2017-03-19

Serbet dhe popujt e tjerë të Ballkanit !


Shkruan : Flori Bruqi

https://atunispoetry.com/…/serbet-dhe-popujt-e-tjere-te-ba…/

Fotografia e Flori Bruqi


Që nga Načertanije (drafti sekret 1844) e ministrit të Brendshëm, Ilia Garashanin, përmes elaboratit të  Akademikut serb Ivo Andriqit të porositur nga kryeministri Milan Stojadinoviq, pastaj elaboratit të Akademikut Prof.Dr. Vasa Çubriloviqit, e pjesërisht të realizuar nga ministri i Brendshëm jugosllav Aleksandar Rankoviq, derisa ai u hoq nga Marshali Jugosllavë  Josip Broz Tito prej pushtetit në Plenumin e ashtuquajtur të Brioneve më 1966.
Nga “Marrëveshja xhentëlmene” me Turqinë, “Otkupi” e deri te Memorandumi 1 dhe 2, iniciuar nga Akademik  Dobrica Qosiqi & SANU për zgjidhje ushtarake (i pari) dhe “përkufizimi paqësor me shqiptarët” (i dyti) Serbia e ka ngritur në doktrinë shtetërore zhdukjen e një populli.
Në bazë të kërkesës së ish– kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Jugosllavisë së parë Milan Stojadinoviq, shkrimtari serb Ivica Andriq që më vonë mori çmimin Nobel për Letërsi, kishte bërë një program për ndarjen e Shqipërisë.
Programi ishte hartuar në vitet 1937- 1939 derisa Andriq kishte qenë përfaqësues i MPJ-së së asaj kohe. Pas rënies së Stojadinoviqit, Andriq u bë ministër i Punëve të Jashtme i Jugosllavisë.
Editimi kritik sipas metodave bashkëkohore i burimeve dokumentare duke u mbështetur në origjinal e jo në botimin e botimit ose në përkthimin e përkthimit është një çështje delikate, serioze dhe mjaft me përgjegjësi. Duke pasur një botim të transilteruar e nga ai edhe të paktën një përkthim, edituesi i burimit arkivor iu shmanget qëllimshëm përsëritjeve por, edhe lëshimeve e gabimeve të mëparshme duke ruajtur autoritetin e botuesit të parë dhe të përkthyesit të parë, njëkohësisht duke sjellur një editim të ri, me saktësime, plotësime e korrigjime të domosdoshme.
Burimi arkivor, shkruante vjet në gazetën Shqiptarja Dr. Musa Ahmeti, që kemi në dorë ka njohur dy botime në origjinal sllavisht (B. Krizman, 1977, Zagreb dhe te revista “Sveske” 1988 Beograd, ky botimi i dytë është mbështetur te botimi i parë e nuk ka autorë. Redaktor i revistës “Sveske” më 1988 ishte Slobodan Zubanoviq (L. Radoviq, 2008). Për këtë dorëshkrim është shkruar e debatuar edhe nga autorë shqiptar në shqip e sllavisht. Është përkthyer në shqip në mënyrë fragmetare a të plotë që nga viti 1981, J. Grvalla, (Zvicër), më 1990 në revistën Fjala, (Prishtinë), në vitin 2003 H. Islami, (V. Shita) dhe 2005 R. Qosja (V. Shita).
Debatet për këtë dokument arkivor që njihet me titull: “Elaborati i Ivo Andriqit për Shqipërinë i vitit 1939” titull ky i vënë nga botuesi i parë B. Krizman, që në origjinal nuk ka titull, janë jashtëzakonisht të shumta si nga shqiptarët (J. Grvalla, E. Mekuli, H. Islami, R. Qosja…, etj) ashtu edhe nga kroatët (B. Krizman, I. Jeliq, A. Stipçeviq, B. Horvat, etj), malazezët (V. Kaleziq), boshnjak (Bećir Macić), etj., ndërsa u mbrojt nga pothuajse të gjithë autorët serbë.
Me këtë rast dëshirojmë të theksojmë se dispojmë tërë polemikën e zhvilluar në mes të kryeredaktorit të revistës kroate: “Časopis za suvremene povijest” I. Jelić, B. Krizmanit dhe R. Čolakoviqit, V. Kaleziqit, E. Koshit, I. Tartaljes, R. Cvjetiqaninit e cila ruhet në dorëshkrim në Beograd në: “Centar za dokumentaciju Zadužbine Ive Andrića, nr. 1156-1164, f. 243-261”. Këto dokumente pasi të përkthehen shpresojmë ti botojmë, sepse mendojmë se përmbajnë qëndrime shumë intersante rreth “Elaboratit” të Andriqit, duke hedhur dritë në disa aspekte pak ose fare të panjohura nga veprimatria e I. Andriqit.
Kur është fjala te debatet me këtë rast dëshirojmë të sjellim në vëmendje të lexuesve dhe studiuesve polemikën shumë origjinale të poetit të madh shqiptar Esat Mekulit, i cili përmes një poezie të botuar fillimisht në gjuhën shqipe në Prishtinë, në vitin 1979 në revistën “Jeta e Re”, nr. 4, f. 390, pastaj edhe në kroatisht në revistën “Forum”, të Akademisë së Shkencave Jugoslave në Zagreb (sot HAZU), më 1980, viti XIX, libri XL, nr. 9, f. 364, shpreh kundërshtimin e tij ndaj nobelistit Ivo Andriq në këtë formë:

SI KE MUNDUR?

Duke lexuar tekstin e një dokumenti nga viti 1939,i cili u publikua tash vonë, e shkruar nga I. A.

Fjalë pas fjale – faqe të tëra ke shkruar –
faqe dhune, robërie e smire?…
Ëndërrues i dikurshëm, në burgje i sprovuar,
t’i robërosh të tjerët? Të ndjellish ditë errësire?!

Si t’i marr sot, në këto ditë lirie,
fjalët e tua farmak?

Po shkrimet tua të tjera, që aq të patën hije?!
Syve si t’u besoj?… Ti, që nderimin e pate hak,
vallë,
lirinë e tjetrit ta vësh në darë e lak?!

Ne kemi sjellë të dy variantet e poezisë së E. Mekulit, sepse ato dallojnë nga njëra tjetra. Ne kemi bërë përkthimin e variantit koratisht, por duke ditur se vetë autori ka botuar në shqip këtë poezi, ne nuk po e botojmë atë kësaj radhe. Ndryshimet që vërehen sigurisht që E. Mekuli i kishte parasysh, veçanërisht ai këto i bën për lexuesin e gjuhës “serbokrate” të kohës kur u botua poezia. Një tjetër reagim interesant është edhe ai që Ivo Andriq dhe veprat e tij të hiqen nga literatura (L. Radoviq, 2008) dhe librat e letërsisë shkollore në Kosovë (D. Kostiq, 2010). Një kërkesë e tillë u bë edhe nga dr. Ibrahim Rugova në vitin 1988 (V. Lalić, 2008; A. Paliq, 2013).

Përshkrimi fizik i dokumentit

Dokumenti i Ivo Andriqit sot ruhet në: “Arhiv Serbije, [Jugoslavije, m.a.] fondi i: Milan Stojadinoviqit, kutia 37, f. 1-13” dhe është i daktiloshkruar në dy kopje, e para me ngjyrë blu ndërsa e dyta me ngjyrë të zezë. Është daktiloshkruar me grafema çirilike. Është i paginuar në fund në mes te faqeve me numra 1-13, dhe kopja e parë me laps plumbi me të njëjtit numra, ndërsa kopja e dytë është e papaginuar me laps plumbi. Faqja e parë ka përmbajtën e dokumentit, ku janë të shënuar dhjetë kapituj me numra romak. Në fund të faqes së parë, djathtas, poshtë është shkruar me stilograf me ngjyrë blu nga kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme i Serbisë së asaj kohe, Milan M. Stojadinoviq: “Referat i z. Ivo Andriq, 30 janar 1939”.
Dokumenti nuk ka titull autorial. Data e krijimit të tij, merret ajo që ka shënuar Stojadinoviqi me dorë në faqen e parë, po ne jemi të mendimit se dokumenti është hartuar të paktën disa ditë më herët (gjithashtu nuk jemi dakord se ky dokument u hartua me 1 janar të vitit 1939, siç mund të haset në ndonjë shkrim të autorëve shqiptarë). Fletët e dokumentit kanë dimensione: 28.8cm x 20,6cm. Nuk kanë shenja filigranes. Dokumenti nuk ka shënime të tjera.
Dokumenti lexohet lehtë. Është në gjendje shumë të mirë. Ruhet në një kuti kartoni së bashku me disa dokumente të tjera me përmbajtje të ngjashme, për të cilat do shkruajmë një herë tjetër. Dokumenti është i ndarë në dhjetë kapituj dhe ka edhe katërmbëdhjetë nënkapituj, të parët të shkruar me grafema kapitale ndërsa të dytët me grafema normale.

Çfarë është “Elaborati i Ivo Andriqit për Shqipërinë i vitit 1939”?

