2017-03-03

Racizmi i Ivanovit, izolon Maqedoninë nga BE-ja, nga NATO-ja dhe nga Amerika!



Prof.dr.Mehdi Hysen


Barometri diplomatik



*** 


Fashistët, racistët, ekstremistët dhe terroristët nuk kanë vend as në Amerikë, as në BE e as në NATO! Këtë të vërtetë, duhet ta mbajnë parasysh si Ivanovi, si Gruevski, si Zaevi, si Ahmeti, si dhe të gjithë shtetasit e tjerë në Maqedoni dhe kudo tjetër në Ballkan. Për Maqedoninë nuk do të ketë NATO, as BE e as Amerikë, duke shtypur dhe mohuar lirinë dhe të drejtat historike dhe legjitime të shqiptarëve (1945-2017).

*** Pa shqiptarë të barabnartë me sllavomaqedonët nuk mund të ketë Maqedoni multietnike, pluraliste evropiane demokratike e as amerikane, por vetëm incidente, konflikte, krizë dhe paqëndrueshmëri të vazhdueshme deri në zhbërjen përfundimtare të saj.

Këtë, me të drejtë e ka pohuar edhe kryeministri aktual i qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama: “ Zotëri Ivanov, gjuha shqipe nuk është gjuhë e armikut, por e kombit shtetformues të Maqedonisë. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur president”. (http://flaka.info/sq/rama-mesazh-ivanovit-pa-shqiptaret-nuk-ka-maqedoni-i-dashur-president/).

Prandaj, Ivanovët, Gruevskit dhe Zaevët, duhet ta mbajnë parasysh faktin se, pa njohjen e plotë të të gjitha të drejtave të shqiptarëve, nuk do të kenë kurrfarë gjase reale, që të integrohen në NATO, në BE, e as të kenë marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Ivanov, të mos ndjekë rrugën dhe shembullin nacional-scialist dhe fashist të Slobodan Milosheviqit!

-Sepse thirrja e sllavomaqedonëve në këmbë për t’i sulmuar shqiptarët dhe për t’u mohuar gjuhën shqipe kinëse në emër të mbrojtjes së Kushtetutës dhe të sovranitetit të Maqedonisë, është kopje origjinale e politikës çetnike fashistoide dhe raciste e Slobodan Milosheviqit, i cili përmes organizimit dhe mbajtjes së mitingjeve populiste serbe që nga Kosova deri në Kroaci gjoja në emër të mbrojtjes së interitetit të Jugosllavisë së Titos, ishin gënjeshtër, manipulim dhe mashtrim sui generis, sepse prapavija e tyre, emërues të përbashkët kishte ushtrimin e gjenocidit mbi popullin kroat, mbi mysliman boshnjak dhe mbi popullin shqiptar në Kosovë, me qëllim të zgjerimit të kufijve territorial të Serbisë së Madhe të Ilia Garashaninit (1844) në kurriz të territoreve të huaja (kroate, myslimane boshnjake dhe shqiptare).

-Vetëm Hitleri, Musolini dhe Milosheviqi urrenin, vrsinin dhe shfarosnin popuj të racave, të etnive, të kulturave dhe të religjioneve të ndryshme, me qëllim që t’i pushtonin dhe shfarosnin dhe t’i tjetërsonin tokat, identitetin, të drejtat dhe liritë e tyre.

Mirëpo, ajo “matemaikë” e fashiszmit dhe e racizmit të tyre me të drejtë u ndëshkua nga Koalicioni Antifashist Antihitlerian me Amerikën dhe me Bashkimin Sovjetik në krye. Ndërkaq, Slobodan Milosheviqi (1999) u ndëshkua, po ashtu, nga Amerika dhe nga aleatët e saj evro-perëndimorë (NATO dhe BE-ja) për tri (3) gjenocidet e tij në ish-hapësirat e Jugosllavisë (Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë).

Prandaj, presidenti i Maqedonisë, Gjorgji Ivanov nuk duhet ta ndjekë shembullin shovinist, fashist dhe racist të Musolinit, të Hitlerit dhe të Milosheviqit kundër shqiptarëve dhe gjuhës shqipe, sepse ajo rrugë, tanimë, u provua e gabueshme dhe fataliste (1990-1999), jo vetëm për viktimat e shkaktuara të pafajshme të 3 gjenocideve të Serbisë, por edhe për vetë serbët, sepse asgjë nuk kanë fituar veç turpërimit, urrjetjes, aversionit dhe përçmimit në sy të botës, si dhe rrudhjes dhe izolimit në kufijtë e dikurshëm të Pashallukut të Beogradit.

