e cjapi tavë" dhe puth buzën... mos qe mjalti?
Mjaltë qe pa vënë në zjarr, buza jote, o moj "shenjte!"
Djalloplak, dreqi të marrë! O moj"shenjte!",sa më "enjte"

Një dëshirë

Një dëshirë si pak të fshehur, sa dhe vetes s'ia pohoj
Malli fshehur, malli mbledhur, u bë lumë e zu vërshoi
Zu vërshoi se s'e mban shtrati, aq i madh ishte vërshimi
Hëngri veten nga "inati", ndaj e "zbrazi", Përparimi.

Se të kapa e të putha (dashuritë flasin pa folur)
(Hë, mor qyq, të doli turpja,- foli mikja ime e njohur)
Befasia qe e madhe, se më erdhi krejt papritur
Unë kaq kohë si në"alarme" veç nga syri i saj i ndritur.

E kujtoj kohën e bukur dhe u kthehem viteve para
Mikja që më bëri turbull, tash si unë: me flokë të bardha.
Flokë të bardha porsi unë (që të dy; disa herë gjysh)
Mosha e tretë duhet më shumë (kështu është: pa si a qysh?!)

Nga cikli "Kohë pleqërie"

Tiranë, 2 mars 2017

No comments:

Post a Comment