4.24.2017

Eruditizmi letrar dhe shkencor i Prof.Dr.Eshref Ymerit

Image result for eshref ymeri

Jetëshkrimi i Prof.dr. Eshref  Ymerit

     
   Është i biri i Hasan Ymerit (1890-1970), veteran i Luftës së Vlorës, i dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë me medaljen 
“Për veprimtari patriotike”, me nr. 4040, datë 14 korrik 1965, me këtë motivacion:
        
  “Për trimërinë, guximin dhe vetëmohimin që tregoi në luftë kundër pushtuesve 

imperialistë italianë më 1920 për çlirimin e Vlorës”.

25.12. 1938----lindi në Smokthinë, prefektura Vlorë.

1947 - 1955----përfundon shkollën 7-vjeçare  në  Smokthinë.

1955 - 1959----përfundongjimnazin “Ali Demi”, Vlorë.

1959 - 1961----student në Shën Peterburg (ish-Leningrad).

1962 - 1966----përfundon studimet e larta për gjuhë dhe letërsi ruse në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës.

1966 - 1977----pedagog i gjuhës ruse në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës.

1977 (shtator)----Universiteti i Tiranës e qarkullon padrejtësisht në Kukës. Rri pa punë deri më 25 mars 1979. Ndërkohë, Shtëpia botuese “8 nëntori”, e aktivizoi gjatë kësaj kohe si përkthyes të jashtëm të veprave të Enver Hoxhës në gjuhën ruse.

26 mars 1979 - 31 korrik 1981----përkthyes efektiv në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”.

01 gusht 1981 - 31 tetor 1989----shef i Redaksisë së Botimeve në Gjuhë të Huaja në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”.


1 nëntor 1990 - 31 dhjetor 1991----përkthyes efektiv në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”.

01 janar 1992 - 31 gusht 2003----pedagog i gjuhës ruse në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.

01 shtator 2003----largohet për në pension.

Aktiviteti pedagogjiko-shkencor

Tekste mësimore

1968----Tekst mësimor për zhvillimin e gjuhës së folur të studentëve të kursit të parë të gjuhës ruse (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).

1972----Tekst mësimor për zhvillimin e gjuhës së folur të studentëve të kursit të dytë të gjuhës ruse (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).

1974----Tekst mësimor për gramatikën e gjuhës ruse për të katër kurset e studentëve të gjuhës ruse, me grup autorësh (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).

1981----Analizë teksti për studentët e kursit të parë dhe të dytë të degës së gjuhës ruse, me bashkautor (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).

1982----Tekst me tema bisedimi në ndihmë të zhvillimit të gjuhës së folur për mësuesit e gjuhës ruse(botim i Institutit të Studimeve Pedagogjike).

1984----Formula bisedore. Tekst në ndihmë të mësuesve të gjuhës ruse (botim i Institutit të Studimeve Pedagogjike).

2002----Gjuha e folur ruse. Tekst mësimor për studentët e të katër kurseve të degës së gjuhës ruse (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).

Lëndë mësimore praktike

Gjatë kohës që ka punuar si pedagog në Fakultetin e Historië dhe të Filologjisë dhe në Fakultetin e gjuhëve të huaja, ka dhënë:

Lëndën e gjuhës së folur ruse në të katër kurset.


Lëndën e gramatikës praktike të gjuhës ruse në kursin e parë dhe të dytë.

Lëndën e analizës së tekstit në të katër kurset.

Kurse leksionesh

Leksionet e stilistikës së gjuhës ruse (bashkë me seminaret)

Leksionet e gjuhësisë së përgjithshme.

Leksionet e letërsisë ruse (bashkë me seminaret).

Leksionet e përkthimit (bashkë me ushtrimet e përkthimit).

Artikuj metodiko-shkencorë dhe shkencorë

Artikuj të tillë janë botuar në gazetën “Mësuesi”, në revistën “Studime filologjike” dhe “Gjuha jonë” gjatë viteve ’70-80 të shekullit të kaluar.

Përkthime të letërsisë politike

Në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”, gjatë viteve 1978-1990, ka përkthyer 3200 faqe letërsi politike nga gjuha shqipe në gjuhën ruse.
          
Prej 17 majit deri më 10 tetor të vitit 1975, Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit Qëndror të Partisë së Punës të Shqipërisë e dërgoi me shërbim në Republikën Popullore të Kinës, ku, në kryeqytetin Pekin, ndoqi nga afër botimin në gjuhën ruse prej 1000 faqesh të vëllimit II të veprave të zgjedhura të Enver Hoxhës.

Përkthime artistike

Gjatë viteve 1998 e në vazhdim, ka përkthyer e botuar vepra të shkrimtarëve: 

Aleksej Prijma: “Edgar Kejsi” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 1999).
F.M. Dostojevski:

“Një zemër e dobët” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 1998 dhe Shtëpia Botuese ABC, Tiranë 2008).

“Sozia” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2000).

“Pollzunkovi” (një roman me nëntë letra) (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2000).

“E zonja e Shtëpisë” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2001).

Një grua bote dhe një burrë poshtë shtratit” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2002).

Italo Kalvino: “Përralla italiane” (Shtëpia Botuese DeaS, Tiranë 2000).

Ky është profeti Muhamed, i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin (përgatiti për botim dhe botoi Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i qytetërimit Islam. Përkthyer në gjuhën ruse (Tiranë 2008).

Leonid Grossman: “Pushkini në kulturën ruse”. Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”. Tiranë 2014.

Nikollaj Kolada: “Nishani” (dramë; vënë në skenë në Teatrin Kombëtar në vitin
2003)

Ludmilla Razumovskaja: “E dashur Elena Sergejevna” (dramë; vënë në skenë në Teatrin Kombëtar në vitin 2007).

