2017-03-02

Shkruan Flori Bruqi : Vendimi i Gjykatës në Francë për gjeneralin shqiptar Ramush Haradinajn , është abuzim me drejtësinë ndërkombëtare


Sot kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj do të dalë para gjykatës franceze në Colmar.

Në këtë seancë pritet të merret vendimi për lirimin apo ekstradimin e tij në Serbi.

E për ta përcjellë seancën e sotme, shumë shqiptarë janë mbledhur para dyerve të gjykatës të cilët po presin lajme të mira për liderin Haradinaj.

Sipas fotoreporterit të Indeksonline, Blerim Uka, në Colmar sikurse edhe gjatë dy seancave të kaluara gjyqësore, nuk po mungojnë as personalitete nga Kosova që kanë shkuar enkas për Haradinajn.

Aty janë parë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe karateisti Enver Idrizi.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit në vitin 2004.

Gjykata franceze, në seancën e mbajtur më 9 shkurt, nuk vendosi përfundimisht për këtë rast, duke e lënë Haradinajn nën masën e lirimit me kusht dhe duke e shtyrë vendimin për datën 2 mars 2017 .



(AP Photo / Jean-Francois Badias)


Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që nga muaji janar i këtij viti, po mbahet në Francë pas një urdhërarresti të Serbisë të proceduar nga Interpoli. Vetë Haradinaj, në vijimësi ka deklaruar, se ai është peng i politikës.

Ndërkaq spektri politik në Kosovë, kryesisht ai opozitarë, ndalimin e  Ramush Haradinajt në Francë për llogari të Serbisë, e ka komentuar si një kërcënim për çështjen e Demarkacionin dhe Asociacionin.

Ndërkaq pozita e ka mohuar një gjë të tillë, ndërkohë që nuk është marrë asnjë masë reciproke ndaj Serbisë, e cila botërisht dihet se ka kryer gjenocid në Kosovë.

Në këto rrethana, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pak ditë më parë, mblodhi Këshillin Drejtues në një takim të jashtëzakonshëm, për të diskutuar rreth mbajtjes së liderit të partisë, Ramush Haradinajt në Francë.

Në një konferencë për media pas mbledhjes, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi se Këshilli Drejtues shpreh shqetësimin e tij për ndaljen apo kidnapimin politik të kryetarit Ramush Haradinaj.

Gjithashtu, ai tha se Këshilli Drejtues i bën thirrje autoriteteve kosovare që të reagojnë lidhur me këtë rast, por jo siç kanë bërë deri më sot.

 Sipas tij, ky proces nuk ka të bëjë me individin por ka të bëjë me Kosovën. “Kryetari i AAK-së zt.Ramush  Haradinaj është ndaluar në Francë pas ndërhyrjes së Serbisë dhe në bashkëpunim me kundërshtarët e Kosovës.

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, 2 mars 2017, Francë"Haradinaj duhet të qëndrojë në Francë nën mbikëqyrje gjyqësore, derisa rasti i tij është duke u studiuar"




Një gjykatë franceze në Colmar ka vonuar vendimin për ekstradimin e mundshëm të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Serbi, i cili është i ngarkuar për krime lufte.


“Gjykata e Apelit në qytetin verilindor të Colmar , tha të enjten se ka rënë dakord me kërkesën e prokurorit për më shumë informacione. Rasti do të shqyrtohet sërish më 6 prill 2017 ”, shkruan më tej media ndërkombëtare Associated Press.

Sipas një vendimi të mëparshëm, Haradinaj duhet të qëndrojë në Francë nën mbikëqyrje gjyqësore, derisa rasti i tij është duke u studiuar.

AP thotë se qeveria e Serbisë ka kërkuar ekstradimin e Haradinajt, i cili është arrestuar në janar në Francë me urdhër-arrest serb.

“Arrestimi i tij ka shkaktuar zemërim tek ligjvënësit e Kosovës, të cilët e kanë quajtur të skaduar këtë urdhër-arrest dhe kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian për të ndërhyrë dhe për të siguruar lirimin e tij. Haradinaj, një luftëtar guerilas në luftën e viteve 1998-1999 e Kosovës për pavarësi nga Serbia, ishte pastruar për krime lufte nga gjykata e Hagës”, përfundon shkrimin Associated Press.

Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zt. Ramush Haradinaj porosi Aleksandër Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit nga Franca: Do t'iu përgjigjemi sikur në vitin 1998


Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, pas shtyrjes së vendimit nga Gjykata e Colmar-it iu është drejtuar bashkatdhetarëve atje.

Haradinaj ka thënë se krerët e shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, Tomislav Nikoliq dhe Ivica Daçiq, gjithmonë do ta kenë përgjigjen e njëjtë nga shqiptarët, atë të vitit 1998.

