4.04.2017

Marrja kerkend s'e ka mbyte

REXHEP SHAHU


Një gazetar i Kosovës, sado dijetar të jetë, nuk po them dinjitar se është e vështirë me qenë dinjitar, që nuk ka jetuar asnjë orë pa pronë private në Kosovë ai dhe familja e tij, që nuk ia ka marrë askush gjysmë shekulli tokën, bagëtinë, pronën private, që nuk ia ka shtetëzuar shteti çdo gjë private, që nuk ka ngrënë 200 gram mish në vit sa ka qenë racioni për çdo shqiptar që ka jetuar në fshat, nuk mund ta dijë konkretisht diktaturën komuniste në Shqiperi, diktaturën e urisë, të majtën komuniste në Shqipëri, Partinë Socialiste në Shqipëri, edhe pse mund të mërmërijë gjithë ditën me buzët e tij këngën e Dërvish Shaqes "Kur Kosovë ta ktheva shpinën/ E lashë vdorë e gjeta dimën...".
Një gazetar i Kosovës, sado kozmopolit dhe shumeatdhesh të jetë, nuk mund të ofrohet në Shqipëri avokat i të majtës dhe Partise Socialiste, nuk mund t'i bëjë fresk Edi Ramës dhe të derdhë stuhi akuzash e fyerjesh kundër Lulzim Bashës.
Një gazetar i Kosovës i nivelit të naltë e shumë të naltë që i ngatërrohen floktë në retë e kuqe të lavdisë, duhet ta dijë, se ndryshe turpërohet, se Lulzim Basha nuk ka qenë ministër transporti për udhë e ura në kohën e ndërtimit të Udhës së Kombit por ka qenë ministër i jashtëm e i brendshem, ndërsa ministër që ka ndjekë ndërtimin e Udhës së Kombit ka qenë Sokol Olldashi.
Ministër transporti Lulzim Basha ka qenë vetëm kur u vendos të ndërtohet dhe filloi ndërtimi i Udhës së Kombit.
Në fundshtator 2006 u vendos nga qeveria e jo nga një ministër, të ndërtohet Udha e Kombit dhe u zgjodh kompania ndërtuese. Me 4 shkurt 2007 Berisha inauguroi fillimin e punimeve, kam qenë aty, ishte madhështore.
Por Lulzim Basha në maj 2007, tre muaj pasi filloi Udha, u bë ministër i jashtëm. Pra ministroi për Udhën e Kombit nga 4 shkurti 2007 deri në maj 2007.
Pas kësaj kohe ministër i Udhëve ishte Sokol Olldashi.
Nëse një gazetar serioz e i shumëdijshëm i Kosovës është i bindur me fakte se Lulzim Basha ka vjedhë sa ka filluar ndërtimi i Udhës së Kombit, do të dalin armiqtë politikë të Lulzim Bashës dhe do të thonë "tuaf", si u vidhka pa punuar, do të thonë se shumë kongresmenë amerikanë që erdhën te Tuneli i Kalimashit në Malin e Rrunës, paskan ardhë me marrë rryshfetet që ua ka dhënë Lulzim Basha.
Një gazetar serioz bën ndonjë pyetje, se nuk është turp me pyetë gazetari, dhe nuk trumbeton akuza të gatshme, nuk bëhet altoporlant i Edi Ramës. Psh, sa fonde për Udhën e Kombit ka lëvruar drejtoria e përgjithshme e rrugëve, kur ka qenë ministër transporti Lulzim Basha.
Një gazetar serioz Kosove nuk duartroket antiamerikanizmin e disa shqiptarëve edhe përmes flliqjes së Udhës së Kombit si investim strategjik që u bë për bashkimin kombëtar të shqiptarëve vetëm falë mbështetjes amerikane, me taksat e gjithë shqiptareve.
Nuk kam besuar kurrë se për një gazetar të rangut të lartë të Kosovës fluturon gomari.

No comments:

Post a Comment