2017-03-16

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi: Për ushtrinë nuk konsultohemi me Serbinë, ajo nuk ka prona në Kosovë

Hashim Thaçi: Serbët në Kosovë s’janë kundër transformimit të FSK-së, kundër është Serbia



 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një debat të hapur me përfaqësuesit e mediave serbe dhe shoqërinë civile në Çagllavicë, foli për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, Asociacionin e Komunave Serbe si dhe bojkotin që po u bëjnë deputetët serbë institucioneve të Kosovës.

Me këtë rast ai u bëri thirrje atyre që të kthehen në institucione, pasi që sipas tij bojkoti i tyre po pengon themelimin e Asociacionit.

Image

Hashim Thaçi: Bojkoti i serbëve po pengon themelimin e Asociacionit

“Unë jam president i Republikës së Kosovës dhe partia ime është Kosova. I shërbej gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim partiak fetar etnik. Natyrisht e theksova dhe në fillim se asociacioni i komunave serbe duhet të themelohet në bazë të dokumentit të Brukselit të nënshkruar nga ne. Në bazë të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese. Qeveria e Kosovës është e zotuar që të fillojë këtë proces sa më shpejt që është e mundur. Tani jemi në pritje të rikthimit të Listës Serbe në Parlament dhe Qeveri që ata të marrin pjesë në këtë proces me idetë e tyre, këshillat e tyre, sugjerimet e tyre. Diçka e tillë nuk do të diskutohet me Serbinë, por më përfaqësuesit e Kosovës domosdoshmërisht. Do të ketë dhe mbështetje dhe prezencë të autoriteteve të BE-së. Andaj do të jetë një proces gjithëpërfshirës transparent, kushtetues dhe ligjor. Bëh et pyetja pse s’po themelohet asociacioni. Përgjigjja është e qartë, nga bojkoti i përfaqësuesve serb të Kosovës”, tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës tha se Projektligji për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Ai tha se formimi i ushtrisë së Kosovës është një aspiratë e qytetarëve të Kosovës, e cila ka dhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.

Sipas Thaçit tani janë krijuar kushtet që të lëvizin tutje, pasi që FSK është e gatshme për transformim. Ai tha se edhe pse do të dëshironin që transformimi nga FSK në ushtri të Kosovës të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese, një gjë e tillë po pamundësohet nga përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës.

Hashim Thaçi: Kosova është shtëpia jonë e përbashkët

“Përfaqësuesit politik të komunitetit serb të Kosovës, nuk kanë qenë dhe nuk janë të gatshëm të përkrahin transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës. Anëtarët e Listës ‘Srpska’ e kanë bëre të qartë shumë herë se janë të penguar nga Beogradi që të përkrahin transformimin e FSK-së në ushtri. Është e rëndësishme që të bëjmë dallimin në mes të komunitetit serb në Kosovë dhe përfaqësuesve politik të tyre dhe interesit të Serbisë në anën tjetër. Komuniteti serb në Kosovë është treguar konstruktiv, bashkëpunues dhe i interesuar për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në Kosovë në paqe dhe prosperitet. Kosova është shtëpia juaj. Është shtëpia jonë e përbashkët. Është atdheu ynë që po e ndërtojmë të gjithë së bashku”, tha presidenti i Kosovës.

Por ai është kategorik se në atë se nuk do të pranojnë që të konsultohen për këtë me shtetin serb, i cili po tregohet destruktiv dhe po vazhdon ta pengojë Kosovën.

Hashim Thaçi: Serbia ndaj Kosovës ka të njëjtat politika që kanë shkaktuar luftë

“ Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodh. Edhe pse kemi nisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me shtetit të Kosovës dhe Serbisë, Serbia ndaj Kosovës të njëjta politika që kanë shkaktuar luftë. Serbia ende nuk është një partner konstruktiv, qoftë në Kosovë, qoftë në rajon, por është burim i nacionalizmit, që përjetohet si kërcenim për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit perëndimor. Serbia vazhdon ta pengojë Kosovën në çdo hap. Vazhdon të pengojë konsolidimin e Kosovës. Madje edhe kur është në dëm të tërë rajonit.. Rritja e misionit te FSK-së nuk është kërcenim për paqen dhe sigurinë ne rajon, aq më tepër kërcënim për ndonjë qytetar të Kosovës, përkundrazi”, tha presidenti i vendit.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiq në lidhje me pronat dje Qeveria e Kosovës vendosi që të gjitha pronat e ish-Jugosllavisë kalojnë në pronësi të shtetit kosovar, presidenti Thaçi tha se Serbia nuk ka juridiksion dhe se nuk ka prona në Kosovë.