Një ndër projektet e shumta për zhdukjen, shpërnguljen e asimilimin e shqiptarëve si dhe për përvetësimin e territoreve të tyre etnike dhe ndarjen e tyre në mes të fqinjëve si dhe zhbërjen e shtetit të tyre të cunguar, është edhe ai i nobelistit jugosllav, Ivo Andriqit. Ky projekt ka përmbajte raciste (A. Stipçeviq, 1992), dhe mbështet gjenocidin mbi shqiptarët (S. Çekiq, 2009), është punuar me përkushtim, (S. Keçmezi-Basha, 2014) vetëdije të plotë, qëllime të qarta dhe ide largëpamëse, nga Ivo Andriqi në janar të vitit 1939, për kryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme të Mbretërisë Serbe Kroate Sllovene,(MSKS) Milan M. Stojadinoviqin (M. M. Stojadinović, Ni rat ni pakt. 1963), i cili ka shënuar me dorën e tij në të djathtë, poshtë të faqes së parë të dokumentin datën 30 janar të vititi 1939 dhe emrin e autorit, Ivo Andriq.
Këtë “Elaborat” Andriqi e shkroi kur ishte me funksion ndihmës ministër i punëve të jashtme (A. Stipçeviq, 1992) në MSKS (D. Kostiq, 2010), që në fakt ishte persnoni me përgjegjësi më të madhe në ministrinë e punëve të jashtme të MSKS, pasi M. Stojadinoviq ishte kryeministër, I. Andriqi kryente punët e ministrit të punëve të jashtme (R. Paviq, 2001). Më 25 mars të vitit 1941 në Vienë, Ivo Andriqi firmos paktin “Trepalësh“ për bashkimin e MSKS me shtetet fashiste (L. Radoviq, 2008).
Leximi i kujdesshëm i tekstit të “Elaboratit” hedh dritë mbi disa ngjarje dhe personalitete historike shqiptare, psh. siç është “Republikën e Mirditës” si krijesë e ideuar, financuar dhe mbështetur nga serbët, (B. Horvat, 1988) etj, por edhe mbi pretendimet serbe për të pasur një baraspeshë në rajon ndaj pretendimeve greke e italiane.
Ne kemi bërë një përkthim ad literam të tërë “Elaboratit” duke ruajtur besnikërisht terminologjinë profesionale diplomatike, juridike, gjeopolitike, politike, ekonomike dhe toponiminë. Në ato vende ku në origjinal mungonte kuptimi i fjalës në fjali, ne në kllapa kemi vënë fjalën që mungon ose atë që duhej të ishte. Nuk kemi bërë asnjë lloj ndërhyrje në tekst sikurse është bërë në botimet sllavish ose në përkthimet shqip.

“ELABORATI I IVO ANDRIQIT PËR SHQIPËRINË I VITIT 1939”


I.
LUFTA BALLKANIKE DHE SHQIPËRIA

Dalja e ushtrisë serbe në Adriatik
Sipas aneksit të fshehtë të Marrëveshjes për Aleancën në mes të Bullgarisë dhe Serbisë, të datës 26 shkurt të vitit 1912, Serbisë i njihej e drejta në territoret e deriatëhershme turke në Veri dhe në Perëndim të malit të Sharrit. Lidhur me këtë dispozitë, duke synuar ti siguronin vendit të tyre dalje në det, trupat serbe më 15 nëntor të vitit 1912, hynë në Lezhë dhe gradualisht pushtuan tërë Shqipërinë Veriore, deri në Tiranë e në Durrës. Në “Times” të Londrës më 25 nëntor [të vitit 1912, m.a.] u botua deklarata e Pashiqit që Serbia kërkon Durrësin me pjesën më të madhe të hinterlandit.

Krijimi i Shqipërisë autonome

Megjithatë Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 20 dhjetor të vitit 1912 mori vendim për krijimin e Shqipërisë autonome, duke i dhënë Serbisë vetëm të drejtën e daljes tregtare në detin Adriatik. Po kjo Konferencë, më 20 mars të vitit 1913 vendosi që Shkodra ti dorëzohej Shqipërisë. Mali i Zi refuzoi ta pranonte vendimin e fuqive të mëdha; për këtë e mbështeti Serbia, e cila dërgoi trupat e veta për ta forcuar rrethimin e Shkodrës. Fuqitë e Mëdha vendosën (më 21 mars [të vitit 1913, m.a.]) të bënin demonstrimin detar, nga i cili u përmbajt vetëm Rusia. Kryqëzorët austro-hungarezë, anglezë, francezë, gjermanë dhe italianë, të grumbulluar afër Tivarit, i detyruan trupat serbe të tërhiqeshin nga pozicionet afër Shkodrës.

Bllokada e bregdetit malazez

Fuqitë e Mëdha shpallën më 10 prill [të vitit 1913, m.a.] bllokadën e brigjeve të Malit të Zi, por qeveria malazeze vazhdoi rrethimin e Shkodrës, e cila kapitulloi më 20 prill [të vitit 1913, m.a.]. Mbreti Nikolla, megjithatë, u detyrua të lëshonte pe dhe, më 4 maj, [të vitit 1913, m.a.] me një telegram që i dërgon sër Eduard Greit (sir Edward Gray), e dorëzon fatin e Shkodrës në duar të Fuqive të Mëdha. Pushtimi ndërkombëtar i Shkodrës zgjati prej 5 majit të vitit 1913 deri në fillim të Luftës Botërore.

II.
NDARJA E SFERAVE TË INTERESIT NË SHQIPËRI NDËRMJET SERBISË E GREQISË

Edhe pse nën presionin e Fuqive të Mëdha, në radhë të parë të Austrisë, u detyrua të tërhiqet nga Adriatiku dhe Shqipëria Veriore, Serbia nuk pushon së humburi shpresën. Në deklaratën e cila ishte shtesë e fshehtë e Marrëveshjes së aleancës në mes Greqisë e Serbisë nga 19 maj i vitit 1913, u ndanë sferat e interesit në mes të Greqisë e Serbisë, në Shqipërinë e porsaformuar autonome. Territori që shtrihet në veri të grykës së lumit të Semanit në det, pastaj drejt rrjedhës së këtij lumi deri te Gryka e Devollit, pastaj përgjatë Devollit deri te Mali i Kamjes – bënte pjesë në sferën e ndikimit serb. Pjesa jugore e Shqipërisë, nga kjo vijë, bënte pjesë në sferën e ndikimit grek. Në rast trazirash në Shqipëri, dy shtetet do të merreshin vesh për qëndrimin që do të mbanin. Këto janë kërkesat maksimale që në një dokument të shkruar i kemi parashtruar ndaj Shqipërisë.

III.
PAKTI I LONDRËS DHE SHQIPËRIA

Pakti i Londrës është lidhur më 26 prill të vitit 1915 në mes: Francës, Britanisë së Madhe, Rusisë dhe Italisë kishte dispozitat vijuese ndaj Shqipërisë:
Në vërejtjen e nenit 5 është thënë: “Katër fuqitë aleate do të ndajnë tokat e poshtëshënuara të Adriatikut Kroacisë, Serbisë e Malit të Zi: […]. Në Adriatikun e poshtëm (në viset që ju interesojnë Serbisë e Malit të Zi) tërë bregdetin, nga Kepi Planca deri te Lumi Drin, me portet e rëndësishme të Splitit, Dubrovnikut, Kotorrit, Tivarit, Ulqinit, Shëngjinit […]. Porti i Durrësit do ti ndahet shtetit të pavarur mysliman, Shqipërisë”.

Ivo Andriq: Shqipërinë duhet ndarë

Në nenin 6 thuhet: “Italia do ta marrë në zotërim të plotë Vlorën, ishullin Sazan, e pos kësaj edhe një territor mjaft të gjerë i domosdoshëm për mbrojtën e tyre, domethënë pjesën ndërmjet lumit të Vjosës në veri e në lindje, kurse në jug deri në Himarë”.
Në nenin 7 thuhet: “Nëse do të vinte deri te formimi i një shteti të vogël autonom e neutral i Shqipërisë, Italia nuk do ti kundërvihej dëshirës së Francës, të Britanisë së Madhe dhe të Rusisë që viset veriore dhe ato jugore të Shqipërisë të ndaheshin në mes Malit të Zi, Serbisë e Greqisë”.
Që në vitin 1915 Fuqitë e Mëdha, pra miratojnë parimin e ndarjes së Shqipërisë dhe pranojnë që në Shqipëri të kenë interesat e tyre Italia, Serbia e Greqia. Ndërsa këtyre dy vendeve ballkanike ju njihet e drejta në korrigjimin e kufijve, Italisë i dorëzohet Vlora si dhe protektorati mbi Shqipërinë e cunguar.

IV.
SHQIPËRIA NË KONFERENCËN E PAQES

Pikëpamjet e fuqive të mëdha

Në Konferencën e Paqes fuqitë aleate (Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës), propozuan më parë për Shqipërinë, në Veri e Lindje, ata kufij të cilët ishin përcaktuar në Konferencën e Londrës në vitin 1913; i njihnin sovranitetin e plotë Italisë mbi Vlorën dhe hinterlandin e nevojshëm dhe i jepnin Italisë mandatin për administrim të lirë të shtetit shqiptar nën kontrollin e Lidhjes së Kombeve (Memorandumi nga 9 dhjetori i vitit 1919).

