2017-03-16

‘Si më torturoi Fatmir Xhafaj kur ishte hetues në kohën e komunizmit’



Duket se telashet për Ministrin e ri të Brendshëm, Fatmir Xhafajn kanë filluar akoma pa e marrë detyrën.

Që kur kryeministri Edi Rama zyrtarizoi se Xhafaj do të zinte vendin e Saimir Tahirit, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar fortë kundër tij.


Duke i sjellë në kujtesë të kaluarën e tij, Berisha thotë se në krye të Ministrisë së Brendshëm ka ardhur një ‘Xhelat’.

Edhe ditën e sotme, ish-kryeministri ka publikuar në profilin e tij në ‘Facebook’ një mesazh që sipas tij, ja ka dërguar motra e njërit prej viktimave të Xhafës në kohën komuniste.

Në mesazhin drejtuar  Sali Berishës, motra e Arben Dukës thotë se ka qenë Fatmir Xhafaj që e ka marrë në pyetje, madje edhe e ka torturuar bashkë me një hetues tjetër.

Statusi i  Prof.Dr. Sali Berishës:

Rrefim rrenqethes i znj Valbona Duka, motres se Arben Dukes, viktimes se xhelatit te diktatures Fatmir Xhafa! Lexojeni vet mesazhin e saj rrenqethes! sb

"I Nderuari Zoti Berisha , Ndegjova lajmet se Ne krye te policic te Shtetit esht emeruar nji Kriminel i Diktatures.

Nuk harroj diten e 19 maj 1986 ate dit me internuan Familjen ne Fshatin Bruz-Mal te Krujes ne ate koh kisha nji senduk me pajn time te gjitha mi mor Policia dhe rrugicat me gjilper ne to te pa mbaruara shkova ne Polici me than i kan cuar ne DMD ishe nji dyqan tek rruga Kalas shkova tek dyqani me tha Shitsi i ka bler Fatmir Xhafa dhe Kujtim Luli nbas nji far kohe doli ne Gjygj Halim Barlika dhe nusja Kujtim Lulit ishe Gjygjtare me futanin tim vesh une isha 18 Vjec mua ,motren dhe vllain e vogel sme Internuan .fillova pun ne ferm Babai me vdiq ne Internim nga marazi 3 Fmij vetem ne Shtepi ,mbas nji Jave me erdhi tek puna nji Xhip Policie Me mori ne Pyetje Fatmir Xhafa me nje hetues te tjeter Kujtim Luli duke me torturuar per vllain tim Arben Duken dhe sot ai vendoset ne Krye te Policic turp i madh per Popullin Shqiptar se shyqyr Zotit sndodhem atje kam shum me thon per ate Fatmir Xhafen per Torturat qe me ka ber ne Polici te Krujes po duhet i nat Shenreu . Zoti Berisha fjalet e mia mund ti publikoni se ato tortura kurr si harroj qe me ka ber Fatmir Xhafa ma ka ber Fytyren zi

Me Nderime Dhe Respekt Valbona(Duka)Maloku"

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është i sigurtë që Presidenti Bujar Nishani nuk do të dekretojë Ministrin e ri të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Duke folur për emërimet e reja në qeveri, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, Basha tha se është i sigurt se Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të ushtrojë në lartësinë e duhur detyrën e tij në këtë drejtim. Kjo referuar akuzave të opozitës ndaj Xhafaj se ka qenë hetues gjatë regjimit komunist.

“Jam i sigurt se Presidenti do ta kryejë në lartësinë e tij detyrën kur të vendosë për dekretimin e Fatmir Xhafajt”, tha Basha.

No comments:

Post a Comment