2017-03-14

Rroftë tallja e tij sublime...

“Ferdydurke” u botua më së pari në Varshavë më 1937. Gombrowicz e shkroi atë në moshën 30-vjeçare, në kohë krize të thellë personale. Dy vite më pas, ai udhëtoi për në Argjentinë. Pak ditë pas largimit të tij, në Europë shpërtheu Lufta e Dytë Botërore. Autori mbeti në mërgim edhe pas luftës, i panjohur në atdheun e ri dhe i lënë në harresë në vendlindje.



Me kalimin e viteve, reputacioni i tij nisi të rritej. Sot Gombrowicz konsiderohet si një prej autorëve më të mirë të shek. XX dhe ky roman si kryevepra e tij. “Ekstravagant, brilant, turbullues, i guximshëm, për të qeshur, i mrekullueshëm… rroftë tallja e tij sublime.”- shkruan mbi librin Susan Sontag.
“E konsideroj ‘Ferdydurke’ një prej tre – katër romaneve më të mëdhenj të shkruar pas vdekjes së Proust-it”, – komenton Milan Kundera

Titulli: Ferdydurke
Autori: Witold Gombrowicz
Shqipëroi: Edlira Lloha
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe

No comments:

Post a Comment