Pikëpamja jonë

(Kundër mandatit të Italisë. Për Shqipërinë e pavarur. Argumentet për korrigjimin e kufijve dhe për marrjen e Shkodrës e të Shqipërisë Veriore).
Në përgjigjen tonë nga 8 janari i vitit 1920 ne e hodhëm poshtë propozimin, që Italisë ti jepej mandati mbi Shqipërinë, duke theksuar se kjo do të ishte përsëritje e rastit të Bosnjës e Hercegovinës. “Kjo zgjidhje, thuhet në përgjigjen tonë, do të krijonte në favor të Italisë kufij ofensivë kundër shtetit tonë, i cili do të privohej nga mjetet për t’u mbrojtur. Kjo do të thoshte në njëfarë dore përparësi ofensive, kurse në anën tjetër vartësi e përsosur strategjike”.
Ne kemi kërkuar, për shkaqe ekonomike dhe strategjike, që të bëhet korrigjimi i kufijve ndaj nesh (në rrjedhën e mesme të Drinit, në Bunë dhe në shikim [drejtim, m.a.] të fiseve Kelmendi e Kastrati), që i përcaktoj Konferenca e Londrës nga viti 1913. Përveç këtij korrigjimi, delegacioni ynë kishte deklaruar se zgjidhja më e mirë është, nëse Shqipëria bëhet shtet i pavarur në kufijtë e vitit 1913, dhe me administrim autonom.
Në rast se kjo zgjidhje nuk do të pranohej, ose nëse pjesa Jugore e Shqipërisë do t’u jepej shteteve të tjera, delegacioni ynë kishte kërkuar për ne pjesën Veriore të Shqipërisë deri në Drin. “Shteti ynë ka të drejta të lashta në këto treva, thuhet në memorandumin tonë. Shkodra është kryeqyteti i dikurshëm i sundimtarëve serbë.
Populli ynë ka derdhur lumenj gjaku për Shkodrën, sidomos në luftën e vitit 1913, i cili i ka kushtuar Serbisë disa mijëra ushtarë të saj, kurse Malit të Zi një të tretën e ushtrisë së tij. Për ti kënaqur dëshirat e Fuqive të Mëdha, trupat serbe dhe malazeze zbrazën në vitin 1913 Shkodrën dhe Shqipërinë Veriore. Austria duke e mobilizuar ushtrinë, kërcënoi me luftë. Shkodra mund ti takonte Malit të Zi, po të pranonte ky i fundit t’ia lëshonte Llovqenin Austrisë, ose të ishte neutral. Por Mali i Zi refuzoi t’ia lëshonte Austrisë këtë pozicion të rëndësishëm strategjik”.
“Lugina e Drinit me Shkodrën përbëjnë një tersi gjeografike dhe ekonomike me Malin e Zi dhe trevat kufitare të Serbisë. Për Serbinë e Mesme dhe për Malin e Zi, Lugina e Drinit është e vetmja rrugë natyrore direkte dhe më e shkurtër për në Adriatik. Hekurudha e rëndësishme Danub – Adriatik duhet të kalojë nëpër Luginën e Drinit. Konferenca e Ambasadorëve në Londër e vitit 1913, ja ka njohur Serbisë të drejtën e daljes në det”.
“Shkodra është në lidhje edhe me lumin Buna, i cili i hap udhë natyrore tregtisë së Malit të Zi në det.
Që nga Marrëveshja e Berlinit, Mali i Zi gëzonte të drejtën e lundrimit të lirë në Bunë. Liqeni i Shkodrës, në pjesën më të madhe i takon Malit të Zi. Për shkak të pakujdesisë së turqve, tokat më të mira të Malit të Zi edhe më tutje janë të përmbytura nga uji i Liqenit të Shkodrës. Për këtë shkak shtetin tonë e intereson në masën më të madhe rregullimi i Bunës dhe i Drinit, jo vetëm për shkak të lundrimit në Bunë, por edhe për shkak se në këtë mënyrë do të thaheshin 12 deri në 20.000 hektarë të tokës më pjellore dhe po aq hektarë do të bonifikoheshin. Dy të tretat e kësaj toke i takojnë Malit të Zi”.

Pikëpamjet italiane( Sipas Memorandumit të 10 janarit 1920 )

Italia kërkon nga Lidhja e Kombeve mandatin që ta administrojë shtetin e pavarur shqiptar.
Kufijtë shqiptarë në Veri e në Lindje do të jenë ata që janë caktuar në Konferencën e Londrës. Kufiri Jugor do të jetë objekt shqyrtimi.
Qytet i Vlorës do ti jepet Italisë nën sovranitet të plotë, bashkë me hinterlandin e nevojshëm për mbrojtjen e saj dhe zhvillimin ekonomik.
Aleatët pranojnë që Shkodra dhe Shqipëria e Veriut ti bashkohen Jugosllavisë
Duke propozuar një zgjidhje të përgjithshme të çështjes së Adriatikut, Klemanso, në cilësinë e kryetarit të Konferencës së Paqes, në lidhje me lëshimin e Rijekës Italisë, deklaroi më sa vijon: “pra sipas kësaj shteti i S. H. S. [Serbëve Kroatëve e Sllovenëve, m.a.] do të ngrihet në kulmin e fuqisë së vet, pasi ti ketë në zotërim Shkodrën, Drinin dhe Shëngjinin”.
Niti kishte pranuar këtë, me kusht që Italia ta mbante Vlorën dhe ta fitonte mandatin mbi Shqipërinë.

Përgjigjja jonë e fundit Konferencës së Paqes

Në përgjigjen tonë të fundit Konferencës së Paqes (më 14 janar të vitit 1920), ne edhe më tutje kemi qëndruar në pikëpamjen, se zgjidhja më e mirë do të ishte që administrimi i Shqipërisë në kufijtë e caktuar më 1913 ti besohej qeverisë autonome lokale, pa kompetenca të cilësdo fuqi të huaj. Nëse kjo zgjidhje nuk pranohet, por vendoset që pjesë të territorit shqiptar t’u jepen shteteve të tjera, delegacioni ynë do të kërkoj pjesën e Shqipërisë Veriore (duke bashkëngjitur një hartë me kufirin e shënuar), për të cilën ishte premtuar regjim autonom.

Pikëpamja e   Nikolla Pashiqit

Kur dukej e sigurt se aleatët do ti lejonin Italisë të përforcohej në Shqipërinë e Mesme, kryetari i delegacionit tonë, Pashiqi, në fund të vitit 1919 njoftoi qeverinë në Beograd se kishte ardhur koha, që të shtrënguar nga rrethanat, ta ndryshojmë politikën tonë ndaj Shqipërisë. Në atë letër thuhej: “Pasi në Shqipëri nuk mund ta kthejmë gjendjen çfarë ka qenë para evakuimit të ushtrisë sonë dhe të shtetit të parë të Esad Pashës, për shkak të depërtimit të Italisë dhe të përkrahjes së Italisë nga ana e fuqive; pasi Fuqitë duan ta zbatojnë Marrëveshjen e Londrës dhe s’do të ketë Shqipëri çfarë ne kemi mbrojtur, aleatët do t’ia japin Italisë Vlorën me hinterlandin dhe protektoratin mbi një pjesë të Shqipërisë – në këto rrethana, ne duhet të kërkojmë kufij të tjerë më të mirë ndaj territoreve shqiptare, të cilat do të bien nën protektoratin italian”.
“Minimumi që do të pranojmë nga aleatët është ky: kufiri përgjatë Drinit të Zi deri në grykëderdhejn e Drinit të Bardhë e nga aty Drinit të Madh (duhet të jetë të Bardhë, në origjinal është të Drinit të Madh, m.a) deri në det”.
“Maksimumin duhet ta kërkojmë, në mënyrë që Italia të marrë sa më pak territore. Ky maksimum i pretendimeve tona do të ishte: Lumi i Matit deri në burimin e tij, e nga aty drejt nga lindja deri te Drini i Zi. Pra, Mati dhe Drini do të ishin kufijtë tonë me protektoratin italian”.

PUSHTIMI ITALIAN I SHQIPËRISË PAS LUFTËS DHE TËRHEQJA PËRFUNDIMTARE PAS MOSSUKSESIT TE VLORA

Pas përfundimit të luftës, në bazë të një vendimi ushtarak ndërmjet aleatëve, trupat italiane pushtuan tërë territorin e Shqipërisë, madje edhe atë pjesën Veriore, të cilën ne, na e kishte njohur Pakti i Londrës. Vetëm Shkodra ishte nën pushtimin e përbashkët të trupave franceze dhe italiane.
Për shkak të qëndrimit armiqësor që Italia kishte asokohe ndaj shtetit SKS, ne këtë pushtim ushtarak italian të Shqipërisë e kemi konsideruar si rrezikun më të madh për ekzistencën tonë. Ne territorin shqiptar është zhvilluar një luftë e ashpër ndërmjet nesh dhe Italisë. Italianët atëherë iniciuan çështjen malazeze e maqedonase, si dhe idenë e Shqipërinë së Madhe deri në Kaçanik. Ne kundër tyre zhvilluam herë aksione të fshehta, herë të hapura, duke e bërë për vete me para, fisnikët (parinë, m.a.) shqiptarë dhe duke u shërbyer me idenë e “Shqipërisë së pavarur” dhe “Ballkanin popujve të Ballkanit”.
Pakënaqësia e popullsisë shqiptare, të cilën e përkrahnim edhe ne, i detyroi italianët që në fillim të vitit 1920, ti tërhiqnin trupat e tyre nga viset e brendshme të Shqipërisë dhe të përqendroheshim vetëm rreth Vlorës, prej nga po ashtu në qershor të të të njëjtit vit do të detyrohen të tërhiqen, duke lidhur një marrëveshje me qeverinë e Tiranës për evakuimin e tyre nga tërë territori shqiptar, përveç ishullit të Sazanit.
Deri te evakuimi nga Shqipëria erdhi për shkak të rezistencës së organizuar të shqiptarëve, por nuk duhet harruar se në atë kohë Italia ishte shumë e dobët politikisht dhe ushtarakisht. Edhe sot ka shqiptarë të cilët mendojnë se mund ti përzënë italianët nga Shqipëria kur të dëshirojnë. Ky vetëbesim është fatal për ata, sepse nuk e shohin që Italia e sotme fashiste nuk është ajo që ishte në vitin 1920 nën qeveritë parlamentare të Nitit, të Gjolitit e të Faktës.

