2017-03-02

SYTË E MI VETËM NJËHERË E PANË


Reshat Badallaj-Zhuriani

Ikja nëpër rrugët e gjakosura
ku spiunët më dëgjonin dhe frymëmarrjen.
U nisa në rrugën ku dëgjoheshin plumba
nën mjegullën e padukshme.
Terri mbuloi bjeshkën dhe ne ecnim e ecnim
andej Drinit dolëm të kllapuar nga lodhja.
Në zemër të Shqipërisë pushuam,
ulur në natyrë, nën hijen e lisava.
Dielli depërtonte përmes degëve
që tundeshin nga puhia e lehtë.
Gjethet i hapnin rrugë rrezeve diellore
dhe bënin dritë mbi fytyrën e saj.
Nuri i saj si pasqyrë shkëlqeu dhe ndali diellin
Ehu,ç´bukuri!
Një muzikë e huaj zhurmonte më tej,
sikur më pengonte,
doja vetëm zërin e saj të dëgjoja.
Papritmas nje gjethe e vogël sa një pupël zogu
u shkëput dhe ra në qerpikun e saj kafe.
Kur mbylli syrin, gjethja ra në prehrin tim.
E pa dhe me shikimi i saj u ndal në qiell,
unë rrija akull në anë të një katili që më vështronte!
E morri dhe iku me hijen e së keqes.
Në cep të rrugës ktheu kokën nga unë
sikur donte të shihte edhe njëherë
vetëm edhe njëherë...si për herë të fundit.


U ndam për të mos u parë më kurrë.

E imazhi i saj do rëndonte në shpirt, ah sa shumë.

Eh, dashuria, e pastër e pa hile
sikur bashkoi një ndjesi, i kuq si gjaku...
U gjetëm po kurrë nuk u pamë më,
ndonëse instikti më thotë se do pimë sërish kafe
në vendin ku u ulum për herë të parë.
Do ulemi si ishim atëherë,
ajo në anën e majtë, në anën e zemrës...
Nuk do e kthej kokën dhe ndoshta këtë herë nuk do iki si era e të më lërë pas kujtimin.
Një ditë do ecim bashkë përgjithmonë
drejt horizonteve të reja...

No comments:

Post a Comment