Hashim Thaçi: Serbia, s’ka prona në Kosovë

“Prona publike është pronë e shtetit të Kosovës. Kosova ka qenë pjesë e Federatës jugosllave. Federata jugosllave është shpërbërë. Serbia nuk është trashëgimtarë e ish -Jugosllavisë. Serbia është serbi një nga shtete e rajonit. Andja dhe vendimi i djeshëm o Qeverisë së Kosovës, është i drejte, ligjor, kushtetues dhe legal. Prona private është e shenjtë e secilit, është e paprekshme. Unë e kuptoj që kryeministri i Serbisë është në kampanjë elektorale, si pretendim për president i vendit. Ai mund t’i fitoj zgjedhjet në Serbi, por pronat janë të Kosovës. Edhe zgjedhjet mund t’i fitoj por ushtria e Kosovës do të po bëhet. Por i ka dy tema të lezetshme për opinionin publik në Serbi", tha ai.

Presidenti Thaçi tha se Serbia herët a vonë do të përballet me padinë për gjenocid, padi kjo që do ta ngris shteti i Kosovës.

Hashim Thaçi: Do ta padisim Serbinë për gjenocidin e kryer në Kosovë

“Serbia herët a vonë do të ballafaqohet me padinë e shtetit të Kosovës për gjenocidin e kryer në Kosovë. Një gjë është e vërtetë që shteti i Serbisë do të ballafaqohet me padinë për gjenocidin që ka kryer në Kosovë“, tha ai.

Në këtë debat Thaçi ka përmendur edhe themelimin e Komisionit për të Vërteten dhe Pajtimin, ndërsa tha se ky Komision nuk e zëvendëson drejtësinë, por që duhet ende shumë punë për të bërë për arritjen e pajtimit mes serbëve dhe shqiptarëve.

***

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në një debat të hapur me gazetarë dhe analistë politikë të komunitetit serb në Qendrën Mediale në Çagllavicë.

Presidenti Thaçi ka prezantuar edhe njëherë aty argumentet në mbështetje të transformimit të FSK-në në ushtri të Kosovës, duke thënë se kjo iniciativë e domosdoshme ligjore është ndërmarrë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Me misionin dhe detyrat e reja, presidenti Thaçi ka thënë se FSK-ja do të jetë një ushtri moderne, profesionale, shumetnike dhe e gatshme për të mbrojtur të gjithë qytetarët e Kosovës të të gjitha komuniteteve.

Në Qendrën Mediale në Çagllavicë, presidenti Thaçi ka folur edhe për komunitetin serb dhe përfaqësuesit politikë të tij.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që të bëjmë dallimin në mes të komunitetit serb në Kosovë, të përfaqësuesve politikë dhe interesave të tyre në raport me interesat e Serbisë në anën tjetër.

“Komuniteti serb në Kosovë është treguar konstruktiv, bashkëpunues dhe i interesuar për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në Kosovë, në paqe dhe prosperitet. Kosova është shtëpia e juaj. Është shtëpi e jona e përbashkët, që po e ndërtojmë të gjithë së bashku”, ka thënë presidenti Thaçi.

Duke përmendur pjesëtarët e komunitetit serb, presidenti ka thënë se ashtu siç kontribuojnë ata për rendin dhe qetësinë publike në kuadër të Policisë së Kosovës, edhe si pjesë e FSK-së kontribuojnë dhe do të kontribuojnë edhe në të ardhmen për paqen dhe stabilitetin për të gjithë.

Presidenti Thaçi ka folur edhe për marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se nevojitet që procesi i dialogut të marrë kualitet të ri.

“Komuniteti serb nuk është kundër transformimit të FSK-së. Serbia është kundër. Serbia ende kundërshton në çdo formë shtetin e Kosovës dhe pengon konsolidimin e shtetit të Kosovës, madje edhe kur kjo është në interes të serbëve të Kosovës, pra duke dëmtuar edhe vetë komunitetin serb në Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti u ka bërë thirrje përfaqësuesve politikë të qytetarëve serbë të Kosovës që të kthehen në institucionet e Republikës së Kosovës, sepse, siç ka thënë ai, interesat e qytetarëve që u kanë dhënë votën më së miri mbrohen duke marrë pjesë në punën e institucioneve, jo duke i bojkotuar ato.

“Ndoshta është interes i Serbisë që t’i mbajë jashtë institucioneve të Kosovës përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, por kjo definitivisht nuk është në interes të vetë qytetarëve serbë në Kosovë. Na presin vendime të rëndësishme për të gjithë ne, jo vetëm ky për FSK-në, por edhe vendime tjera strategjike, si ai për Asociacionin, Demarkacionin dhe të tjerë”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Presidenti ka thënë se e gëzon fakti derisa sheh gatishmërinë tek të gjithë që të bashkëpunojnë për të bërë më të mirën për qytetarët e Kosovës. Por, sipas tij, më e mira arrihet duke punuar në kuadër të institucioneve e jo duke qëndruar jashtë tyre.

Para gazetarëve dhe analistëve politikë të komunitetit serb në Çagllavicë, presidenti ka folur edhe për idenë e tij që në Kosovë të themelohet Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin.

Presidenti Thaçi ka thënë se shteti i Kosovës është edhe shtet i serbëve të Kosovës dhe të gjithë duhet ta shohin të ardhmen e tyre në Kosovë.


Hashim Thaçi: Për ushtrinë nuk konsultohemi me Serbinë, ajo nuk ka prona në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në debatin me përfaqësuesit e mediave dhe shoqërisë civile serbe në Kosovë, ka deklaruar se Asociacioni i komunave serbe nuk po themelohet për shkak të bojkotit të përfaqësuesve serbë të Kosovës.

Ai ka thënë se Asociacioni duhet të themelohet dhe Qeveria është zotuar që të fillojë ky proces sa më shpejt.

“Jemi në pritje të rikthimit të listës serbe, diçka e tillë nuk do të diskutohet me Serbinë por me përfaqësuesit e serbeve në Kosovës’, tha ai.

Ai tha se Kosovën e presin vendime të rëndësishme, siç është edhe Asociacioni i komunave serbe, i cili do të ndërtohet në bazë të vendimit të Kushtetueses, por në të njëjtën kohë po presim përfaqësuesit serb që të kthehen.

Hashim Thaçi: Serbia nuk ka prona në Kosovë

Presidenti i Kosovës Hahsim Thaçi, ka thënë se Serbia nuk ka prona në Kosovë.

Duke u përgjigjur rreth deklaratave të kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq për pronat, Thaçi tha se Serbia nuk ka juridiksion në Republikën e Kosovës.

"Serbia nuk ka prona në Kosovë. Prona publike është pronë e shtetit të Kosovës. Vendimi djeshëm i qeverisë është i drejtë, ligjor, kushtetues dhe legal. Unë e kuptoj që kryeministri i Serbisë është në kampanjë elektorale, ai mund ti fitoj zgjedhjet por jo pronën e Kosovës ", tha ai.

Thaçi: Për çështje të interesit strategjik si ushtria nuk konsultohemi me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë debatit të hapur me përfaqësuesit e mediave serbe dhe shoqërinë civile, ka folur fillimisht për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.

Ai ka thënë se shumë shtete kanë bashkëpunuar me FSK-në për ngritjen profesionale të saj.

“Ushtarët e FSK-së marrin pjesë në stërvitje ushtarake në tërë botën duke u kthyer shpesh me dekorata”, ka thënë Thaçi.

“Tani janë krijuar kushtet që të lëvizim tutje dhe është e gatshme për transformim. Transformimin e bëjnë të nevojshme dhe zhvillimet në rajon, ishte urgjente, pasi FSK arriti nivelin e duhur që të transformohet në ushtri. Rruga jonë e preferuar ka qenë dhe mbetet përmes ndryshimeve kushtetuese, por nevojitet dhe përkrahja e komuniteteve joshumicë. Megjithatë përfaqësuesit politik serb s’kanë qenë dhe s’janë të gatshëm të përkrahin transformimin e FSK-së në ushtri. Lista serbe e ka bërë të qartë se është penguar për këtë nga Beogradi. Nuk mund të pranojmë që të konsultohemi për çështje të interesit tonë strategjik me Serbinë. Rritja e misionit të FSK-së nuk është kërcenim për paqen dhe siguron në rajon, aq më tepër për ndonjë qytetar. E rëndësishme është që FSK sot dhe nesër si ushtri është multietnike”, tha ai.

Përfaqësuesit politik të komunitetit serb ka thënë ai nuk kanë qenë të gatshëm ta përkrahin transformimin e FSK-së.

Ai më tej ka thënë se për çështje të interesit strategjik si ushtria, Kosova nuk mund të pranojë të konsultohet me Serbinë.

“Anëtarët e Listës Serbe kanë treguar disa herë se janë të penguar që ta përkrahin këtë proces”.

“Duhet bërë dallime mes komunitetit serb në Kosovë, liderëve politik të tyre dhe interesave të Beogradit”.

“Kosova është shtëpinë jonë e përbashkët. Ju kemi lënë vendet e ndara në Kuvendin e Kosovës, në institucione publike dhe universitet në mënyrë që të përfaqësohen”, ka shtuar Thaçi.

No comments:

Post a Comment