2017-03-18

Pse pitë raki kur vdiq Enveri? Valbona Duka tregon si e rrahu Fatmir Xhafaj në zyrë


Valbona Duka, nëpërmjet një lidhje telefonike nga Gjermania, ka ndërhyrë live në emisionin “Opinion” dhe ka denoncuar për ushtrim dhune Fatmir Xhafën në kohën kur ai ishte hetues në rrethin e Krujës.

Duka tregoi se Fatmir Xhafa ka qenë hetuesi i vëllait të saj dhe në kohën kur iu internua familja, asaj i vdiq i ati në internim, dhe se pas 3-4 ditësh i shkruan te vendi ku punonte në Zahari dhe e morën për t’a dërguar në polici.

Ajo tregon se Xhafa dhe Kujtim Luli e futën në zyrë dhe e rrahën, ndërsa i thonin se vëllai i saj kishte thënë se ajo donte të arratiseshe bashkë me të.

Duka theksoi se pranon të dalë përballë Xhafës për t’i treguar torturat që ka pesuar nga ai, pasi sipas saj është ajo që i ka provuar mbi kurriz.

Fatmir Xhafaj ka qenë hetues apo gjyqtar?

Ka qenë hetues i vëllait tim. Jam i sigurt 100%.

Keni një letër që e vërteton?

Ju mund të pyesni edhe te policia vetë. Ai më kërcënoi familjen kur më vdiq babai në internim. Pas 3-4 ditësh më erdhën te puna në Zahari dhe më thanë: hip se të ka ardhur makina e policisë. Ka qenë Fatmir Xhafaj në zyrë dhe Kujtim Luli dhe më kanë thënë se vëllai jot na ka thënë se ti do të arratisesh. Unë nuk dija gjë. më binte me shpulla surratit. Thuaj atij Ngjelës ti ke qenë vetë me vëllain tim në burg në atë kohë. Mund ti dal ballë për ballë Fatmir Xhafës kurdo që të doni. Jam unë ajo që kam hequr atë dhimbje.

Dëshmia juaj duhet të vërtetohet me një letër. Jeni e gatshme të vini nëse do thirreni për të dhënë dëshminë tuaj?

Jam e gatshme kurdo që të thoni. Nuk kam nevojë të gënjej. Kam 27 vite në Gjermani.

Cfarë moshe keni?

Unë jam 50 vjeç.

Përse akuzohej vëllai juaj?

Në atë kohë akuzohej se ka qenë një grup me katër vetë. Kur vdiq Enveri kishin ngritur dolli dhe kishin pirë raki. Pse kanë pirë raki për këtë janë dënuar.

Ishte akuzë politike?

Po. i kanë spiunuar.

Ju u dënuat?

Unë nuk kam qenë e dënuar. Ka krejt Kruja respekt për mua.


No comments:

Post a Comment