2017-03-23

Raporti i Dick Martit, raport i Sllobodan Millosheviqit

Image result for dick marku deputet zviceran

Është fat më shumë se i keq se një pjesë e shqiptarëve sot është duke ecur në rrugën e turpit që kanë ecur shqiptarët që nga Ballaban Pasha e Hamza Kastrioti e deri te Esat Toptani e Ahmet Zogu. Këta tipa shqipfolësish janë shfaqur edhe pas Luftës së Dytë Boterore.

.... Ekziston vetëm një arsyeje që është turp i turpit për çdo shqiptar që guxon ta vrasë kryevlerën e shqiptarëve të Kosovës – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, t’i thotë “Po” një Gjykate Speciale që formohet jashtë juridiksionit të Kosovës.

Për faktin se ajo po ngrihet mbi bazën e gjuhës se gënjeshtrave të regjimit gjenicidal të Millosheviqit të përcjella në Këshillin e Evropës nga miku i Millosheviqit, senatori Dick Marti. Cilido shqiptar që nuk e kupton ketë, është Tradhtar E Bir Tradhtari, që nuk e meriton jetën në ketë dhe!

Votimi  në Kuvendin e Kosovës, për të gjithë ata që i kanë votat, nga votuesit  e që janë deputetët më kontrovers e paradoksal në Kuvendin e Kosovës, sipas diskutimeve që dëgjuam, ata turp të madh po u lanë fëmijëve të tyre! Ata duhet ta thërrasin ndërgjegjen e tyre nëse u ka mbetur sado pak nder e dinjitet!

 Kuvendi e Kosovës ka  votuar Planin “Patkoi” të hartuar nga pushtuesi serb, i cili ushtroi për një shekull gjenocid mbi popullin tonë!

Kuvendaret e votuan Raportin e Millosheviqit i cili ishte  përcjellë nga Dick Marti!



Ku e solli Kosovën kjo retorikë?

Vendi gjendet para aktit të kryer: një Gjykatë Speciale apo Tribunal do të merret me akuzat e ngritura në Raportin e politikanit zviceran.  Nuk ka asnjë dyshim se ky do të jetë pastaj rast i mirë për Rusinë që të demonstrojë ndikimin e saj në politikën botërore. Prishtina do t’i ofronte Moskës shans për profilizim politik në forumin më të rëndësishëm të OKB-së.

Demonizimi disavjeçar i Dick Martyit, siç po shihet këto ditë më mirë se ndonjëherë më parë, nuk i solli asgjë Kosovës.

 Që ai ka qenë kritik sa i përket pavarësimit të Kosovës është punë e ditur. Marty nuk është i vetmi zë kritik.

Kosova gati për çdo ditë ka rastin të dëgjojë deklarata kundër mëvetësisë së saj – së fundi nga goja e presidentit çek, vendi i të cilit madje e ka pranuar Kosovën. Kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës ka edhe në Kuvendin e Kosovës, madje edhe në mesin e partive politike shqiptare. Andaj nuk duhet të përzihen akuzat që ka ngritur Dick Marty në Raport me qëndrimet e tij politike sa i përket statusit të Kosovës. Fundja, skeptikë ndaj pavarësisë së Kosovës sot janë edhe disa politikanë perëndimorë që më 1999 mbështesnin çlirimin e Kosovës. Të tillë ata janë bërë për shkak të papërgjegjësisë së klasës politike të Kosovës, për shkak të kriminalitetit dhe korrupsionit të pafundmë.

Medalja amerikane

Derisa një pjesë e opinionit të zhurmshëm të Kosovës dhe të Shqipërisë nuk i merrte seriozisht akuzat e Dick Martyit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian paralajmëruan menjëherë hetime.

Për Washingtonin Dick Marty është një personalitet i njohur. Nuk i përket së majtës sektare evropiane, e cila e urren Amerikën. Marty është politikan liberal zviceran dhe ka përvojë të madhe si prokuror.