SHQIPËRIA PARA KONFERENCËS SË AMBASADORËVE

Pas evakuimit të trupave italiane nga Shqipëria, gjendja në terren ishte pastruar (qetësuar, m.a.), Konferenca e Ambasadorëve, mundi që në nëntor të vitit 1921 të merrte vendim për njohjen e Shqipërisë si shtet i pavarur e sovran. Në vend të premtimeve të mëparshme lidhur me Vlorën dhe me mandatin mbi Shqipërinë, Fuqitë e Mëdha ia njohën Italisë vetëm interesin e saj të posaçëm për ruajtjen e pavarësisë shqiptare. Shqipëria hyri në Lidhjen e Kombeve, me shpresë se kjo do ta siguronte edhe më tepër pavarësinë e saj.
Para Konferencës së Ambasadorëve, edhe një herë provuam, por pa sukses, që të realizonim korrigjimin e kufirit në drejtim të Shkodrës dhe të Drinit, duke theksuar për Shkodrën shkaqet historike, kurse për Drinin shkaqet ekonomike dhe ato të trafikut. Eksperti francez në Konferencë, Larosh, na ngushëlloi kështu: “Qeveria mbretërore ka gabuar, që nuk e ka miratuar, në atë kohë, propozimin e Francës për ndarjen e Shqipërisë. Pashiqi qe pajtuar me këtë, por qeveria e Beogradit kishte refuzuar”. Që mos të lejonim italianët në Vlorë, ne u detyruam të hiqnim dorë nga Shkodra dhe kufirit deri në Dri.
Meqenëse ne gjithmonë e kemi përfaqësuar idenë e pandashmërisë së territorit shqiptar, ashtu siç ishte caktuar ajo në vitin 1913, si dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të mund të supozohej se ne, kjo zgjidhje e Konferencës së Ambasadorëve do të na kënaqte. Kjo megjithatë, nuk është e rastit. Vështirësitë në marrëdhëniet tona me Shqipërinë, si dhe në marrëdhëniet tona me Italinë për shkak të Shqipërisë, po rëndoheshin edhe më tutje, edhe përkundër shpalljes së Shqipërisë si shtet ti pavarur dhe anëtare e Lidhjes së Kombeve.

Republika e Mirditës

Derisa Konferenca e Ambasadorëve po zgjidhte çështjen e kufijve të Shqipërisë dhe organizimin e pavarësisë, ne, në gjysmën e vitit 1921 nënshkruam me të parët (fisnikët,bajraktarët, m.a.) e Mirditës marrëveshjen e bashkëpunimit. Ishte paraparë formimi i shtetit të lirë të Mirditës, të cilin do ta mbronin forcat ushtarake të S.K.S. dhe interesat të cilit në botën e jashtme do ti përfaqësonte qeveria e Beogradit. Qeveria e Tiranës e shtypi këtë lëvizje, kurse ne qemë akuzuar dhe dënuar para Lidhjes së Kombeve.

VII.
PAKTI I ROMËS, PASHIQI, MUSOLINI DHE SHQIPËRIA

Pakti i Romës i janarit të vitit 1924, me frymën e tij, ua imponoi edhe Romës edhe Beogradit respektimin e pavarësisë dhe parimin e mospërzierjes në punët e brendshme të Shqipërisë, si dhe informimin e ndërsjellë rreth ngjarjeve në Shqipëri. Kjo, megjithatë nuk pengoi qeverinë italiane që të ndihmonte Fan Nolin, në qershor të vitit 1924, që të organizonte kryengritjen kundër Ahmet Zogut, dhe as qeverinë tonë, që në dhjetor të të njëjtit vit ti mundësoj Ahmet Zogut që nga territori ynë të futet në Shqipëri dhe të merrte pushtetin. As Roma, as Beogradi nuk mund t’u bënin ballë intrigave dhe kërkesave të “miqve” të shqiptarëve, të cilët kërkonin ndihmë për të ruajtur ose për të ardhur në pushtet dhe premtonin besnikëri e bashkëpunim, kurse në rastin e parë ndërronin orientimin.

VIII.
PAKTI I TIRANËS DHE GJENDJA QË KRIJOI AI

I ndjeri Pashiq duke i udhëzuar përfaqësuesit tonë për punë në Shqipëri, ju thoshte: ne dëshirojmë Shqipëri të pavarur, por edhe Shqipëri të dobët dhe të trazuar (jostabile, m.a.). Koha dëshmoi se kjo nuk ishte e mundur të mbahej (realizohej, m.a.). Shqipëria e dobët dhe e trazuar ishte e detyruar të kërkonte ndihmë dhe mbrojtje atje ku mund të gjente. Regjimi i cili ishte i rrezikuar nga Italia, na drejtohej neve, ndërsa ai të cilin ne dëshironim ta rrëzonim, kërkonte mbrojtje nga Italia.
Shqipëria e dobët dhe e trazuar (jostabile, m.a.), në vitin 1926 i kërkoi mbrojtje dhe ndihmë Italisë. Ahmet Zogu mori së pari garanci për regjimin e tij, dhe pastaj pranoi në vitin 1927 në lidhjen e një Alenace Ushtarake për 20 vjeçare, përfitoi qindra e qindra miliona lireta për punime botore, ekonomikisht dhe financiarisht e vuri Shqipërinë në zgjedhën italiane, pranoi shumë instruktorë italianë. U krijua, kështu, një raport që i ngjante shumë atij protektorati, kundër të cilit kishim luftuar në Konferencën e Paqes.
Ajo që viteve të fundit më së shumti na rrezikonte prej Shqipërie, ishte organizimi ushtarak fortifikimet ushtarake dhe aksionet irredentiste. Gjithandej e vërenimin rrezikun nga aksionet italiane dhe atë “kufirin ofensiv”, kundër të cilit patëm luftuar para aleatëve në Paris, kur patëm propozuar që Italisë ti jepej mandati në Shqipëri.
Në këtë vend është me interes të theksohet, që vetëm ne kishim protestuar dhe kishim luftuar kundër ndërhyrjes së Italisë në Shqipëri dhe në Ballkan. Asnjë vend tjetër i Ballkanit në kërë drejtim nuk na përkrahu. Dy fuqitë detare mesdhetare, Franca dhe Anglia, nuk kundërshtuan mbylljen e detit Adriatik. Për më tepër, Osten Çëmbërleni, në takimin me Musolinin në Livorno në vitin 1926, dha pëlqimin për Paktin e Tiranës. E të gjithë përfaqësuesit francezë në Tiranë vazhdimisht i jepnin këshilla mbretit Zog që të mos futej në konflikt me italianët.

PAKTI I MIQËSISË ITALO-JUGOSLLAVE I 27 MARSIT TË VITIT 1937

Italia e Jugosllavia duke ndjekur politikë miqësie njëra ndaj tjetrës, mund të merren vesh për Shqipërinë në këtë formë: Italia ka interesin e vet jetësor në Vlorë, kjo pjesë e bregdetit shqiptar nuk bën të rrezikohet prej nesh; ne këtë interes duhet ta kuptojmë dhe ta respektojmë. Interesi jetësor i Jugosllavisë është të mos jetë e rrezikuar në kufirin në drejtim të Serbisë Jugore, as nga Kosova (e populluar me shqiptarë), as nga Shkodra dhe Mali i Zi. Për këtë, pa dyshim është llogaritur, kur në protokollin e fshehtë së bashku me Paktin e Miqësisë është parashikuar që të ndërpritet fortifikimi i mëtejmë në zonat e Librazhdit e të Milotit.
Për sa i përket aksionit ekonomiko-financiar në Shqipëri, ne për këtë nuk kemi, dhe nuk dëshirojmë të investojmë mjete të veçanta. Italianët, pra, mbeten pa konkurrencë dhe pa vërejtje nga ana jonë, kuptohet me kusht që të mbeten në kufijtë e obligimit tjetër të fshehtë, të cilin para dy vjetësh e kanë marrë ndaj nesh që në pikëpamje politike, ekonomike dhe financiare nuk do të kërkojnë kurrfarë përfitimesh të posaçme, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë do ta komprometonin pavarësinë e shtetit shqiptar.
Në këtë mënyrë Pakti i Miqësisë i datës 25 mars 1937 krijoi një “modus vivendi” tolerant ndërmjet nesh dhe Italisë në territorin shqiptar, për të cilin vite më parë kemi pasur aq shumë konflikte e dyshime (mosmarrëveshje, m.a).
Është çështje tjetër, që ky qetësim, në Shqipëri, a do të mund të përballoj disa situata të rënda dhe të komplikuara në Detin Mesdhe ose në Ballkan.

RUAJTJA OSE NDRYSHIMI I STATUS QUO-së

Pavarësia e Shqipërisë është zvogëluar, por nuk është shkatërruar
Pavarësia e një shteti ndaj botës së jashtme gjithnjë është gjithnjë një koncept relativ. Duke pasur parasysh rrethanat, kjo pavarësi është më e plotë ose është më e zvogëluar. Për Shqipërinë, sot nuk mund të thuhet që politika e brendshme dhe e jashtëm është e pavarur nga Italia.
E megjithatë, ajo në bashkësinë ndërkombëtare konsiderohet si shtet i pavarur. E drejta ndërkombëtare, bregdetin shqiptar e njeh si të pavarur e jo si italian, përkatësisht e konsideron se është nën suverenitetin e një shteti Ballkanik. Italia ende nuk ka shkelur në Ballkan. Ajo ka një pjesë të sovranitetit të territorit të Zarës, por ky nuk i ofron mundësi të zgjerohet më tutje. Në Shqipëri, Italia ka ndikim, por nuk ka lirinë e aksionit sikur në territorin e saj. Shqiptarët megjithatë e kundërshtojnë ndërhyrjen e saj, i shkaktojnë vështirësi dhe e ngadalësojnë.

“Ballkani – popujve të Ballkanit”

Politika tradicionale e Serbisë është “Ballkani – popujve të Ballkanit”. Ky parim është përdorur në kohën e tij në luftë kundër Perandorisë Osmane dhe kundër Monarkisë Austro-Hungareze. Jugosllavia e përdori me sukses këtë kundër dispozitave të Paktit të Londrës, i cili e futi Italinë në Dalmaci dhe në Shqipëri. Në zbatimin e këtij parimi ne gjithmonë kemi shikuar garancinë më të mirë për paqe në Ballkan, për bashkëpunim ndërmjet popujve të Ballkani dhe për zhvillim normal të popujve ballkanas. Prania e një Fuqie të Madhe në Ballkan, janë dyer të hapura të intrigave e pushtimeve.