Nëse presidenti Gjorgji Ivanov nuk e do gjuhën zyrtare shqipe dhe shqiptarët e as NDRYSHIMIN e Kushtetutës, atëherë e do ndarjen-Republikën e Iliridës, secili në shtëpinë e vet.Kjo do të ishte zgjidhja më e drejtë dhe më racionale si për shqiptarët, ashtu edhe për sllavomaqedonët. Mirëpo, meqë Evropa po kërkon dhe po mbështet një Maqedoni multietnike dhe pluraliste, atëherë, Ivanov, duhe t’u bindet sugjerimeve dhe ndërhyrjes qëllimmirë të BE-së, në mënyrë që të zgjidhet kriza institucionale dhe të shmanget shpërthimi i konflitkit të armatosur ndëretnik, që pa dyshim, do të çonte në copëtimin e Maqedonisë.

Mirëpo, klasa politike shqiptare me kërkesat e saj nuk po kërkon ndarjen e Maqedonisë së Titos, por po kërkon minimumin e minimumit, kompromis politik reciprok, koekzistnecë me sllavomaqedonë në një shtet të përbashkët, por vetëm të barabrtë me ta, si element shtetformues. Kjo është formula më e kapshme dhe më e pranueshme për palën sllavomaqedone për ta rujatur pushtetin e tyre nën “ombrellën” e Maqedonisë së Titos. -Vërtet, vetëm në këtë mënyrë, do të kultivohej dhe jetësohej “parulla” e përbashkësisë multietnike dhe pluraliste në atë Maqedoni të brishtë dhe të pakuptimtë për interesat jetike të shqiptarëve, të cilët, sipas Kushtetutës së racistit dhe shovenistit Ivanvon, janë minoritet-qytetarë të rendit të dytë, ashtu sikurse dikur në kohën e regjimit komunist të Jugosllavisë së Titos (1945-1991).

Kërkesa e palës shqiptare është minimale-barazimi ligjor dhe kushtetues me sllavomaqedonët dhe me maqedonishten zyrtare!

Kjo është garancia e vetme për të mbijetuar Republika multietnike e Maqedonisë, si dhe realizimi i ëndrrave të saj për t’u integruar në NATO dhe në BE.

Pra, o të barabartë me statusin kushtetues të maqedonëve, o secili në shtëpinë e vet! Nuk ekziston tjetër opsion politik dhe kushtetues për zgjidhjen e konfliktit ndëretnik në Maqedoni. Këtë e kam pohuar dhe shkruar që nga vitit 2001, kur doli në skenë Ushtria Çlirimtare Kombëtare(UÇK).

Mirëpo, që atëherë, e, edhe sot, një zgjidhije e tillë nuk është arritur, edhe për fajin e qeverisë sllavomaqedone, edhe për fajin e partive politike shqiptare në pushtet (PD dhe BDI) për shkak se flertonin dhe manipulonin me Marrëveshjen e Ohrit ( 13.08.2003) gjoja se ajo ishte zgjidhja më oportune e problemit ndëretnik shqiptaro-maqedon. Mirëpo, ipso facto ajo pati vetëm efektin pozitiv të përmbylljes së konfliktit të armatosur. Asgjë tjetër.

Këtë e dëshmoi edhe koha e pastajme (2003-2017) e marrëdhënieve të këqia dhe konfliktuoze mes shqiptarëve dhe qeverisë sllavomaqedone, e cila plot 14 vjet nuk pranoi që të ndryshonte Kushtetutën e vitit 1991, në mënyrë që edhe shqiptarët sikurse maqedonët të ishin të barabartë si element shtetformues, duke qenë se janë komb, jo minoritet, ashtu si i sannksionoi juridikisht kjo Kushtetutë diskriminuese antishqiptare.

Jo shqiptarët, por vetë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, do të duhej të kërkonte ndryshimin e Kushtetutës, ku do të përfshinte edhe shqiptarët si komb dhe shtetas të barabartë me maqedonët, sepse vetëm në këtë mënyrë, mund të ruhet kjo Maqedoni-ngrehinë artificiale e Jugosllavisë së Titos (1945-1991).

Ndryshe, çdo opsion tjetër politik (me shiptarët si minoritet jashtë Kushtetutës së Maqedonisë), do të përshpejtonte copëtimin e Maqedonisë së Titos. Në thelb, kjo zgjidhje (ndarja), do të ishte në favorin e kërkesës së drejtë dhe legjitime të shqiptarëve, që të formonin shtetin e tyre Iliridën, sepse çdo kompromis tjetër politik me palën sllavomaqedone, është vetëm përmbushje e kërkesës minimale të palës shqiptare në favorin e ruajtjes së Republikës sllavomaqedone të Titos. Pra, në afat të gjatë, kjo nuk mund të quhet zgjidhje e drejtë përfundimtare për të dy palët, por vetëm një lloj “ngrirjeje” e përkohshme e problemit të pazgjidhur ndëretnik. Asgjë më tepër, sepse pa njohjen e së drejtës së vetëvendosjes së plotë, shqiptarët në Maqedoni, do të jenë vetëm “një lodër” dhe një dekor i dëshirueshëm dhe i justifikueshëm i politikës shtypëse dhe të aparteidit të pushtetit sllavomaqedon.

Pala shqiptare, asnjë koncesion politik Ivanovit dhe Gruevskit!

Përfaqësuesit e partitve politike shqiptare, që kanë fituar votat në zgjedhjet parlamentare të fundit, duhet të jenë këmbëngulës në përmubushjen e kërkesave të parashtruara të Platformës së tyre strategjike, O NDRYSHIM TE KUSHTETUTËS ( shqiptarët të barabartë, si komb dhe si shtetas me sllavomaqedonët), o NDARJE-SHTET ME VETE!

-Çdo kompromis tjetër i keq, do të jetë në dobi të sllavomaqedonëve dhe të bishtave e larove të tyre shqipfolës.

Ivanovi t’i pranojë kërkesat e drejta të shqiptarëve dhe instruksionet e Federica Mogherinit (prëfaqësuese e lartë e politikës së jashtme dhe e sigurisë së BE-së), që ta ruajë Maqedoninë multietnike, e cila po pretedon të hyjë në NATO dhe në BE. Ndryshe, presidentit Gjorgji Ivanov nuk i mbetet tjetër veçse të vete në Bullgari ose në Serbi, nëse gjuha zyrtare shqipe ia verbon sytë! Mirëpo, shqiptarët autoktonë nuk kanë ku të shkojnë jashtë Iliridës së Shqipërisë Etnike!

Nëse Ivanovi dëshiron që edhe më tej, të jetë president i Maqedonisë së Titos, Ai, para të gjithë liderëve politikë sllavomaqedonë (Gruevski dhe Zaev), do të duhej të propozonte dhe të votonte për NDRYSHIMIN e Kushtetutës, ku edhe shqiptarët, ashtu sikurse sllavomaqedonët, do t’i realizonin të drejtat dhe liritë e tyre politike, juridike dhe kushtetuese.

Ky do të ishte shpëtimi i përkohshëm i Maqedonisë së Titos, ndryshe s’ka opsion tjetër veç ndarjes së Maqedonisë në dy shtete të pavarura.

Mirëpo, në këtë rast, do të rrezikoheshin interesat strategjike të axhendës së integrimit të BE-së dhe të NATO-s në Ballkan.

Prandaj, në interesin naconal dhe shtetëror të Maqedonisë, do të ishte që presidenti Gjorgji Ivanov të rishqyrtonte vendimin e tij të gabuar, që Zoran Zaevit, kryeliderit të LSDM-së, t’ia besonte mandatin ligjor dhe kushtetues për formin e qeverisë, i cili në zgjedhjet parlamentare ka fituar shumicën parlamentare të votave, jo të deklarohej kundër Zaevit, se gjoja “ Platforma e tij politike është në funksion të shembjes së shtetësisë dhe të sovranitetit unitar të Maqedonisë”.

Ky konstatim i presidentit maqedonas, është gënjeshtër dhe manipulim sui generis, sepse është në kundërshtim flagrant me Kushtetutën në fuqi (1991), sipas së cilës, është i detyruar, që të përfill rezultatin e dalë nga zgjedhjet parlamentare në Maqedoni (11 dhjetor 2016), të cilat i ka fituar LSDM-ja e Zoran Zaevit.

No comments:

Post a Comment