2017-03-14

TREGIMET E DHIMBSHME TË NËNAVE GJAKOVARE, NË KINEMANË "JUSUF GËRVALLA" PEJË




Filmi shfaqet më 17 mars  2017 me fillim nga ora 20:00 ndërsa për të fol rreth filmit i pranishëm do të jetë Gazmend Bajri-regjisor e producent.

Të premten në kinemanë “Jusuf Gërvalla”, shfaqet filmi “Ferdonija”, me regji të Shkurte Dautit e Gazmend Bajrit. Ky film do të shfaqet në kuadër të ngjarjeve të organizuara për revitalizimin e kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë.

“Ferdonija”, flet për rrëfimin e më tepër se një dekadë e gjysmë të nënave gjakovare, të cilat nuk kanë as edhe të vetmin shpjegim ose dëshmi për fatin e fëmijëve e burrave të tyre. Ato kërkojnë që të zbulohet çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre, të zbulohen rrethanat e vrasjes dhe zhdukjes së tyre, të zbulohet ku prehen trupat e tyre dhe t’u mundësohet, së paku, rivarrim i dinjitetshëm e human. Tërë këtë periudhë ato mblodhën vetë ato pak fakte e dëshmi që mund t’i mblidhnin, protestuan vazhdimisht duke kërkuar që t’u ndihmohet në këtë kërkesë të tyre - por, ato injorohen vazhdimisht e trajtohen shpesh në mënyra johumane e mospërfillëse.

Filmi shfaqet më 17 mars me fillim nga ora 20:00 ndërsa për të fol rreth filmit i pranishëm do të jetë Gazmend Bajri-regjisor e producent.

No comments:

Post a Comment