3.23.2017

Prenk Gjetaj, priti sot shefen e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou



Kryeministri Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa, ka theksuar se të pagjeturit janë plaga më e rëndë e shoqërisë kosovare që nga përfundimi i luftës.

Duke shprehur përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për të punuar pareshtur në zbardhjen e fatit të të pagjeturve, kryeministri Mustafa, ka theksuar mbështetje të gjithanshme edhe për familjarët e të pagjeturve.

Image result for te pagjeturit e kosoves

“Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet do të punojnë me përkushtim maksimal në të gjitha drejtimet me qëllim të zbardhjes së fatit të të pagjeturve në Kosovë. Të pagjeturit janë plaga më e rëndë e Kosovës dhe dhimbja jonë me e madhe”, ka thënë kryeministri.

Më tej, kryeministri Isa Mustafa edhe një herë ka apeluar të bashkësia ndërkombëtare që të shtojë presionin mbi autoritetet serbe që të tregojnë ku ndodhen të pagjeturit e Kosovës, të cilët janë rrëmbyer gjatë luftës dhe të dorëzojnë kryesit e akteve kriminale gjatë asaj periudhe.




Prenk Gjetaj


Prenk Gjetaj


- Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, priti sot shefen e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, ku bashkërisht diskutuan mbi mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët, në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.

Autori: Lajmi.netLajmePolitikë9:10, 21 July 2016
Alexandra Papadopoulou
Alexandra Papadopoulou
Shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou

Bashkimi Evropian  zyrtarisht ka emëruar shefe të   EULEX-it. greken  Alexandra Papadopoulou,  diplomate.Ajo ka filluar  së ushtruari detyrën e saj që nga 1 shtatori 2016 duke zëvendësuar kështu Italianin Meucci I cili është në pozitë që nga 15 tetori 2014.







Kryesuesi Gjetaj njoftoi Shefen e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, për punën dhe aktivitetet e realizuara nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, gjithnjë me mbështetjen edhe të institucioneve ndërkombëtare, në përpjekjen e përbashkët për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes të të gjithë personave të zhdukur.

Image result for te pagjeturit e kosoves

Po ashtu, Gjetaj theksoi se ‘Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, gjegjësisht Qeveria e Republikës së Kosovës, mbetet e përkushtuar në ofrimin e gjithë përkrahjes së nevojshme për punën profesionale, dhe çdo lokacion të shënjuar brenda territorit të Republikës së Kosovës ta procedojmë sa më parë në kuptimin e vlerësimit profesional, gjithnjë në respektim të procedurave ligjore në fuqi dhe të drejtës së familjarëve për të ditur për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre.’

Image result for te pagjeturit e kosoves

Shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, edhe gjatë këtij takimi siguroi kryesuesin Gjetaj, që EULEX-i do të vazhdojë të ofrojë gjithë përvojën, dijen, pajisjet dhe ekspertizën profesionale për institucionet e Kosovës, në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.


 Ajo shtoi se ‘EULEX është këtu për të ndihmuar institucionet e Kosovës, dhe Kosova duhet të ecë përpara duke trajtuar edhe çështjet nga e kaluara, dhe sigurisht që çështja e personave të zhdukur është një nga çështjet kyçe, edhe pse gjetja e personave të zhdukur, është proces tejet i ndërlikuar. Dhe sa më shumë koha kalon, gjërat vështirësohen, por sido që të jetë ne nuk do të dorëzohemi’.

Image result for te pagjeturit e kosoves

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur,Gjetaj, shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe punën që është bërë nga ekspertët e EULEX-it dhe bashkërisht u vlerësua e nevojshme që të intensifikohet bashkëpunimi mes të gjithë akterëve të angazhuar në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.

Image result for te pagjeturit e kosoves

Në fund të takimit, kryesuesi Gjetaj dhe shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, u dakorduan që të vazhdojnë së bashku në këtë proces dhe të bëhet gjithçka është e mundur për t’u bërë, që familjarët e personave të zhdukur të mësojnë të vërtetën.

Image result for te pagjeturit e kosoves
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se në Serbi janë disa lokacione të cilat po punohet, dhe në disa pritet që të fillojnë punimet me dyshimin për varreza masive me trupa të shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

Image result for te pagjeturit e kosoves

Ndër të tjera, Gjetaj ka treguar për gërmimetpër varreza masive në Kizhovak të Serbisë, në fillim nga pala serbe është thënë se ka vdekur dëshmitari, pastaj ka dal një dëshmitar tjetër, e tani janë ndërprerë me arsyetimin se ka mungesë të mjeteve financiare.