Vath Koreshi: Skenar i filmit “Porta Eva” (përkthyer në gjuhën ruse; prodhim shqiptaro-rus. Regjisor: Albert Minga. Producent Aleksandër Mihajllov. U xhirua në Shqipëri në vitin 2000 dhe doli në ekran në vitin 2001).

Zheni Kostandinova: “Vanga” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 1999).

Zhorzh Amadu: “Zonja Flora dhe dy burrat e saj” (Shtëpia Botuese OMSCA,
Tiranë 2001).

Kobo Abe: “Gruaja e burgosur në rërë”. (Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”. Tiranë, 2012).

Fjalorë

Fjalor i termave të mbrojtjes kundërajrore (me bashkautorë) (Botim i Akademisë Ushtarake, Tiranë1990).

Fjalor frazeologjik italisht-shqip (me bashkautor) (Shtëpia Botuese AFËRDITA, Tiranë,1997).

Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe (me bashkautorë) (Shtëpia Botuese TOENA, Tiranë 2002).

Fjalor i madh frazeologjik italisht-shqip (me bashkautorë) (Shtëpia Botuese EDFA, Tiranë 2007).

Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe (i pasuruar dhe i  ripunuar) (me bashkautorë) (Shtëpia Botuese EDFA, Tiranë 2007).

Fjalor frazeologjik rusisht-shqip (Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”. Tiranë, 2015).
Redaktime fjalorësh

Fjalor rusisht-shqip (grup autoresh) (Shtëpia Botuese EDFA, Tiranë,2005).
Fjalor shqip-rusisht (autore prof. as. Mukades Mançe) (Shtëpia Botuese EDFA, Tiranë,2007).

Publicistikë

Prej vitit 1991 dhe deri tani ka botuar mbi 1000 artikuj publicistikë në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare për ribashkimin e trojeve tona etnike, përfshirë edhe artikujt me tema shoqërore apo edhe artikuj polemikë.

Botime të tjera

Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse (me bashkautor)(Shtëpia Botuese TOENA, Tiranë,2006).

Antologjia e kryqëzimit: Rusia dhe çështja shqiptare 1878-2012(me bashkautor). (Universiteti “Iliria”. Prishtinë 2012).

Përkthimi, një histori pasioni (Shtëpia Botuese “OMSCA-1”. Tiranë, 2015).

Vepra në punim e sipër

Arti i përkthimit gojor (dhe ankthet e tij) (vepër me mbi 500 faqe).
Fjalor i madh frazeologjik anglisht-shqip.

Kualifikimi shkencor

16. 12. 1989----merr gradën shkencore “Kandidat i Shkencave” (me vendim nr. 208 të Komisionit të Lartë të Atestimit).

14. 12. 1994----Grada “Kandidat i Shkencave”, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 351, datë 30.06. 1993, konvertohet në gradën shkencore “Doktor”.

13. 12. 1994----merr titullin “As. Profesor” (me vendim nr. 11 të Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor).

11. 05. 2001----merr titullin “Profesor” (me vendim nr. 53 të Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor).

Përkthyes gojor (interpret)

          Si interpret nga rusishtja  në shqip dhe nga shqipja  në rusishte, ka marrë pjesë: 

a) në të gjitha konferencat e PABSEK-ut dhe BSEK-ut të zhvilluara në Tiranë që prej themelimit  të tyre deri para do kohësh;

b) në disa aktivitete të Bankës Botërore dhe të  Fondit Monetar Ndërkombëtar të zhvilluara në Tiranë;

c) në disa aktivitete të UNICEF-it dhe të IOM-it të zhvilluara në Tiranë.

Si interpret nga rusishtja në shqip dhe nga shqipja në rusishte, ka shoqëruar:

1. Delegacionin e Parlamentit Shqiptar, të kryesuar nga Kryetari i tij, zoti Pjetër Arbnori, gjatë vizitës së tij:

          a) në Shën-Peterburg, ku ishte i ftuar nga Universiteti i atij qyteti për të marrë pjesë në një sesion shkencor në përkujtim të 5-vjetorit të vdekjes së albanologes së shquar ruse Desnjickaja (01 qershor 1995);

          b) në Moskë, ku u zhvillua konferenca e radhës e PABSEK-ut (04-07 qershor 1995).

2. Delegacionin e parlamentit rus, të kryesuar nga zëvendëskryetari i tij, zoti Sergej Baburin, i cili zhvilloi një vizitë në vendin tonë nga data 17 deri më 19 mars 1999. Gjatë qëndrimit në Tiranë, kryetari i delegacionit rus  zhvilloi bisedime me:

          a) Presidentin e Republikës, prof.dr. Rexhep Meidani;

          b) Kryetarin e parlamentit, prof.dr. Skënder Gjinushi;

          c) Kryetarin e Këshillit të Ministrave, zotin Pandeli Majko;

          ç) Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Shqiptar, zotin Sabri Godo, bashkë me anëtarët e atij komisioni;

          d) Kryetarin e opozitës, prof.dr. Sali Berisha.

3. Delegacionin e Parlamentit të Armenisë, të kryesuar nga Kryetari i tij, gjatë vizitës që bëri në vendin tonë më 28 qershor 2000, kur filloi punimet edhe Konferenca e radhës e PABSEK-ut.

4. Delegacionin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit gjatë vizitave që bëri në Armeni:
         
a. në tetor 1998;
          
b. në shkurt 1999.


5. Delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga ministri Safet Zhulali gjatë një vizite që ky bëri në Ukrainë prej 24 deri më 27 shkurt 1997, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës, gjeneral Kuzmuk.

No comments:

Post a Comment