Zgjerimi i Italisë

A është e mundur që Italia, duke u bërë zotëruese e sovrane e Shqipërisë Jugore dhe të Mesme, të mbetet vetëm në atë brez të ngushtë bregdetar? Ne këtë nuk e kemi besuar para 20 vjetësh, kur Fuqitë e Mëdha ia ofruan Italisë Vlorën me hinterlandin. Ne këtë e kemi edhe më të vështirë ta besojmë sot, kur Italia tregon aq shumë dinamizëm e guxim në politikën e saj të jashtme.

Një precedent i rrezikshëm

Marrja e një pjese të territorit të Ballkanit nga një Fuqi e Madhe joballkanike pa kurrfarë baze etnike, për tërë popujt e Ballkanit, pra edhe për ne, është një precedent i rrezikshëm. Të tjera Fuqi të Mëdha nga drejtime të tjera mund të paraqiten me pretendime të ngjashme. Rasti i veçantë i Italisë në Shqipëri për ne është i rrezikshëm, sepse me Paktin e Londrës, me të cilin për herë të parë ju njoh Italisë, Shqipëria Jugore, po kësaj Italie i ishte njohur edhe Dalmacia Veriore. Precedenti për gjallërimin e dispozitave të Paktit të Londrës në një sektor të Ballkanit hap dyert edhe për gjallërimin e dispozitave të tjera.

Ndarja e Shqipërisë

Me rastin e vlerësimit të tërë kësaj çështjeje, duhet t ë kemi parasysh që me çdo kusht duhet të shikojmë që ti shmangemi konfliktit të hapur ose të fshehtë me Italinë. Gjithashtu duhet ta shmangim pushtimin e tërë Shqipërisë nga Italia, ngase kjo do të na rrezikonte në vendet më të ndjeshme (nevralgjike, m.a.) si në Bokë të Kotorrit e në Kosovë.
Duke pasur parasysh gjithë ç’thamë më lart, për ne ndarja e Shqipërisë mund të vinte në konsideratë vetëm si një e keqe e domosdoshme, të cilën nuk mund ta evitojmë dhe si një dëm i madh nga i cili duhet të nxjerrim përfitime të atilla aq sa është e mundur, d.m.th. prej dy të këqijave ta zgjedhim më të voglën.

KOMPENSIMET TONA

Këto kompensime gjenden në materialin e përpunuar para 20 vjetësh, kur është shtruar çështja e ndarjes së Shqipërisë.
Maksimumi që e kemi kërkuar asokohe ishte kufiri që do të shkonte përgjatë lumit të Matit dhe Drinit të Zi dhe i cili do të na jepte garanci strategjike të Malit të Zi dhe Kosovës. Gjithashtu do të duhej të siguronim luginat e Liqenit të Ohrit dhe Prespës, duke përfshirë edhe Pogradecin dhe fshatrat sllave të Malit të Thatë si dhe ato në mes të Prespës e Korçës.
Marrja e Shkodrës me këtë rast do të kishte rëndësi të madhe morale dhe ekonomike. Kjo do të na mundësonte që të bënim punime të mëdha hidroteknike dhe të përfitonim tokë pjellore për ushqimin e Malit të Zi. Shqipëria Veriore në kuadër të Jugosllavisë do të mundësonte krijimin e lidhjeve të reja të trafikut të Serbisë Veriore e Jugore me Adriatikun.
Me ndarjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për pakicën shqiptare të Kosovës, e cila në situatën e re lehtësisht do të asimilohej. Ne eventualisht do të fitonim 2-300.000 shqiptarë, por këta shumica janë katolikë, marrëdhëniet e të cilëve me shqiptarët myslimanë nuk kanë qenë asnjëherë të mira. Çështja e shpërnguljes së shqiptarëve myslimanë në Turqi do të bëhej gjithashtu në rrethana të reja, sepse nuk do të kishte kurrfarë aksionesh të forta për pengimin e tij.

Akademiku Dobrica Qosiqi u përpoq t’i pastrojë njollat nga biografia e tij

“Shpërbërja e Jugosllavisë” është raport i përpiluar nga projekti “Iniciativa e intelektualëve”, rreth të cilit janë mbledhur historianë të shumtë nga Ballkani dhe mbarë bota për të hulumtuar gjenezën e konfliktit në ish-Jugosllavi. Ky projekt ka punuar në disa grupe të ndara, të cilat kanë trajtuar aspekte të ndryshme dhe kanë përpiluar raporte të veçanta. Grupi që ka punuar raportin rreth “Shpërbërjes së Jugosllavisë” është udhëhequr nga Sabrina Ramet dhe Latinka Peroviq. Për shkak të hapësirës, “Agjencioni Floart-Press” e boton një variant të shkurtuar të ngjarjeve politike në ish YU.
Sipas legjendës, Car Lazari para Betejës së Kosovës paska parë ëndërr që po e humbiste betejën për të fituar një mbretëri në amshim. Për serbët Kosova u bë kjo mbretëria hyjnore. Mungonte vetëm mbreti. Shkrimtari Dobrica Qosiq dhe politikani i ri Slobodan Milosheviq ishin kandidatë për ta marrë fronin.
Serbët e Kosovës, të përkrahur nga kisha ortodokse,kërkonin nga Beogradi mbrojtjen e tyre nga shqiptarët.Në televizionin e Beogradit paraqiteshin gra që tregonin “hjekat” e tyre në duart e dhunuesve shqiptarë. Me këtë atmosferë të krijuar, Serbia po i tregonte synimet e saj…
Vitet tetëdhjetë kishin shumëçka në barrë. Titoja kishte vdekur. Në prill të vitit 1981 kishin shpërthyer demonstratat e shqiptarëve në Kosovë. Kisha ortodokse serbe në Serbi dhe ajo katolike në Kroaci kishin nisur të merrnin një rol të ri. Boris Kraigher dhe Tihomir Vllashkaliq kishin marrë përsipër të studionin sistemin ekonomik dhe politik. Pakënaqësi kishte që nga Triglavi deri në Vardar.
Sllovenët nuk ishin të kënaqur që duhej të paguanin taksa edhe për rajonet e pazhvilluara brenda Jugosllavisë. Shqiptarët ankoheshin për papunësinë që i kishte kapluar. Serbët ishin të shqetësuar për zgjerimin e federatës dhe kroatët me idenë e tyre për pranverën kroate.
Në Mal të Zi njerëzit janë ngritur në protesta dhe i kanë thyer dyqanet në Titograd (tani Podgoricë), kur e kanë kuptuar se u ishte shitur detergjent fals. Popullata nisi të kishte dyshime të hapura ndaj sistemit të vetëqeverisjes.
Ndërkohë, serbët e Kosovës shkonin në Beograd për të kërkuar nga udhëheqësit politikë mbrojtje nga shqiptarët.
Kisha ortodokse serbe nxiti madje edhe peticion duke kërkuar mbrojtjen e serbëve të Kosovës dhe trashëgiminië e tyre të shenjtë. Akademia e Shkencave e Serbisë e nxori memorandumin që tronditi gjithë Jugosllavinë.
Historianët serbë nisën të ndryshonin fjalët për historinë,duke thënë se Drazha Mihajloviqi nuk kishte qenë në të vërtetë aq i keq për popujt e tjerë,të cilët i kishte masakruar.
Televizionet e Serbisë nxirrnin pamjet e grave serbe që tregonin se si qenkëshkin dhunuar nga shqiptarët gjakatarë.
E gjithë kjo i tregonte synimet e Serbisë. Mungonte vetëm lideri.Ishin dy kandidatë.
I pari ishte shkrimtari Dobrica Qosiq, romani i të cilit “Koha e vdekjes” ishte bërë e adhuruar nga publiku. I dyti ishte Slobodan Milosheviq, një politikan i ri e ambicioz.
Lideri duhej të ishte si në legjendat serbe për car Lazarin. Sipas këtyre legjendave, para Betejës së Kosovës më 1389, car Lazari, udhëheqësi i ushtrisë serbe, e kishte parë një ëndërr.
Në atë ëndërr, sipas këtyre rrëfimeve, një egjëll i ishte shfaqur duke i bërë ofertë: ja ta fitonte betejën kundër turqve e të bënte një mbretëri të fortë në qiell, ja ta humbiste betejën,të vdiste si dëshmor dhe ta fitonte mbretëri të fortë në qiell.Car Lazari e paska zgjedhur këtë të dytën.
Për serbët Kosova ishte diçka e këtillë – një mbretëri hyjnore.Vetëm se pritej se kush do të jetë car Lazari i riinkarnuar. Slobodan
Milosheviqi ende nuk kishte karizmë të një lideri….

***

Një mori librash kanë parë dritën e botimit gjatë 10 VITSHIT në Serbosllavi.
Krimineli i njohur serb prof.dr. Radovan Karagjiqi, i akuzuar për krime lufte, ka shkruar romanin “Kronika e mrekullueshme e një nate”. prof.dr.Mira Markoviq, gruaja e ish të akuzuarit në Hagë Slobodan Milosheviq, në ekzilin e saj në Moskë, ku ka ikur nga drejtësia serbe, ka nxjerrë intervista të vjetra nga arka e mykur dhe prej tyre ka përgatitur një libër.
Përkrahës besnik të Mira Markoviqit, e cila në Serbi mban edhe titullin aspak përkëdhelës “shtriga e kuqe”, kanë prezantuar ditë më parë në Beograd veprën e saj me titullin vërtet gjenial “Ruajeni këtë libër”. Po ashtu me një libër në opinionin serb është paraqitur edhe shkrimtari nacionalist Akademik Dorica Qosiq.“Kosova” quhet libri i Dobrica Qosiqit. Botuesi ka njoftuar me krenari se brenda dy javësh janë shitur 30.000 mijë ekzemplarë. Autori senil 83 -vjeçar në librin e tij propozon ndarjen territoriale dhe etnike të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve.
Kthimin e tërë Kosovës nën kontrollin serb, Qosiq e hedh poshtë, sepse, sipas tij, krahina e Kosovës me 90 % shqiptarë, e cila që nga viti 1999 administrohet nga Organizata e Kombëve të Bashkuara, do të ishte “një kancer për Serbinë”. Sipas Dobrica Qosiqit në çështjen e Kosovës nevojitet një kompromis historik i palëve në konflikt.
Me atë rast “e drejta historike serbe” duhet t’ia lëshojë rrugën “të drejtës etnike shqiptare”. Me fjalë të tjera: në Kosovë gjenden disa manastire të rëndësishme serbe(Manastiri I Deçanit,Patriakana e Pejës,Manastiri I Graçanicës etj), por numerikisht shqiptarët janë në epërsi.
Dobrica Qosiq kërkon që kishat dhe manastiret serbe, të cilat janë ndërtuar në Mesjetë në kuadër të lulëzimit religjioz dhe kulturor të shtetit serb, të kenë status eksterritorial si republika u murgjëve Athos në Greqi.