 Për meritat e tij në luftë kundër tregtisë me drogë dhe krimit ndërkombëtar ai u nderua në vitin 1987 nga Ministria e Drejtësisë e SHBA-së. Në vitin 2005, Marty u ngarkua nga Këshilli i Evropës të drejtojë hetimet mbi transportimin e fshehtë të të burgosurve dhe kampet e të burgosurve të shërbimit sekret amerikan CIA.

Në dy raporte ai arriti të dëshmojë ekzistencën e burgjeve sekrete të CIA-s në Poloni dhe Rumani – burgje këto të ngritura në kuadër të së ashtuquajturës “luftë kundër terrorit”.

Amerikanët nuk e shpallën Martyin antiamerikan për shkak të kritikave ndaj CIA-s. Edhe superfuqia bën shkelje të drejtash njerëzore (shih keqtrajtimet në burgun Abu Graib në Bagdad, mbajtjen shumëvjeçare dhe pa aktakuzë të njerëzve në burgun Guantanamo etj).

Pasi Dick Marty e publikoi Raportin për Kosovën, SHBA-ja dhe BE-ja caktuan në kuadër të EULEX-it një prokuror special, Clint Williamson, i cili do të merrej më hollësisht me këtë çështje. Williamson, një prokuror amerikan me përvojë, është duke kryer hetime që nga tetori i vitit 2011. Në maj 2012 Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ligj, i cili lejonte hetimet nga ana e EULEX-it në territorin shqiptar në lidhje me akuzat e ngritura në Raportin e Dick Martyit. Qëllimi është që të gjendet e vërteta sa u përket krimeve të luftës në Kosovë dhe në Shqipëri kundër serbëve të rrëmbyer në Kosovë dhe kundër shqiptarëve që disa hardallë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në të shumtën e rasteve pa asnjë fakt i konsideronin “spiunë të Serbisë”. Në fakt, bëhej fjalë vetëm për rivalë politikë shqiptarë.

A thua Shqipëria kishte diçka për të fshehur gjatë gjithë këtyre viteve derisa refuzonte bashkëpunimin e plotë me bashkësinë ndërkombëtare sa u përket krimeve të mundshme të luftës dhe të pasluftës? Në një intervistë dhënë revistës gjermane “Der Spiegel” më 21 shkurt 2000, ish-kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Bujar Bukoshi, kishte thënë se vala e dhunës në Kosovë është e drejtuar nga Shërbimi Sekret i Republikës së Shqipërisë (SHIK). Të gjithë agjentët e larguar të Sigurimit famëkeq të diktatorit komunist Enver Hoxha janë aktivizuar pas ardhjes në pushtet të socialistëve, thoshte atëbotë Dr.Bujar Bukoshi. “Der Spiegel” nënvizonte: “Sipas informatave të Bukoshit rreth 200 oficerë të lartë të SHIK-ut po qëndrojnë në Kosovë (...). Qëllimi i tyre është destabilizimi i Kosovës dhe kontrollimi i saj nga Tirana dhe që tani po imponohet një ekonomi gangsterësh si në shtetin fqinj (Shqipëri, v.j.)”.

“Më vjen mirë që qenke mirë”

A mund të jetë Shqipëria bashkëpjesëmarrëse në krime të luftës, sepse ka lejuar që në territorin e saj grupe kriminelësh që prezantoheshin si padronë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të hapnin madje edhe burgje e qendra ndalimi për keqtrajtime civilësh?

 Ka fakte që flasin për këtë. Në një intervistë për TV Mitrovicën, Ymer Ymeri, i cili është mbajtur në burgun e Cahanit të Krumës për shkak se dyshohej se ishte “mbështetës i Ibrahim Rugovës dhe i LDK-së”, jep dëshmi të besueshme për keqtrajtim të civilëve nga “komandantët e UÇK-së”. Gjatë intervistës në emision inkuadrohet nga Ferizaj Sabit Azizi, ish-pjesëtar i Policisë Ushtarake të UÇK-së, i cili në vitin 1999 kishte shërbyer në Cahan.

