3.23.2017

Shqiptarët po konsumojnë mish me “Boldemec” që përdoret për fryrjen e kuajve, qenve e maceve.




Çdo ditë në doganat tokësore e detare shqiptare, futen tonelata mish për konsum popullor dhe prodhime produktesh e nënproduktesh mishi. Ky mish vjen nga importi në masën 85% dhe u servilet shqiptarëve për konsum si mish vendi.

Akoma më skandal është fakti, që mishi artificial, i “kalbur” dhe me rrezik për jetën e konsumatorit që vjen nga importi, ka certifikim nga institucionet kontrolluese shqiptare si “cilësor dhe i sigurt”. Ky mish importi futet në Shqipëri me letra sigurie e cilësie fallco, madje me origjinë produkti e shteti të falsifikuar. Për më tepër me kohë qëndrimi në frigorifer mbi 20 vite! Edhe ajo sasi mishi që “duket e freskët” si kohë therje e përpunimi, rezulton të jetë me hormone, por që “marinohet” me substanca të tjera.

AKU e cila ka detyrim ligjor të kontrolloj origjinën dhe cilësinë qysh në “PIK” e në çdo banak tregu vendas e në çdo “çengel kasapi”, lejon që ky mish importi “kashtë” të futet në treg me matrikullin jo real “Mish vendi, cilësi e parë”, por që çuditërisht shitet me çmim 20­30 e madje edhe me 50% më të ulët se mishi që shitet tek “kasapi i lagjes”.

Qysh prej vitit 2007 e në vazhdim, me urdhër të posaçëm qeveritar, në Shqipëri vazhdon të futet mish importi i çdo lloji, madje edhe bagëti të gjalla! Sipas specialistëve dhe analizave që disponon gazeta “Telegraf”, rezulton se mishi që futet nga importi ka “njolla” kancerogjene dhe është mish i prodhuar 15­20 vite më parë, i mbajtur në gjendje frigoriferike. Kafshët e gjalla që futen e theren në Shqipëri, rezultojnë të kenë mish të stimuluar nga hormoni “Boldemec LA” dhe “Boldenone”, përdorimi i të cilit shton sasi dhe fortësi muskulore të mishit.

Burime konfidenciale nga Laboratori i Veterinarisë, nga AKU dhe Inspektorati i Shëndetit Publik, konfirmojnë se afro 70% e mishit që importohet i gatshëm dhe mishit që prodhohet në Shqipëri futet e shitet 80% mish me hormon “Boldemec”, që përdoret për shëndoshjen e kuajve, qenve e maceve mishit që importohet i gatshëm dhe mishit që prodhohet në Shqipëri me kafshë vendi e importi, është mish i prodhuar prej bagëtive e kafshëve të rritura me hormone, ku përbërës kryesor është një “silikon steroid” i quajtur “Boldemec LA” dhe ilaçi “Boldenone”që forcon muskujt e mishit, fryn kafshët në peshë e majmëri. Këto ilaçe (hormone) janë krijuar për përdorim veterinar, të destinuar veterinarisht për rritje artificiale peshe, përmase fizike e fuqie të kuajve, maceve e qenve, por edhe të pulave të ikubatorëve, të cilat pas mbarimit biologjik të ciklit të pjelljes së vezëve, në vend që të asgjësohen e groposen “me komision”, lejohen t’u injektohet “Boldemec LA” dhe “Boldenone” dhe shiten si “pula natyrale” për.. mish për popullatën!

Sipas të dhënave, janë 9 kompani që importojnë, tregtojnë e përpunojnë mish të tillë dhe që prodhojnë nënprodukte të tjera prej tij, duke i servirur si mish e nënprodukte “bio” dhe vendi, por që në fakt nga filmimet që disponon gazeta “Telegraf”, duken maunet me targa ruse, greke, bullgare, turke, maqedonase e serbe të ngarkuara me mish e pula që futen brenda këtyre kompanive, mish i cili sipas letrave të AKU e të shëndetësisë rezulton “mish vendi dhe importi i sigurt, i freskët, bio dhe me vlera ushqimore në standardet e BE”!

No comments:

Post a Comment