2017-03-10

Pse nuk e merrë Çmimin "Nobël" Kadareja?



Ismail Kadareja e përdori Migjenin si ,,Kalin e Trojës,, për Veriun e Shqypnis

Imazh
Ismail-Kadare - kryeministri i Malit të Zi Igor-Lukshiq - Podgoricë- 28.X.2011

Spaku duhej për respekt të vehej një Flamur apo Simbol Shqiptar nga qeveria sllave malazeze.

Kjo gja s'e shqetson Ismail Kadarenë nga zgërdhimjet se ka axhendë;

- Lobimin nga Igor Lukshiq për Çmimin Nobël për Ridimensjonimin e birit të tyne sllavë - Migjenin!

Migjeni u manipula keqas për qellime politike si; antiveri dhe antirelixhoze prej diktaturës komuniste dhe në fund të ranies së komunizmit i vuni nji vulë të zi Kadare vedit dhe figurës së Migjenit sikurse vulosi drejtsinë ndaj Migjenit që kishte demostrue Partia Komuniste Shqiptare dhe kryediktatorët E.Hoxha me Ramiz Alinë me anë të librit ma satanike "Ardhja e Migjenit në letërsin shqipe" kush don me e kuptua thellë. Ky libër i zi i shkruejtun në Tiranën terroriste ishte bileta që lejoi të ,, arratisej,, Kadareja për në Parisin e dashtun të komunizmit botnor.
Shkodrën, malet dhe At Gjergj Fishtën i denigroi përfundimisht nën disa vargje satanike të Migjenit. Qellimi i Kadares ishte ta shpëtonte nga sistemi i ri plurarist dmth nga e vërteta e figurës së Migjenit, që ju fsheh për 47 vjet. Migjeni të gëzonte statusin e mos-hulumtimit të jetës tij dhe qellimeve të tij, pra të trajtohet prapë si në komunizëm nga teatri i Shkodrës dhe nga kultura zyrtare aktuale sepse vazhdon të ndodhet Letërsia e Veriut nën urdhnin e Kadaresë sikurse mban nën urdhna Letërsinë e Shqipnis Mesme dhe të Jugut, prandej nuk ka si të marri kurrë çmimin Nobël se vazhdon të manipuloji letërsin kombtare shqiptare si ne diktaturë.
Tuj i mblue Kadareja sikurse letërsia dhe politika e diktaturës komuniste të zezat e Migjenit në krijimtarinë e pakët letrare – në fakt e nxiu duke i hedhë kutinë e karabojës krejt ftyrës dhe krijimtaris së Migjenit. Shkenca letrare lypë objektivitet larg konformizmit politik, fetar, larg subjektivizmës, larg djallzive e synimeve për ta lanë letërsinë e Shkodrës të përçamë duke e hiperbolizue nji letrar të zakonshëm për synime sikurse të diktaturës komuniste edhe për llogari të fqinjve antishqiptare sllave dhe asaj moskovite.
Migjeni ishte një talent i ndjenjës, zani i vogjëlis, por shfaqi urrejtje të madhe ndaj dy besimeve në Shkodër; Asaj ma të theksuem katolike dhe paksa muslimane. I mungonte thellsisht fryma atdhetare sepse ishte i shkolluem vetëm në shkolla sllave. Migjeni i shkolluem për popë, për teologji në shkolla serbe në Shkodër, mal të Zi dhe në Bosnje nuk ishte ateist sikur vazhdon Kadareja ta cilsoi, por nji fetar fanatik ortodoks i modelit sllav. Migjeni kndonte vetëm kangë ruse dhe asnji shqyptare. Asnjë ditë nuk kreu shkollat shqipe. Kurrë nuk deshti të zblonte shkakun e ksaj mjerimit që e kishte ,,për marak,, që ishte qeveria, sistemi, por fajsoi murgeshat duke i erotizue me Krishtin e 30 vjeçar, kishën dhe xhamitë. Ishin ato murgeshat që i pastronin gjakun që nxjerrte prej mushknive dhe i rrinin ditë e natë në sanatorjumin e Italis edhe tuj u lutë Zotit me u shnosh.
Çka i bashkon Kadarenë me Migjenin?
Ismail Kadareja - Strategu i Rideminsjonimit të Figurës së Migjenit

¨Dihet se Ismail Kadareja njihet si strategu i Rideminsjonimit të Figurës së Migjenit me librin e periudhës diktaturës komuniste "Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe"
Ajo që i bashkon dy letrarët - Migjenin dhe Kadarenë janë vetëm Urrejtja dhe xhelozia e thellë katastrofike e tmerrshme ndaj;
- Kulturës së Shkodrës, që përbahet nga krijimtaria gjeniale e At Fishtës dhe shum prelatve të Shkodrës së Veriut.
- Kryesisht ndaj Fesë katolike
- Ndaj Maleve, që ishin Foleja e Shqiponjave, Vatra e Luftrave të Kastriotit kundra osmanve-turk për 25 vjet, Vatra e ruajtjes së Genit Shqyptar, Tribuna e ruejtjes së Flamurit të Kastriotit të Lirë të Shqyptarit në shekuj. Ishin ato Male Shqyptare që shpalosën të lirë Flamurin Shqyptar pas 432 vjetve në Malin e Deçiçit prej burrave të Kojës me n'krye burrin e Maleve - Dedë Gjo 'Lulin.

Prandej kët Migjenin - Kalë Troje ta mbaji te shpija e vet dhe të festoji ditlindjet në Podgoricë, Beograd, Shkupë dhe në Moskë dhe jo në Shkodrën e At Fishtës që ende vazhdon të denigrohet duke ja zenë frymën e letërsis Veriut me Kalin e Trojes duke mos u lejue të futet në librat shkollore si dhe të mos lejohet të rindërtohet Shpia e At Fishtës edhe pas 72 vjetve.

No comments:

Post a Comment