 “Zotërinë (Ymer Ymerin, v.j.) kam pasur rastin ta takoj si të burgosur në Cahan. M’u kujtua pas 13 vitesh. Nuk e kam ditur kush jeni. Njerëzit kanë folur.

Po më vjen mirë që po të shoh shëndosh e gjallë”, thotë Sabit Azizi. Në një vend serioz Sabit Azizi së paku do të merrej në pyetje nga drejtësia, e cila do të duhej të hulumtonte e hetonte rastin e Ymer Ymerit. Asgjë nuk ka ndodhur deri më sot.

 Prokurorët e Kosovës kanë futur kokën në zall. Heshtin.

Tragjedia më e madhe është se as shoqëria e Kosovës nuk e ka shtuar presionin publik që fajtorët e krimeve të tilla të ndiqen. Në këtë heshtje hyjnë edhe një pjesë e madhe e gazetarëve të Kosovës. Përse Ymer Ymeri u mbajt në burg në Cahan nga 12 prilli 1999 deri më 20 qershor 1999? Gjatë intervistës me Ymerin në TV Mitrovica në emision inkuadrohet përmes telefonit edhe një ish-ushtar tjetër i UÇK-së.

Thotë se po telefonon nga Gjilani, nuk prezantohet me emër e mbiemër, e përshkruan burgun e Cahanit, tregon se kishte ardhur vullnetar nga Gjermania. “Tash po ma rifreskon kujtesën (...) ato kujtime ndaj teje sot i mbaj të freskëta, trishtuese kanë qenë. M’u ke dhimbtë si babai im, si vëllai im, por ti je prezantuar atëherë si njeri i dyshimtë, thoshin e kemi zënë një njeri të dyshimtë. (...) Po më vjen mirë që qenke mirë”, thotë ky ish-ushtar. Ymer Ymeri është vëllai i aktivistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Drenicë, Haki Ymeri, i cili u vra në fillim të nëntorit të 1999-s.

Rasti i Ymer Ymerit mund të jetë njëri prej qindra krimeve të luftës. Për fat të mirë ky ka shpëtuar i gjallë nga dora kriminale shqiptare, por sa të tjerë janë vrarë e nuk u gjendet asnjë shenjë? Gjykata Speciale me gjasë do të merret kryesisht me fatin e civilëve serbë e romë të rrëmbyer nga UÇK-ja dhe të transferuar në Shqipëri.

 Gjithnjë e më shumë po përmendet Rahoveci dhe rrëmbimi i disa civilëve serbë si bazë e aktakuzave që do të ngrihen nga Gjykata Speciale. Zaptimi i Rahovecit ka qenë një prej aksioneve më të pamenduara të UÇK-së për shkak se ishte përgatitur në mënyrë joprofesionale.

 Nga perspektiva e sotme duket si një kurth i forcave serbe, të cilat e lëshuan këtë qytet në mënyrë që kryengritësit shqiptarë ta dëshmonin trimërinë e tyre duke rrëmbyer ndonjë civil serb. Gjykata Speciale do të merret me ato raste për të cilat ka dëshmi. Qarqet e afërta me hetimet thonë se dëshmitarë ka në Shqipëri dhe në Serbi.

Kur do të flasin edhe dëshmitarët në Kosovë? Drejtësia ndërkombëtare në Kosovë në të shumtën e rasteve të krimeve të luftës apo korrupsionit ka dështuar për shkak se qytetarët refuzojnë të dëshmojnë – qoftë nga frika, qoftë nga lojaliteti.

“Menaxherë” dhe “recepsionistë”

Imazhi i Kosovës nuk njolloset nëse të dyshuarit për krime lufte dalin para gjyqit. Imazhi i Republikës dëmtohet nëse kjo shoqëri vazhdon t’i durojë e pranojë të dyshuarit për krime lufte si deputetë, kryetarë komunash, funksionarë të lartë shteti. “Menaxherët” e burgut në Cahan dhe “recepsionistët” e “Hotel Drenicës” në Durrës e kanë vendin në burg.

