2017-04-24

Nënshtetësi shqiptare për Heroin e Luftës dhe të Paqës Ramush Haradinajn







Në Shqipëri presidenti Bujar  Nishani i dha sot nënshtetësinë shqiptare ish kryeministrit të Kosovës dhe udhëheqësit të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, dhe bashkëshortes së tij Anita “me kërkesë të tyre”, shkruhet në dekretin e firmosur sot nga zoti Nishani. Nënshtetësia shqiptare për Haradinaj vjen pak ditë para se Gjykata franceze e Colmarit të shprehet, më 27 prill 2017, me një vendim ndaj kërkesës së autoriteteve të Beogradit për ekstradimin e tij në Serbi.
Image

Nënshtetësia shqiptare për Haradinaj vjen pak ditë para se Gjykata franceze e Colmarit të shprehet, më 27 prill, me një vendim ndaj kërkesës së autoriteteve të Beogradit për ekstradimin e tij në Serbi.


Gjenerali i Ushtrisë kosovare zt.Ramush Haradinaj u arrestua në Francës në Janar të këtij viti, në bazë të një urdhëri arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, e cila e akuzon atë për krime lufte. Beogradi pretendon se ka ofruar prova të reja që, siç thuhet, nuk janë paraqitur gjatë gjykimit të tij në Hagë, ku zoti Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm, në vitin 2008 dhe më pas në vitin 2012 në një rigjykim të pjesshëm që ishte rasti i vetëm në historinë e Gjykatës për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Zoti Haradinaj vazhdon ta konsiderojë vetën "peng politik" dhe procesin një "abuzim me ligjin dhe drejtësinë", duke nënvizuar faktin se Serbia nuk mund të ketë juridiksion në Kosovë. Autoritetet në Prishtinë kanë kërkuar disa herë nga policia ndërkombëtare, Interpol që mos merren parasysh fletarrestimet e lëshuara nga autoritetet e Serbisë, kërkesa që kishin pasuar disa raste të ndalimit nëpër aeroporte të drejtuesve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bazë të urdhërave të ndalimit nga ana e Beogradit.

Ndalimi i tij në bazë të urdhër arrestit serb nxiti shumë reagime në Kosovë ku parlamenti miratoi edhe një rezolutë për pezullimin e bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e tij.

No comments:

Post a Comment