Image result for te pagjeturit e kosoves

E gjithë kjo sipas Gjetaj është një lojë e Serbisë.

Ndërsa, për dyshimet në lokacione në Novi Pazar, Gjetaj thotë se është siguruar një dëshmitar i cili pretendon se e di vendin e saktë ku dy shohet për varrezë masive, e që pritet të fillojnë gërmimet.

Image result for te pagjeturit e kosoves

“Sa i përket lokacioneve, tash për tashe kemi Kizhovakun që është përfundua, është ndërpre, bile është ndërpre si zakonisht si dinë pala serbe, sikurse edhe ne Rudnicë ku na kanë ndërpre disa herë në mungesë të mjeteve financiare ose në kuptim të konsolidimit të financave, që nuk mund ta kuptojë. Ata kanë donacion për këtë çështje dhe për këtë projekt nga Zvicra dheMbretëria e Bashkuar.


Image result for te pagjeturit e kosoves


Nuk e di a i kanë marrë paratë, por nëse nuk i kanë marrë i kanë ndërpre për të kushtëzuar për t’i marrë paratë. Do të thotë me lojëra të tilla, krimet i ka bërë tash edhe për me përfitua. Në të vërtetë ne jemi të interesuar, normalisht me çdo çmim, që punimet atje të vazhdojnë.

Image result for te pagjeturit e kosoves

 Për regjionin e Novi Pazarit tani jemi dakordua me dëshmitarin që është i njohur për ata dhe për ne, i cili ka shprehë gatishmëri me dal në vendin e ngjarjes, sepse në vitin e kaluar dy herë është gërmuar atje gabimisht. Kështu që tani e kemi dëshmitarin i cili është i bindur dhe i besueshëmpër të dal për ta shënjuar dhe lokalizuar vendin. Pastaj shikohet për hapat e mëtejmë për caktimin e gërmimit vlerësues”, tha kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj.

Image result for te pagjeturit e kosoves

Ai thotë se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë më shumë presion mbi Serbinë në lidhje me çështjen e të pagjeturve si dhe të gjejë një mënyrë për ta kushtëzuar atë.

Ndërsa, sa i përket gërmimeve në Kosovë, ai ka bërë të ditur se në vitin 2016 janë bërë disa gërmime në lokacione të ndryshme, por të cilat kanë sjell rezultate negative.

Image result for te pagjeturit e kosoves


Gjetaj ka theksuar se mjekësia ligjore e vendit për një kohë nuk ka realizuar gërmime me arsyeti min se kanë qenë të zënë me gërmimet në Kizhovak të Serbisë. Por tani që atje janë ndërprerë gërmimet, duhet që gërmimet të vazhdojnë në Kosovë.


Image result for te pagjeturit e kosoves

“Tani nuk e di që ka pas gërmime vlerësuese, por janë disa urdhëresa gjyqësore të cilat duhet tëprocedohen më tutje. Një kohë ekipet e mjekësisë ligjore janë arsyetuar se janë të zëna me Kizhovakun. Kizhovaku, po bëhen dy ose tre javë që i janë ndërpre punimet, dhe nuk ka lëvizur diçka në këtë drejtim.

Image result for te pagjeturit e kosoves


Prandaj, apeli i jonë që më të vërtetë sa është koha e përshtatshme çdo lokacion i dyshuar të vlerësohet në kohën e duhur, mos të fillojnë pengesat që munden me qenë për shkak të motit të ligë”, tha ai.

Image result for te pagjeturit e kosoves


Ndërsa, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit, të cilat edhe ato si pasojë e luftërave kanë ende persona të pagj etur, Gjetaj tregon se ditë më parë ka marrë pjesë në një konferencë në Bosnje, organizuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

Image result for te pagjeturit e kosoves


Ai thotë se gjatë kësaj konference arritën përfundime të cilat kanë të bëjnë me punën më të madhe të institucioneve të secilit shtet për personat e pagjetur, bashkëpunim më të madh ndër-rajonal si dhe hartimi i një liste rajonale me personat e pagjetur.

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment