2017-03-10

Profesor Ernest Koliqi e përkrahu veprën e Migjenit?


Prof. Koliqi nuk i bani kritikë edhe pse nuk jam i sigurtë po shprehem sipas mendimit tem. Njihej karakteri i profesorit se kishte prirje liberale ndaj shkrimtarve. Ai ishte për liri të pakufizuem ideologjike e religjioze në letërsi meqë ishte vetë shkrimtar dhe kishte shumë respekt për kolegët shkrimtar dhe jo si Ismail Kadare që ndihmoi atë që i interesonte dhe përsekutoi kolegë në komunizëm, apo ishte dhe mbeti apolegje e arrogancës në intervista duke poshtëruar kolegët e vet shkrimtar shqiptar dhe asnjëherë kundra serbve.
Prof. Koliqi kishte respekt dhe asnjë paragjykim për krijimtarinë të realizmit socialist të Kadaresë kur ishte Drejtor i Institutit Albanalogjik në Universitetin e Romës dhe i vendosi për lexim për studentët italian dhe arbëresh. Deri tash asnjë fjalë të mirë nuk ka dalë prej Kadaresë për mirënjohjen e prof. Koliqit ndaj librave të tij që i propogandoi ndër studentat italian si gjest atdhetar. Njihet si njeriu i çveshur nga paparagjykimet ideologjike, fetare, nacionale dhe ndaj kolegve ishte shumë prudentë në dhanien e kritikës. Prirja e tij ishte me folë veç mirë, e kështuqë nuk e preku jo se kishte frikë prej simpatizantve të Migjenit, porse ishte për një kulturë humane dhe të bukur për letërsinë shqipe.
Mandej nuk ju futë sektorit të kritikës sepse veprimtaria e profesorit ishte e madhe si në politikë dhe në letërsi, në përkthime dhe në punën e tij si Drejtor i katedrës Albanalogjike në Romë të hapun me Dekret të Presidentit të Italisë. Prof. Ernest Koliqi udhëhiqej nga lejtmotivi i tij në jetë për Shqipninë: ”Veç dashnia e ban Shqipninë nuse!’’.
Dihet se prof. Koliqi i botoi krijimtarinë e tij në kohën kur ishte Migjeni.
Dhe ja sesi ja shpërbleu burri i motrës të Migjenit, shkrimtari Skënder Luarasi me këto fjalë:
Kur më 7 shtator 1935 u botua vjersha ,,Të lindte njeriu…..’’, po ky Koliqi(për prof. Ernest Koliqi), ky agjent i imperializmit italian, që paguhej për të rekrutuar intelektualët shqiptarë në shërbim të fashizmit, përdori dhelpëri për të shtënë poetin e ri shqiptar në kthetrat e tij fashiste.
Ju kujtoj se i vetmi ministër i arsimit të shtetit shqiptar të përiudhës pas 1912 e deri në vitin 1944 ishte Prof. Ernest Koliqi dërgoi 250 mësues për hapjen e shkollave në Kosovë.
I drejtohem edhe atje në varr shkrimtarit Luarasi! Ai ishte kjo vepër kombtare për arsimimin e Kosovës apo fashiste e dajllzore??? Apo është vepër fashiste dekorimi i prof. Ernestit nga presidenti i Republikës të Kosovës me ”Medaljen e Artë e Lidhjes së Prizrenit”??
Balta e hedhur e mosmirënjohjes të Luarasit ndaj poetit të Kangve Shkodrane buronte nga smira, ligësia prej shkrimtari sepse nuk i afrohej malit Koliqit në çdo aspekt ndaj kontributit për kombin dhe kulturën.


Kritika komuniste për Migjenin

Periudha komuniste ishte për shkencën kritike një trajtim irealistë i çdo vepre letrare për shkakë të ideolgjisë komuniste që e kufizonte deri në absolutizëm paragjykues. Kështuqë për kritikën shqiptare ishte dhe mbeti Migjeni, njeriu pararendës apo gati-gati një Majakovsk që hapi epokën e klasës puntore dhe të fshatarsië kolektive. Migjeni ishte sikurse vetë Enver Hoxha me gjithë bandën e tij si në Tiranë ashtu dhe në Shkodër e në tanë qytetet një ateist i vërtetë, prandaj e ngriti në kohë të përmbysjes me dhunë të Besimit Fetar, kryesisht i atij Besimi Katolik.
Kemi shembullin në mesin e shkrimtarve dhe kritikve ma të shëmtuem si I.Kadarenë me librin ese ''Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe'', që në agoninë e sistemit komunist në vitin 1990 e pikturoi Migjenin si njeriun ma të madh të Shkodrës dhe globit duke fyer hapur At Fishtën, Klerin Katolik, Shkodrën me kulturën dhe traditat e saj. E spikati Migjenin si njeriu që i nxorri zorrët moralit të ulët të Shkodrës në prozat dhe poezit e tij. Turra e ortodoksve fanatikë, shkrimtar dhe kritikë e himnizuem atë deri në kufijt e absolutizmit grotesk, që vetëm e damtuen randë atë anë të shkëlqyer që la në letërsinë shqipe.


A e përdori gegnishten e saktë Migjeni në krijimtari?

Migjeni ka përdorë gegnishte, por gjuhëtarët si prof. Arshi Pipa dhe Gjovalin Luka, prof. i gjuhësisë ka konstatur te libri i vetëm me përmbledhje poezi dhe prozë një gegnishte jo të rregullt.
Duhet të vërejmë se profesor Arshi Pipa e kishte vënë re këtë deformim dhe përçudnim te “përndojnë e Përndim” dhe qysh më 1944 e 1945, për shqiptimin dhe shkrimin përdorte trajtën korrekte shkodranishte, “prendojnë e Prendim, Kangët e Prendimit”, për më tepër më vonë edhe e shprehu me një shënim të veçantë. (Shih, A. Pipa, “Për Migjenin”, bot. 2006, f 19, 21, f 87, shën 26 etj, Ruajmë edhe botimet e kohës së A. Pipës)

No comments:

Post a Comment