2017-03-17

“Roli i Metës në shkarkimin e Tahirit dhe 3 ministrave të PS-së”

“Roli i Metës në shkarkimin e Tahirit dhe 3 ministrave të PS-së”
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Luan Rama thyen heshtjen dhe sqaron për herë të parë në një konferencë zyrtare për shkarkimin e katër ministrave.

Nga selia e partisë së tij Rama foli për rolin e Ilir Metës dhe sqaroi edhe njëherë se kryetari i tij, njëherësh aleati i Ramës në qeveri, nuk ka kërkuar heqjen e ndonjë emri të caktuar ministri.

“LSI apo Meta as ka bërë, as do bëjë ndonjë kërkesë për të vënën x apo y ministër. Ne kemi reaguar kur kemi ngritur probleme parimore. Vijojmë të jemi luajalë, nuk kemi asgjë që na bën të hezitojmë dhe të dalim para publikut. Jemi në prag të zgjedhjeve, ndaj është shumë e rëndësishme madje në kushte alarmi që t’ju përgjigjemi partnerëve, që 2017 të mos jetë kopje e 2016 për trafikimin dhe kultivimin e lëndëve narkotike”, sqaroi Luan Rama.

Kujtojmë se në media është artikuluar shpesh fakti se largimi i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri kishte të bënte me një kërkese të mundshme të Ilir Metës.

Kësaj ideje i mëshoi dje në Kuvend edhe kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, por Meta iu përgjigj prerë, se i vetmi person për të cilin kishte ndërhyrë tek Rama që ta bënte ministër, ishte Ben Blushi.

No comments:

Post a Comment