RACISTI  DOBRICA QOSIQ

Grindja absurde mbi të drejtën e “atij që ka lindur i pari” në Kosovë, e cila zhvillohet mes historianëve serbë dhe shqiptarë, nga ana e Qosiqit vazhdohet me këmbëngulje. Historianët serbë përfaqësojnë tezën se fiset malore shqiptare u shpërngulën në Kosovë tek në shekullin e 17-të në rrjedhën e fushatave pushtuese të turqve. Historianë shqiptarë, por edhe studiues ndërkombëtarë, kundërpërgjigjen se serbët kanë populluar Ballkanin (dhe Kosovën) në shekullin e 6-të dhe të 7-të. Shqiptarët e konsiderojnë veten pasardhës të ilirëve, të cilët në lashtësi mendohet të kenë jetuar në Kosovën dhe në Shqipërinë e sotme – para marshimit të sllavëve. Meqë burimet historike janë të errëta dhe dëshmitë shkrimore mungojnë, të dy palët e interpretojnë historinë në favor të tyre, duke propaganduar të drejtën paraprake për sundim në Kosovë.
Për këtë qëllim edhe gënjeshtrat më të tmerrshme ngriten në argumente. Kështu kryeministri serb Vlada Gjorgjeviq në trajtesën e tij raciste “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha” (Leipzig, 1913) shkroi se shqiptarët atij ia kujtonin “njerëzit e lashtë, të cilët flinin në degë lisash, ku mbaheshin me bishtat e tyre”. Gjatë evolucionit, kur njeriu zbriti nga lisat, bishti i tij u rrudh, “kështu që njerëzve të sotëm u ka mbetur vetëm një gjurmë e vogël prapa. Vetëm në mesin e shqiptarëve duket që në shekullin e 19-të të ketë pasur njerëz me bisht”.
Në këtë traditë shkruan edhe Dobrica Qosiq. Në librin e tij ai nënvizon se ndarja etnike e Kosovës është e detyrueshme, sepse shqiptarët paskëshin “veçori antropologjike”. Po ashtu, sipas tij, Kosova, për shkak të islamizimit të shpejtë, na qenkësh bazë për rekrutimin e luftëtarëve të “Al-Kaidës”. Fakt, ndërkaq, është se në shoqërinë shqiptare të Kosovës feja islame luan një rol të dorës së dytë. Kryengritja e armatosur e UÇK-së kundër shtetit shtypës serb nuk ka qenë e motivuar nga feja. Ideologjinë e saj UÇK e ushqente nga nacionalizmi etnik. Edhe një argument tjetër: rreth 30 për qind e 6 milionë shqiptarëve në Ballkan janë të krishterë ortodoksë dhe katolikë.

I përkëdheluri i Marshalit Jugosllavë Josip Broz Titos

Që teoritë e komplotit, të cilat i tjerr Dobrica Qosiq, ende kanë mbështetës në Serbi, këtë e tregon vëmendja që u kushtohet librit të tij në Beograd. Sapo u botua vepra e Qosiqit, disa politikanë serbë, mes tyre edhe ish-kryeministri Zoran Zhivkoviq, u shprehën për ndarjen e Kosovës. Qeveria e kryeministrit Vojislav Koshtunica së paku zyrtarisht këmbëngul në një plan decentralizimi për Kosovën, i cili faktikisht synon ndarjen territoriale.
Shkrimtari Dorica Qosiq ende e sheh veten si “baba të kombit serb”. Pas romaneve të para, ku ai përshkruante luftën partizane dhe luftën e tmerrshme vëllavrasëse të çetnikëve nacionalistë serbë me komunistët, autori më i lexuar i Serbisë përkëdhelej nga Lidhja Komuniste si poet laureatus. Diktatori jugosllav Josip Broz Tito me qejf e merrte komunistin e zjarrtë në udhëtimet e tij me anije nëpër Adriatik.
Kur në fund të viteve 1960 marshali jugosllavë Josip Broz Tito dënoi represionin serb në Kosovë dhe i largoi nga puna disa përgjegjës – mes tyre edhe ministrin e Brendshëm Aleksander Rankoviq, Dobrica Qosiq u largua nga partia komuniste jugosllave.
Nën maskën e disidentit ai u bë burim nocionesh për nacionalistët. Kështu në vitin 1977 Dobrica Qosiq deklaroi: “Ky popull ka një ekzistencë tragjike, sepse ka luftuar për bashkim dhe ka përjetuar ndarjen; ka luftuar për republikën dhe ka fituar monarkinë; ka synuar lirinë dhe ka përfunduar në diktaturë; ka luftuar për vlerat europiane dhe për përparim dhe ka mbetur njëri ndër popujt më të prapambetur në Ballkan”.
Ky mesazh arriti efektin. Në ambientet e tymosura të hotelit “Moskva” në Beograd dhe në rezidencën e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU) në rrugën Knez Mihajlova shumë intelektualë mendonin dhe skiconin kufijtë për Serbinë e Madhe. “Serbët fitojnë të gjitha luftërat dhe humbin përherë në paqe”, -ishte ankuar Akademi Dobrica Qosiq.
Përmes një indiskrecioni në vitin 1986 në media kishte depërtuar Memorandumi i Akademisë mbi gjendjen e popullit serb. Manifesti nacionalist i shërbeu liderit të ri të komunistëve Slobodan Milosheviq si doracak për politikën e tij agresive në vitet 1990 kundër popujve të tjerë të Jugosllavisë.
Dobrica Qosiq, i cili konsiderohet si udhërrëfyes i luftërave në Kroaci dhe Bosnjë, është njëri nga autorët e Memorandumit dhe e shihte Milosheviqin si shpëtimtar të kombit serb.

Sharmet e diktatorëve serbosllavë

Në pranverë 1992 Qosiq u ligështua nga sharmi i Milosheviqit dhe u zgjodh president i Jugosllavisë së cunguar. Një vit më vonë Milosheviqi e përzuri “Tolstoin serb” – gjoja për shkak të planeve për puç. Atë kohë Qosiq bëri një parashikim profetik: “Sot Milosheviqi është një dukuri anakronike. Frikësohem se misioni i tij do të përfundojë tragjikisht, si në pikëpamje nacionale ashtu dhe në atë personale”.
Në vitet 1990 Dobrica Qosiq u përpoq t’i pastrojë njollat nga biografia e tij. Ai u bë anëtar i lëvizjes studentore “Otpor”, e cila ndikoi dukshëm në rrëzimin e diktaturës së Sllobodan Miloshviqit, kritikoi regjimin dhe mbështeti opozitën. Edhe sot në moshë të thyer Qosiq mban kontakte të ngushta me përfaqësuesit më të lartë të shtetit.
Kur në fillim të korrikut u bë inaugurimi i presidentit të ri serb prof.dr.Boris Tadiq, Dobrica Qosiq ishte në rendin e parë të mysafirëve. Me Akademik prof.dr. Lubomir Tadiqin, babain e kryetarit të tanishëm të Serbisë, Akademik Dobrica Qosiq ,Akademik Antonije Isakoviq i takon rrethit të ideologëve të çështjes serbe.

KUSH ËSHTË ILIJA GARASHANIN ?

Ilija Garashanin kultivues i Doktrinës së shejt serbe, përgaditi platformen në vepren famkeqe “ Naçertanje ”, e cila bazohej në programin e shfarosjës dhe dëbimit të shqiptarve me dhunë. Pasardhësit e Garashaninit si Pashiqi, kral Nikolla, Çubrilloviqi, Andriqi, Rankoviqi, Mugosha, Tempo, Joviçi, Trajkoviçi, Millosheviçi … këto forma të luftës me shqiptarët etnik të Kosovës arriten t’i adaptojnë, mvarësisht prej rjedhave politike në botë, dhe vazhduan etnocidin që mund të merret si shembull më flagrant i aplikimit të fashizmit të heshtur që veproj në formë institucionale, pa ndonjë reagim serioz nga jashtë. Kjo politikë fashiste dhe shfarosëse ndaj shqiptarëve, mund të jetë si moster e krimit të organizuar shtetëror, gjithnjë duke u mbështetur dhe vepruar në kuadër të institucionit. Urrejtja patologjike e tyre ndaj një populli të pafajshëm, e ka gjenezën thellë në shpirtin dhe qenjen e okupatorëve karpatian.

KUSH ËSHTË VASO QUBRILLOVIQI ?

