2017-03-03

Zv/kryeministri i Republikës së Kosovës Prof.Dr.Hajredin Kuçi s`e votoi raportin e Komisionit për Matjen e Territorit




Zv/kryeministri i Kosovës Prof.Dr.Hajredin Kuçi s`e votoi raportin e Komisionit për Matjen e Territorit të Kosovës 


Dje në mbledhjen e qeverisë, zëvendëskryeministri i parë Kosovës, Prof.dr.Hajredin Kuçi nuk mori pjesë në votim të raportit të Komisionit për Matjen e Territorit, i cili u prezantua sot nga Hivzi Islami. Arsyet se pse nuk e ka votuar këtë raport zv. Kryeministri Hajredin Kuçi nuk i ka bërë publike.




Akademik Prof.Dr.Isa Mustafa: Raportin e Komisionit e aprovuam, tani i mbetet Kuvendit ta ratifikojë Demarkacionin


Aprovimi i raportit të Komisionit qeveritar për matjen e territorit të Kosovës, Kryeministri Isa Mustafa e konsideron si dëshmi për gjeneratat e ardhshme se Kosova nuk ka humbur territor nga Demarkacioni me Malin e Zi

Mustafa ka thënë se mbetet i përkushtuar që Kuvendi ta ratifikojë marrëveshjen për shënjmin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.


“Për mua si Kryeministër i Kosovës është me rënësi të veçantë se Komisioni i ekspertëve ka konstatuar të vërtetën për territorin e Kosovës.




 Mbetem shumë i përkushtuar që Kuvendi i Republikës së Kosovës të ratifikojë Marrëveshjen për Shënimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, sepse e konsideroj tepër të dobishme për vendin dhe qytetarët tanë, por vendimi për këtë i takon Kuvendit të Republikës së Kosovës në një proces të ardhshëm”, ka thënë Mustafa përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.


Postimin e tij të plotë:

Qeveria sot aprovoi Raportin e ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës. Raporti konstatoi se sipërfaqja e Kosovës nuk ka ndryshuar për asnjë metër katror si pasojë e Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.


Ky Raport është një dëshmi për këtë gjeneratë dhe për gjeneratat e ardhshme se Kosova nuk kemi humbur territor dhe, po ashtu, në mënyrë të qartë tregon përkushtimin e kësaj Qeverie që të pasqyrojë faktet e drejta para qytetarëve tanë dhe për ta mbrojtur dhe dëshmuar çdo pëllëmbë të këtij vendi.
Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka bërë pazare me territorin e saj për liberalizim të vizave, ashtu siç nuk do të lejojë të cenohet asnjë pëllëmbë e këtij territori.


Për mua si Kryeministër i Kosovës është me rënësi të veçantë se Komisioni i ekspertëve ka konstatuar të vërtetën për territorin e Kosovës. Mbetem shumë I përkushtuar që Kuvendi i Republikës së Kosovës të ratifikojë Marrëveshjen për Shënimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, sepse e konsideroj tepër të dobishme për vendin dhe qytetarët tanë, por vendimi për këtë i takon Kuvendit të Republikës së Kosovës në një proces të ardhshëm.

No comments:

Post a Comment