“Unë veç i kam bërë dy muaj këtu, e po dua të ju them që edhe pse është një situatë jo e mirë jam ndi shumë i përkrahur, shumë i nderuar prej popullit, prej bashkatdhetarëve. Ne e kemi dhënë një betim si shqiptarë, e Vuçiqit, Nikoliqit e Daçiqit atë përgjigje që ua kemi dhënë në '98-n atë kanë me marrë gjithë prej shqiptarëve. Kanë me u mësua të gjithë me jetua me shqiptarët e me të drejtën e shqiptarëve sepse jemi në të drejtën tonë”, është shprehur Haradinaj.

Ai më tej ka treguar se kur do të mbahet seanca e radhës dhe kur do të merret vendimi.

“Gjykata vendosi që të kërkoj më shumë shpjegime në disa pika prej Serbisë. Ky vendim po tregon se është lojë politike. Ia kemi jep shansin ligjit, por për fat të keq politika i ka futur duart thellë në këtë temë. Unë do të mbetem këtu deri më 6 prill, ashtu po thonë, pasi deri më 31 mars i kanë dhënë kohë Serbisë që t’i dërgoj ato shpjegime. Ndërsa më 6 prill ballafaqohemi edhe një herë me prova e me fakte, e tek pastaj vendimi kah gjysma e prillit”, ka deklaruar Haradinaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e seancës përfundimtare për Ramush Haradinaj edhe për një muaj.

Vendimi i Gjykatës në Francë  është abuzim me drejtësinë ndërkombëtare 

“Vendimi është i palogjikshëm, dhe krejtësisht i pakuptueshëm. Është e habitshmë se si autoritetet gjyqësore të Francës, janë vënë në shërbim të ish bashkëpunëtorëve të Millosheviqit, të cilët përmes Haradinajt po e provokojnë rëndë stabilitetin dhe paqen në Kosovë”.

AAK ka shrpehur dyshime se shtyrja e vendimit për lirimin e Haradinajt, është përpjekje e drejtpërdrejtë për menjanimin politik të tij.

“Ne jemi të bindur se Haradinaj do të lirohet, sepse të ashtuquajturat dëshmi të Serbisë kundër tij, janë trillime dhe shpifje ordinere, por autoritetet franceze duhet ta kuptojnë se drejtësia e vonuar është padrejtësi, dhe ato po e vonojnë drejtësinë në rastin Haradinaj”.

Gjykata e Colmarit në Francë ka marrë vendim që seanca ndaj ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj të shtyhet për datën 6 prill.

Haradinaj është ndaluar nga autoritetet franceze më 4 janar, bazuar në një fletë-arrest të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe komandanti i Zonës së Dukagjinit, akuzohet nga Serbia për krime lufte, që nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë, pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.


Lahi Brahimaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka thënë se shteti shqiptar ka treguar më shumë interes për lirimin e Ramush Haradinajt se institucionet e Kosovës.

Ai ka deklaruar se pret që Haradinaj të lirohet, ndërsa ka theksuar se për bindjen e tij Ramush Haradinaj është pengesë për kthimin e Serbisë në Kosovë në forma të ndryshme, ndaj edhe po përballet me procese të këtilla.

“Besoj që Ramush Haradinaj do të lirohet, sepse është i pafajshëm. Në bazë të informatave që kemi marrë, Serbia nuk ka sjellë ndonjë material shtesë, përpos atyre që tashmë kanë kaluar në Tribunalin e Hagës”.

“Dihen deklaratat e Aleksandar Vuciq për Ramush Haradinajn. Ai është pengesa kryesore për Serbinë. Haradinaj nuk është njeri i rastësishëm, në të kaluarën dhe në të tashmen. Serbia po do të kthehet në Kosovë në forma të ndryshe dhe si dikur, edhe tash, Ramushi po del pengesë kryesore për planet e tij”.

“Reagimi i shtetit të Kosovës në këtë rast ka qenë i ngathtë, i ngadalshëm dhe joinsistues. Ministri i Jashtëm dhe Kryeministri do të duhej të thirrnin mbledhje urgjente, menjëherë pas arrestimit të Ramush Haradinajt”.

“Nuk kemi parë interesim të shtetit për heqjen e emrave të kosovarëve nga lista e Serbisë pranë Interpolit. Ka pasur pastrim selektiv të emrave, pasi janë hequr 137, ndërsa kanë mbetur 20. Janë hequr liderët kryesorë të vendit, ndërsa ka mbetur vetëm Ramush Haradinaj”, ka thënë për Info Magazine ai.

“Zyrtarët e shtetit shqiptar kanë qenë më të angazhuar për rastin e Ramush Haradinajt se ata të Kosovës. Këtu nuk kam parë vullnet nga qeveritarët për t’u marrë me këtë cështje”.

No comments:

Post a Comment