Vaso Qubrilloviq, ( Vaso Čubrilović) lindi më 14 janar të vitit 1897 në Bosanska Gradishka në Bosnje dhe vdiq më 11 qershor të vitit 1990 në Beograd, Serbi, ishte historian, politikan dhe akademik jugosllav, i dekoruar me dekoratën e federatës Jugosllave për praktikimin e Doktrinës së shenjt serbe.
Qubrilloviq ishte një nga studiuesit jugosllav që kanë kryer studime për zhdukjen e shqiptarëve. Studimi i tij njihet me emërtimin Dëbimi i shqiptarëve (në origjinal deportimi i arnautëve).Dr. Vaso Čubrilović ka qenë këshilltar i regjimit monarkist gjatë Luftës së Dytë Botërore, pastaj ministër, akademik, drejtor i Institutit të Ballkanologjisë dhe anëtar i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë pas Luftës së Dytë Botërore.
Memorandumi i tij “Dëbimi i shqiptarëve” që iu paraqit qeverisë mbretërore të Stojadonoviç-it më 7 mars 1937, ka shërbyer dhe shërben edhe sot e kësaj dite si platforma kryesore për spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë.
Problemi i shqiptarëve në jetën tonë kombëtare dhe shtetërore nuk është ngritur dje. Ai ka luajtur një rol madhor në jetën tonë në Mesjetë, por rëndësia e tij bëhet edhe më vendimtare në fund të shekullit të XVII-të, në kohën kur masa të popullit serb u zhvendosën në veri të territoreve të tyre stërgjyshore të Rashkës dhe u zëvendësuan nga malësorët shqiptarë. Këta të fundit gradualisht zbritën nga malet e tyre poshtë në fushat pjellore të Metohisë dhe Kosovës. Duke depërtuar në veri, ata u shpërndanë në drejtimin e Moravës së jugut dhe të perëndimit dhe, duke kaluar Malet e Sharrit, zbritën drejt Pologut dhe, që këtej, në drejtim të Vardarit. Në këtë mënyrë, aty nga shekulli i XIX-të, u formua një trekëndësh shqiptar, një pykë me bazën në boshtin Dibër-Rogozna që u fut thellë në territoret tona, duke arritur Nishin, dhe i ndau territoret tona të vjetra të Rashkës, Maqedonisë dhe Luginës së Vardarit.
Kjo pykë shqiptare e banuar nga elementët anarkistë shqiptarë pengonte çdo lidhje të fortë kulturore, arsimore dhe ekonomike midis territoreve tona veriore dhe jugore në shekullin e XIX-të. Kjo ka qenë arsyeja kryesore pse Serbia ka qenë e pastabilizuar, deri në vitin 1878, kur ajo mundi të vendoste dhe të mbante lidhje të vazhdueshme me Maqedoninë përmes Vranjës dhe Malit të Zi të Shkupit, të ushtronte influencën kulturore dhe politike në Luginën e Vardarit. Kjo gjë pritej të ndodhte për shkak të lidhjeve të favorshme gjeografike dhe rrugore dhe traditave historike në këto zona. Megjithëse bullgarët e kanë filluar jetën e tyre shtetërore më vonë se serbët, në fillim ata patën sukses më të madh. Kjo shpjegon përse ka ngulime të përhershme sllavësh të jugut nga Vidini në veri deri në Ohër në jug. Serbia filloi të këpuste copa të kësaj pyke shqiptare që gjatë rebelimit të parë, duke dëbuar banorët shqiptarët që ishin më në veri nga Jagodina.
Falë koncepteve të gjera shtetërore të Jovan Ristiçit, Serbia këputi një copë tjetër të kësaj pyke pas aneksimit të Toplicës dhe Kosanicës. Në këtë kohë, rajonet midis Jastrebacit dhe Moravës jugore qenë spastruar në mënyrë radikale nga të gjithë shqiptarët.
Nga viti 1918 e këtej ka qenë detyra e shtetit tonë të tanishëm të shkatërrojë mbeturinat e këtij trekëndëshi shqiptar. Ai nuk e bëri këtë gjë. Ka disa arsye për këtë, por ne do të përmendim vetëm më të rëndësishmet prej tyre :
  1. Gabimi kryesor i autoriteteve në fuqi në atë kohë është se, duke harruar se ku ndodheshin, ata deshën t’i zgjidhnin të gjitha problemet madhore etnike të Ballkanit të turbulluar dhe të gjakosur me metodat Perëndimore. Turqia solli në Ballkan zakonet e Sheriatit, sipas të cilave, fitorja në luftë dhe pushtimi i një vendi të jep të drejtën e jetës dhe të pronës mbi subjektet që e banojnë. Bile edhe të krishterët e Ballkanit mësuan nga turqit se jo vetëm pushteti dhe sundimi shtetëror, por edhe shtëpijat e pronat janë të fituara apo të humbura si shpërblim. Koncepti i raporteve të pronësisë private mbi tokën në Ballkan u zbut në një farë shkalle nëpërmjet ligjeve, urdhëresave dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare të lëshuara nën presionin e Evropës, por ky koncept ka qenë në një farë shkalle leva kryesore e shtetit turk dhe e shteteve të Ballkanit deri në ditën e sotme. Nuk kemi nevojë t’i referohemi një të kaluare të largët. Ne do të përmendim vetëm disa raste të kohëve të fundit, shpërnguljen e grekëve nga Azia e Vogël në Greqi dhe të turqve nga Rumania në Turqi. Ndërsa të gjithë shtetet e Ballkanit që nga viti 1912 i zgjidhën ose janë në rrugën e zgjidhjes së problemeve të pakicave kombëtare me anë të shpërnguljeve masive, ne kemi mbetur në metodat e ngadalshme dhe të ngathëta të kolonizimit gradual. Rezultatet e kësaj kanë qenë negative. Që kjo është kështu e tregojnë më së miri statistikat nga 18 distriktet që përfshijnë trekëndëshin shqiptar. Nga këto shifra del se në këto krahina shtimi natyral i popullsisë shqiptare është më i madh se rritja totale e popullsisë sonë nga shtimi natyral plus banorët e rinj (nga 1921 deri më 1931 popullsia shqiptare u rrit 68.060, ndërsa ajo serbe tregon një rritje prej 58.745, një diferencë prej 9.315 vetësh në dobi të shqiptarëve). Duke marrë parasysh karakterin e vështirë të shqiptarëve, rritjen e theksuar të numrit të tyre dhe vështirësitë gjithnjë në rritje të kolonizimit me metodat e vjetra, me kalimin e kohës ky çpërpjestim do të bëhet edhe më i madh dhe eventualisht do t’i japë fund kolonizimit tonë që nga viti 1918 e këtej.
  2. Bile edhe metoda e kolonizimit gradual nuk u aplikua si duhet. Akoma më keq, në një problem kaq të rëndësishëm, nuk ka pasur një plan të përcaktuar shtetëror, në të cilin do të aderonte dhe të cilin do ta aplikonte çdo qeveri dhe regjim. Puna është bërë me ndërprerje, me hope, çdo ministër i ri çbënte atë që kishte bërë parardhësi, ndërkohë që vetë nuk krijonte asgjë të qëndrueshme. Qenë shpallur ligje dhe rregullore, por edhe ashtu të dobëta, siç ishin ato nuk zbatoheshin. Disa persona, sidomos deputetë nga krahina të tjera, kur nuk arrinin të siguronin mandatin në krahinën e tyre, shkonin në jug dhe merrnin me të mirë elementët jo nacionalë për të siguruar mandatin, duke sakrifikuar në këtë mënyrë interesat kombëtare dhe shtetërore. Aparati i kolonizimit ishte jashtëzakonisht i kushtueshëm, i fryrë dhe i ngarkuar me njerëz që ishin jo vetëm inkompetentë, por shpesh ishin pa skrupull, kështu që veprimtaria e tyre përbën vërtet një problem të veçantë. Më në fund, mjafton të mbledhim shumat e mëdha që ka investuar shteti për kolonizimin dhe ta pjesëtojmë rezultatin me numrin e familjeve të vendosura, për të provuar se sa e kushtueshme ka qenë vendosja e një familjeje të re që kur ka mbaruar lufta, pa marrë parasysh nëse këto shpenzime janë bërë nga kolonët vetë apo nga shteti. Po ashtu, do të jetë interesante të krahasojmë shumat e paguara për shpenzimet personale dhe ato për materialet e përdorura nga kolonizimi ynë. Serbia ndaj këtij problemi ka patur qëndrime krejt të ndryshme në të kaluarën. Karageorge gjatë kryengritjes së parë, sikundër Milloshi, Mihajllo dhe Jovan Ristiç nuk kanë patur një ministri të veçantë për reformën e tokës, inspektorë të përgjithshëm të tokës ose ndonjë aparat të kushtueshëm.
  3. Madje edhe ato pak mijë familje që u vendosën pas luftës nuk u ngulën aty ku ishin vendosur. Ka patur më shumë sukses në Kosovë, sidomos në Luginën e Llapit, ku Toplicanët hynë nga veriu në jug. duke u marrë vesh vetë midis tyre. Ngulimet tona më të vjetra dhe më të qëndrueshme, me elementë nga krahinat tona të ndryshme, u vendosën pikërisht atje. Në Drenicë dhe Metohi ne nuk patëm sukses. Kolonizimi nuk duhej të ishte bërë kurrë vetëm me malazezët. Nuk mendojmë se ata janë të përshtatshëm si kolonë për shkak të plogështisë së tyre baritore. Kjo mund të thuhet vetëm për gjeneratën e parë. Gjenerata e dytë është krejt tjetër, më aktive dhe më praktike. Fshati Petrovo në Miroc, sipër Danubit, fshati më i avancuar në Krahinë, është i banuar pa përjashtim me malazez. Sot në Serbi ka mijëra biznese të përparuara, sidomos në Toplicë dhe Kosanicë, që kanë qenë krijuar nga malazezët, të cilët janë përzier me elementë më të përparuar. Kjo vlen sidomos për Metohinë, ku zakonet e vjetra, duke qenë të bazuara direkt në origjinën e tyre stërgjyshore, kanë mundur të mbijetojnë. Një vizitë në kafenetë e Pejës është e mjaftueshme për të bindur çdo njeri për këtë. Kjo është arsyeja përse kolonizimi ka patur kaq pak sukses në të gjithë Metohinë. Duhet pranuar, nga ana tjetër, se këto koloni ishin vendosur shumë keq, në një tokë jopjellore, të mbuluar me shkurre, dhe mbi të gjitha pa asnjë agregat të domosdoshëm bujqësor. Këtyre kolonive u duhej dhënë më shumë ndihmë se të tjerave për shkak se ishin të përbëra nga elementi më i varfër malazez.
  4. Padyshim, shkaku kryesor që kolonizimi ynë pati pak sukses në këto rajone është fakti se tokat më të mira mbetën në duart e shqiptarëve. E vetmja rrugë e mundshme për kolonizimin tonë masiv të këtyre rajoneve është t’u marrim tokën shqiptarëve. Pas luftës, në kohën e rebelimit dhe të veprimtarisë së kryengritësve, kjo do të mund të arrihej lehtë duke dëbuar një pjesë të popullsisë shqiptare në Shqipëri, duke mos legalizuar uzurpimin e tyre dhe duke blerë kullotat e tyre. Këtu ne duhet të kthehemi përsëri tek gabimi i madh i konceptit tonë të pasluftës lidhur me të drejtën e posedimit të tokës. Në vend që të përfitonim nga koncepti i vetë shqiptarëve lidhur me pronësinë e tokës që ata kishin uzurpuar (vështirë që ndonjëri prej tyre të ketë pasur tapi të dhëna nga turqit, përveç për tokat e blera, për të keqen e shtetit dhe kombit tonë), ne jo vetëm i legalizuam të gjitha këto uzurpime, por ç’është më e keqja i mësuam shqiptarët me idetë evropiano-perëndimore lidhur me pronësinë private. Më përpara ata as që mund të kishin ide të tilla. Në këtë mënyrë, ne u dhamë vetë atyre një armë për të mbrojtur veten, për të mbajtur tokat më të mira për veten dhe për ta bërë të pamundshëm nacionalizimin e një prej rajoneve më të rëndësishme për ne.
Nga e gjithë kjo del se metodat e politikës sonë të kolonizimit në jug deri në ditën e sotme nuk kanë dhënë rezultatet që ne do të duhej të kishin arritur dhe të cilat po na imponohen vetiu si domosdoshmëria më e madhe shtetërore.

