2017-03-10

Poshtërimi i Murgeshës dhe Migjeni




Asht mëse e vërtetë prania e murgeshës në shtratin e vdekjes bindëse dhe se ishte besimtar Migjeni në shtratin e vdekjes në Itali? Ju keni vue si përforcim të idesë se ishte fetar përposë thanieve të Arta Franja edhe atë fakt se i ka shërbye një murgeshë katolike. Kush mund të më bindi mue se asht poezija jo blasfemike dhe tjera fjalë të bukura!


Ky fakt i prezencës së Murgeshës si përforcues i asaj që ishte besimtar me del bllof sepse sipas jetëshkrimit tij vdiq në spitalin Tore Peliçe të Torinos. Asht kjo murgesha që i ka kushtue
poezinë ''Kanga skandaloze''. A e meritonte kjo femër, kjo puntore që Migjeni i ka shkrue poezin e mjerimit të fyhet besimi i saj kaq me paturpsi? Ku qendron edukata e tij mbi konceptimin e diversitetit të besimeve fetare?
Vetëm për poshtërimin e kësaj puntore në poezinë kundër Murgeshës ” Kanga skandaloze’’ venë në dyshim moralin e tij ndaj klasës puntore, fshatare që e ngriti në pidestal te poema e ”Mjerimit,,,….
Lexoni miqë poezinë që ja kushtoi Migjeni shërbtores, murgeshës katolike, që përposë që i pastronte gëlbazat e gjakosuna të tij i thoshte edhe lutje për t’u shëndoshë te spitali në Itali. Njifuni me Mirënjohjen Migjeniane ndaj një femne, ndaj puntores, ndaj një figure fetare që përpiqej shpirtnisht ta shëndoshte edhe me fjalë, që janë ilaçi i shpresës dhe i shërimit të sëmurit.

Një besimtar sipas dëshmisë të Arta Stavri Franja nuk besohet sepse i ka dëshmue në poezitë e tija antifetare. Bota moderne e sotme nuk e pranon kulturën poetike klerikale bolshevike-serbe-komuniste të Migjenit.
Migjeni ishte dhe vdiq një ateist, një antikatolik dhe anti islamik i betuar, sepse mori arsimim në shkollat e fetare të seminariumit serbë te ish Mbretëria e Jugosllavisë, mësoi kulturën bolshevike të lenin- stalinit dhe të Marksit dhe si e tillë kulturën e urrejtjes fetare. Prandaj sapo erdhi në Shqipni u lshue me egërsi kundër besimit të popullit të Shqipnisë. Ky e kreu bukur misionin dhe mbrojti diplomën shkëlqyeshëm të shkollës fetare serbe.

Kanga skandaloze

Migjeni
....................................................................
Një murgeshë e zbetë, e ftohtë si rrasa e vorrit,
me sy boj hini si hini i epsheve të djegna të gjallesës,
me buzë të holla të kuqe, dy gajtana
pshertimet që mbysin
ma la der' vonë kujtimin, kujtimin e ftohtë të kalesës.
Prej lutjesh (jo tallse!) duel dhe në lutje prap po shkon…
Lutjet i flejnë gjithkund: ndër sy, ndër buzë, ndër Gishta.
Pa lutjet e saj bota, kushedi, ç'fat do kishte?
Por dhe nga lutjet e saj ende s'i zbardhi drita.
O murgeshë e zbetë, që çon dashni me shënjt,
që n'ekstazë para tyne digjesh si qiriu pranë lterit
dhe ua zbulon veten… Smirë ua kam shejtënvet:
Mos u lut për mue, se due pash më pash t'i bij ferrit.
Unë dhe ti, murgesh, dy skaje po të një litari;
të cilin dy tabore ia ngrehin njeni-tjetrit -
lufta asht e ashpër dhe kushedi ku do t'dali,
prandaj ngrehet litari edhe përplasen njerzit.


Nuk e di se si ju e kuptoni kët poezi, por asht fund e krye skandaloze, blasfemike për Murgeshën që i shërbeu me aq përkushtim humanitar e fetar. Ky në këtë poezi dedikuem Murgeshës, shërbtores tij në spital e fajësoi dhe e ngarkoi me mëkatin e vujtjeve të vdekjes që i afrohej nga dita më ditë.
Por në të vërtetë ishte skandaloz për moralin e tij që ja shpërbleu kujdesin e saj me një poezi antinjerzore, antimorale dhe antifetare. Mosmirënjohje ka degjenerue deri në imoralitet antifetar duke e nxjerrë lavire Murgeshën që i shërbeu me dashni fetare, njerzore këtij përbindshi.
Për një çast njeriu revoltohet dhe nxjerrë këtë mallkim për Migjenin, që bani mirë që e mori djalli me vete herët se të vazhdonte ma gjatë me jetue kishte ba ma dame se sa hajr.


Poezia blasfemike – dëshmia e fondamentalizmit ortodoksë të Migjenit kundër fesë Katolike dhe pak asaj islame.
Poezitë e tija ishin dëshmia e një vule e një trashëgimie më tëshëmtuar urryese e Migjenit që la kundër fesë katolike.


”Blasfemi,,

Migjeni
Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona,
e lutjet pa kuptim e shije përplasen për muret e tyne
dhe nga këto lutje zemra zotit ende s'iu thye,
por vazhdoi të rrahi ndër lodra dhe kumbona.

Xhamiat dhe kishat madhshtore ndër vende të mjerueme...
Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtëpia tona përdhecke...
Zani i hoxhës dhe i priftit në një kangë të degjenerueme...
0 pikturë ideale, e vjetër një mijë vjeçe!

Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime të fetarve.
Tingujt e kumbonës ngatrrohen me zanin e kasnecit,
Shkëlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndër mjekra të hoxhallarve
0, sa engjuj të bukur përpara derës së ferrit!

Mbi kështjellat mijvjeçare qëndrojnë sorrat e smueme,
krahët i kanë varë pa shpresë simbojt e shpresave të humbune
me klithma të dëshprueme bajnë fjalë mbi jetë të pëmdueme,
kur kështjellat mijvjeçare si xhixha shkëlqejshin të lumtuna.

No comments:

Post a Comment