2017-04-30

Flora Kadriu,zyrtarja e lartë e PDSH-së që mbështet Ivanovin kundër shqiptarëve




Ish deputetja e PDSH-së dhe funksionare e lartë e kësaj partie vazhdon të jetë pjesë e kabinetit të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili me veprimet e tij të fundit kundër të drejtave për shqiptarët, po shkel mbi kushtetutën dhe ligjet, shkruan Fakte.Kadriu ishte përzgjedhje e Ivanovit për të qenë pjesë e kabinetit presidencial dhe njëherit e përzgjedhura e tij si përfaqësuese e shqiptarëve në Këshillin për Siguri Nacionale.Flora Kadriu ka vendosur që edhe në këto ditë, kur të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, së bashku me faktorin ndërkombëtar perendimor të udhëhequr nga SHBA dhe BE, të ‘luftojnë’ Ivanovin për veprimet e tij antishqiptare, ajo së bashku me antishqiptarët e tjerë të përbetuar, Milenko Nedellkovski – Dudinka dhe të tjerë, të jenë mbështetja e Ivanovit.

Nga partia amë e Kadriut, PDSH, deri në këtë moment nuk janë deklaruar nëse e përkrahin ate ose jo në këto veprime.Njëkohësisht, Flora Kadriu është profesoreshë në Kolegjin UBT në Kosovë.


No comments:

Post a Comment