KUSH ËSHTË IVO ANDRIQI ?

Ivo Andriqit lindi në Dolac, Travnik, në Bosnje, me 9 tetor 1892 e vdiq, mbas nji hiktusi cerebral, me 13 marc 1975 në Beograd. . Kur ishte i vogël, familja e tij u shpërngul në Vishegrad. Përfundon shkollën e mesme në Sarajevë e në 1912 regjistrohet në Universitetin e Zagrebit e mandej vazhdon studimet edhe në Vjenë.
Debutoi në letersi në nji libër me titull «Poezia e re kroate» ku u paraqitën edhe poetë të tjerë. Mw vonë wshtw shkrimtari Cërnjanski ai qw e drejton poetin e ri serb drejt problemeve të letersisë e të politikës. Bwhet antar i grupit «Mlada Bosna» (Bosnja e re) qw organizon dhe kryen atentatin ndaj Arqidukës Franc Ferdinand në Sarajevë. Në vjetin 1914 arrestohet për propagandë politike kundra Perandorisë Austro-hungareze. Dërgohet në Split e prej aty në Shibenik e në nwntor të atij viti në Maribor ku dënohet me arrest shtëpie. Kësaj periudhe i përkasin edhe dy poezitë «Shëtitja« e «1914» të Andriqit 22 vjeçar. E para i kushtohet dy vajzave, Eugenija Gojmeracit prej Zagrebit e Halina Irzkowskit prej Krakovjes, qw lanë gjurmë në jetën e rrëfimtarit të ardhshëm, i cili në 1961 do të nderohej me çmimin Nobel.
Prej 1920-1921 punon si sekretar ambasadet në Romë. Ndërkaq mbron doktoratin pranë Universtitetit të Gracit e vazhdon karrierën diplomatike në ambasadat jugosllave në Bukuresht, Grac, Madrid, Zhenevë. Mbas pushtimit të Beogradit prej gjermanëve në 1941, jep dorëheqjen prej ambasadës në Berlin e kthehet në Jugosllaví.
Në poezinë e Andriqit ndihet nji dhimbje qi me kalimin e kohës bâhet gjithmonë e mâ e fortë. Humbja për te wsht nji shkak për me u ringjallë e me shkue drejt fitores. Ndërsa melankonija e vetmia janë vetëm shprehje të luftës së mbrendshme kundra kohës e njerzve. Ndër prozat mâ të mira të këtij auktori përmendim triologjinë «Ura mbi Drin», «Kronika e Travnikut», «Zonjusha» (1945) si edhe «Tregimet e Bosnjës».

KUSH ISHTE DOBRICA QOSIQ ?

Letrari, akademiku dhe ish-kryetari i RFJ-së, Dobrica Qosiq vdiq  në moshën 93-vjeçare në Beograd(18 maj 2014).
Qosiq i njohur si “babai i kombit serb” ka shkruar romane, ese, dhe ka qenë hartues i planeve kombëtare për popullin e vet.
Akademiku Dobrica Qosiq ishte edhe ideator i politikave të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës me Memorandumin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë të vitit 1986.
Ai ka përkrahur hapur regjimin e diktatorit sewrb Sllobodan  Milosheviq dhe gjenocidin e Prof.Dr.Radovan  Karaxhiqit dhe  gjeneralit serb të Bosnjës Ratko Mladiqit në Bosnjë dhe Kroaci.
Akademi  Dobrica Qosiq mbetet i njohur me fjalorin tij nacionalist. Ai, pasi u largua nga politika ishte angazhuar për ndarje të Kosovës.
Në paraqitjen e fundit të tij publike, ai kishte deklaruar se me Kosovën është e kot të merret më pasi ajo është e humbur.
Dobrica Qosiq: Çështja e Kosovës është kryer, s’është më “krahina jugore e Serbisë”

KUSH ISHTE SLLOBODAN MILLOSHEVIQ ?

Biografia e ish- presidentit të Serbisë dhe Jugosllavisë së mbetu, i cili sot vdiq në Hagë
Sllobodan Miloseviq ka lindur në Pozharevc të Serbisë, me 20 gusht të vitit 1941. Në vendlindje ka kryer shkollën fillore dhe gjimnazin. Ndërsa fakultetin e drejtësisë e ka mbaruar në vitin 1964 në Beograd.
Me politikë filloi të merret qysh i ri. Anëtar i Partisë Komuniste ishte që prej vitit 1959. Për vite të tëra ka kryer shërbime të ndryshme në Komitetin e komunistëve të Beogradit.
Për pesë vjet me radhë Sllobodan Millosheviq ishte drejtori i përgjithëshëm i sipërmarrjes “Tehnogas”, e më vonë edhe kryetar i Bankës së Bashkuar të Beogradit, ku ishte deri në vitin 1983.
Një vit më vonë, Millosheviqi zgjidhet për kryetar të Lidhjes së komunistëve të Beogradit. Ndërsa në maj të vitit 1986, emrohet kryetar i Kryesisë së Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Serbisë.
Pas paraqitjes së tij në Fushë të Kosovës, dhe fjalisë së famshme, se popullin serb nuk guxon ta rrahë askush, Millosheviqi fiton simpati të jashtëzakonshme të Serbëve. Nga Kosova nisen valë të mëdha të protestave, të cilat kulmin e arrijnë në 600 vjetorin e Betejës së Kosovës, në vitin 1989.
Burimet serbe thonë se në këtë miting, ishin mbledhur më shumë se dy milionë njerëz. Dy vjet më parë, në vitin 1987, Millosehviqi ishte zgjedhur për kryetar të Kryesisë së Serbisë. Në të njëjtin vit suprimohet autonomia e Kosovës, ndërsa në vitin 1990 edhe Kuvendi i Kosovës.
Në vitin 1990, Millosheviqi zgjidhet si kryetar i Partisë Socialiste, e cila u krijua me shkrirjen në të të Lidhjes Komuniste dhe Lidhjes Socialiste të Popullit Punonjës.
Në zgjedhjet e para shumëpartiake, në dhjetor të vitit 1990, Millosheviqi fiton mbi 65 përqind të votave dhe zgjidhet për president të Serbisë.
Pas shkatërrimit të Jugosllavisë, dhe fillimit të luftërave të përgjakshme në Kroaci, e më vonë edhe në Bosnje – Hercegovinë, në dhjetor të vitit 1992, Millosheviqi rikonfirmon postin e tij të presidentit të Serbisë, por kësaj radhe me rreth 53 përqind të votave.
Për president të Jugosllavisë së mbetur, ai është zgjedhur në vitin 1997, ku ishte deri në humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2000. Me pesë tetor të këtij viti Millosheviqi përfundimisht pranon humbjen prej Vojisllav Koshtunicës.
Me një prill të vitit 1991, Millosheviqi arrestohet në Beograd. Ndërsa me urdhërin e Qeverisë serbe, me 28 qershor, ekstradohet në Hagë, ku me 27 maj të vitit 1999, është bërë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë. Më vonë Millosheviqi akuzohet për krime edhe në Kroaci dhe gjenocid në Bosnje – Hercegovinë.
Gjykimi kundër Millosheviqit në Hagë ka filluar me 12 shkurt të vitit 2002. Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë e Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje – Hercegovinë, ka zgjatur deri me 25 shkurt të vitit 2004. Mbrojtja e tij ka filluar me në fund të gushtit të këktij viti.
Gjykimi kundër Millosheviqit është ndërprerë me dhjetëra herë për shkak të problemeve kardiovaskolare dhe tensionit të lartë të gjakut. Me 22 shkurt, Milloshviqi ka deklaruar se nuk është në gjendje të vazhdojë marrjen e dëshmitarëve në pyetje, ndërsa me 24 shkurt refuzohet kërkesa e tij për shërim në Rusi. Me 11. mars  2006 në ora 9:30, u gjet i vdekur në qelinë e tij.

No comments:

Post a Comment