Të nervozohesh sot, siç bëjnë disa arsyetues krimesh, se bashkësia ndërkombëtare po krijon Gjykatë Speciale për të “njollosur luftën” është më shumë se absurde. Lufta për liri nuk po del para gjyqit, keqpërdoruesit e saj po! Iluzionin se askush nuk do të preket për krimet e së kaluarës ka mundur ta mbajë gjallë me manipulime deri me tash.

Raporti i Dik Martit, një zhurmënajë me prapaskenë të dyshimtëNga Nga Eden Babani (Bruksel) më 23/12/2010
Në një shkrim të para dy a tri ditëve, pata shprehur mendimin se “rastësisht ose jo” qerthulli i dyshimeve të ngritura për të përbaltur imazhin e Kosovës, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, në përgjithësi, të hedh në Alpet Helvetike. Është fakt i njohur që Zvicra ka qenë qendra ku u strehuan dhe u rehatuan shërbimet sekrete të vendeve të ndryshme, qysh përpara Luftës së Parë Botërore. Aty e zhvilluan veprimtarinë e tyre edhe në periudhën mes Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë. S’ka asnjë dyshim se aty kanë përjetuar edhe të ashtuquajturën Lufta e Ftohtë, edhe periudhën pas rënies së Murit të Berlinit. Të gjitha vendet pjesëmarrëse në konfliktet e përbotshme të shekullit të kaluar, të nxehta e të ftohta, e njihnin këtë të vërtetë. Pa as më të voglin dyshim, duhet ta njohin edhe sot. Ishin në dijeni, madje duhet të jenë ende, shtetarët e konfederatës së vogël asnjanëse. Të gjithë e kanë pranuar këtë realitet dhe kanë bërë të paditurin, ani se, po të mblidheshin të gjithë librat me kujtime të spiunëve më të mëdhenj që ka njohur historia e njerëzimit, shpërndarë bibliotekave të ndryshme anekënd botës, do të përbënin një bibliotekë origjinale, ndoshta më interesanten.
Në këtë mjedis pjellor helvetik, nuk përbën çudi lulëzimi i ndonjë filizi të antishqiptarizmit, një nocion i kultivuar ndër shekuj nga fqinjët tanë shovinistë. Ujku do mjegull. Dhe ujku grabitqar serbomadh zor se do të gjente mjegullnajë më të përshtatshme informacioni a dezinformacioni, mediatik ose jo, shpërndarë nga shërbimet sekrete. Ishte e pritshme që vrullin e ri revanshist, serbizmi ta rimerrte më lehtë në qendrën gjeografike të Europës, sesa në Beogradin e leqendisur prej shovinistësh të konsumuar e groteskë. Tashmë, në skenë do të dilnin aktorë të rinj. Me statusin e ri të diplomates, zonjës Del Ponte nuk do t’i shkonte përshtat të amplifikonte dyshimet e publikuara në broshurën e vet “Gjurma”. Kali i betejës së saj antishqiptare, i duhej deleguar dikujt tjetër. Më i përshtatshmi sigurisht, do të ishte bashkëkombësi nga Lugano, Dik Marti, një njeri me potencial të njohur antishqiptar.
Fill pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Marti, do t’i jepte një intervistë gazetares së pavarur zvicerane, Silvia Katori, botuar më 12 mars 2008 në “Edicioni ndërkombëtar Volter” (Voltaire, edition Internationale). Shpërthimi i helmit të bashkëkombëses gazetare të Carla Del Pontes dhe të Dik Martit ndaj shqiptarëve, bie në sy qysh në paratitull e në titull: “Kutia ballkanike e Pandorës” – “Pavarësia e Kosovës nuk u vendos në Prishtinë”. Me këtë dashakeqësi të paskajshme, gazetarja zvicerane ka paragjykuar qysh në zanafillë të procesit se pavarësia e Kosovës, as më pak, as më shumë, do të shkaktonte katastrofa për gjithë rajonin. Kjo është edhe kuintesenca e intervistës, e cila synon t’u u mohojë shqiptarëve të Kosovës shqiptare luftën e tyre për liri e pavarësi. Pa i lënë kohë të njihet me brendinë e intervistës, thua se synon ta hipnotizojë lesuesin, Silvana Katori e përmbledh tërësinë e pyetje-përgjigjeve në një rezyme shumë kuptimplote: “Kosova e shpalli pavarësinë në mënyrë të njëanshme, më 17.02.08. Cila do të jetë Kosova e nesërme? Duke njohur pavarësinë e Kosovës, e cila ka pritur (në territorin e saj, E.B.) bazën ushtarake amerikane më të madhe në botë, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Zvicra, mos vallë, kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, duke krijuar një padrejtësi ndaj popullit serb, duke ndezur zjarre të shuar keq, duke përgatitur terrenin për konfrontime të dhunshme në Ballkan?”
Asohere Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme në Këshillin e Shteteve të Konfederatës Helvetike, Dik Marti, siç del nga pyetjet e përgjigjet që ndjekin rezymenë e mësipërme, iu kundërvu politikës zyrtare të Zvicrës, e cila, ndër të parat, njohu Kosovën e Pavarur. Pyetjes mos vallë kjo njohje përbënte një precedent të rrezikshëm, Marti i përgjigjej se ai nuk e kishte kuptuar asnjëherë qëndrimin zonjës Calmy-Rey, ish Ministre e Jashtme, e cila, qysh në vitin 2006, ishte shprehur haptazi pro pavarësisë së Kosovës. Sa më sipër, nuk lë asnjë dyshim se Dik Marti, më së pari ka qenë tepër i interesuar që Kosova të mbetej provincë e Serbisë.
Një pyetjeje tjetër nëse ngutja e Zvicrës lidhur me këtë dosje, e kishte befasuar ose jo zotin Marti, ky i përgjigjet: “Unë nuk e kuptoj pse Këshilli Federal nuk u dëgjua përpara. Këtu ka diçka të papritur. Pavarësia e Kosovës nuk u vendos në Prishtinë. Shumica e vendeve nuk e kanë njohur dhe nuk do ta njohin.”
Për fatin tonë të mirë dhe për fatin e tij të keq, profecia i Martit nuk u realizua dhe, me sa shihet, nuk do të realizohet as në të ardhmen, me gjithë dëshirën e papërmbajtur për të përbaltur shqiptarët.
Për kureshtje të lexuesit, e shoh të udhës të shtoj se zonja Katori, me origjinë nga kantonet italishtfolëse të Zvicrës, është gazetare e pavarur. Siç vihet në dukje në faqen “Voltaire, edition internacionale”, vitet e jetës së saj, kaluar “përtej detit”, në Azinë Juglindore dhe në Oqeanin Indian, i kanë dhënë mundësinë të bjerë në kontakt me mjedise të ndryshme të diplomacisë ndërkombëtare dhe të fitojë një farë mirëkuptimi mes syresh. Ajo ka tërhequr vëmendjen, veçanërisht, si dëshmitare, lidhur me një proces ndaj Tsahal-it (ushtria i Izraelit) në Cisjodrani. Është bëre e njohur sidomos si përkrahëse e çështjes palestineze, si edhe për konsideratën e saj tendencioze ndaj shtetit hebre, të cilin e quan “Shtet Patologjik”, duke bërë dashur-padashur lojën e Bin Ladenit, të Ahmadinexhatit e të terrorizmit ndërkombëtar, kundër SHBA-së dhe BE-së.
Siç shihet, intervista e paradyvjetëve e Dik Martit, një kondensim i qëndrimit të tij kundër Kosovës dhe pro Serbisë, vërteton se Raporti i fundit për trafikim të organeve njerëzore nga ana udhëheqësve të UÇK-së nuk është veçse një zhurmënajë e lëshuar për qëllime antishqiptare. Raporti i tij, tashmë i denoncuar nga organizma dhe organe të njohura shtypi me reputacion të padiskutueshëm, fsheh një prapaskenë të dyshimtë me skenografi të hartuar në rrethana të errëta. Kali i tij i ri i betejës, zbritur nga Alpet e Zvicrës, në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, është risi e pabesueshme.


No comments:

Post a Comment