2017-04-30

Peshëngritësi, President i Shqipërisë!

Barometri dipomatik



Akademik Prof.Dr.Mehdi Hyseni ,Ph.D

(Autori është Anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane)

Peshëngritësi, President i Shqipërisë!


***

Ata që janë kundër ribashkimit kombëtar, nuk e meritojnë të jenë as kryetarë partie e as presidentë Kosove e as Shqipërie.

Sikur Ilir Meta ta kishte mbrojtur kauzën e ribashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, ka pasur reson, të zgjedhej President i Shqipërisë. Ndryshe jo, sepse derisa presidentët, kryeministrat dhe ministrant e Shqipërisë dhe të Kosovës ( të kallëpit Meta dhe Gjingjiq), në forma të ndryshme (për hir të xhepave, të korrupsionit, të hajnisë, të mafiave dhe të pushtetit absolute të pakufizuar) e mohojnë të drejtën historike dhe legjitime të popullit shqiptar për ribashkimin e tij territorial brenda kufijve historikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë Etnike, do të mbetet i pazgjidhur problemi kolonial i shqiptarëve në Ballkan, s’ka rëndësi se kush zgjedhet president Meta në Shqipëria, apo Zeqa në Kosovë. Krejt njësoj!

Ata liderë politikë shqiptarë, që e “kapin” pushtetin me nga 10, 20 e 30 vjet, nuk janë as e mira e Zotit, as e popillit, as e atdheut, as e demokracisë, as e drejtësisë, as e humanizimit, as e paqes, por dëmtuesit, gënjeshtarët dhe mashtruesit më të mëdhenj të vlerave kombëtare, evropiane dhe universale të njerëzimit.

Ah, sikur Ilir Meta të kishte qenë me merita politike dhe sportive botërore sikurse Majlinda Kelmendi kampione në Xhudo!

Vërtet, sikur Ilir Meta si peshëngritës, të kishte fituar ndonjë kupë si kampion kombëtar, ballkanik, evropian ose botëror, ashtu sikurse ka fituar në XHUDO, sportistja e shquar Majlinda Kelmendi nga Kosova e Shqipërisë Etnike, atëherë, do e votoja për president të Shqipërisë. Mirëpo, edhe në këtë kuptim nuk ka asnjë meritë sportive, edhe pse Ilir Meta e “kishte pasion peshëngritjen, i cili me fanellën e Tiranës dhe të Dinamos zhvilloi disa kampione, mirëpo gjatë atyre viteve nuk pati ndonjë rezultat konkret.” (http://tiranapost.al/ilir-meta-shtangisti-qe-u-be-president/ ).

-Ja, pra, ia ka vlejtur që Ilir Meta e ka braktisur sportin e peshëngritjes (sepse nuk ishte as kampion vendor, as ballkanik, as evropian e as botëror) dhe mbi të gjitha nuk ishte lukrativ dhe dobiprurës (sikurse politika korrupsioniste), në vend të atij sporti, zgjodhi politikën socialsite të Fatos Nanos dhe të Edi Ramës, sepse kjo bëri që, gjatë 27 viteve të kaluara (1990-2017), të fitonte poste të rëndësishme në pushtet (kryetar partie, kryeministër, zëvendëskryeministër, minister, kryetar kuvendi dhepresident).

Mirëpo, në aspektin demokratik dhe të drejtësisë, zgjedhja e Metes president i Shqipërisë, është e diskutueshme, sepse nuk e zgjodhi populli, as OPOZITA PARLAMENTARE, por partia e vet (LSI-ja) dhe Partia Socialiste e Edi Ramës-partner koalicioni në qeverinë dhe në kuvendin e Shqipërisë.
Autokracia në veprim, demokracia në letër!

-Të gjithë kemi shpresuar se në sistemin demokratik në Shqipëri ( 1990-2017)përgjithmonë, do të braktisej parulla demagogjike komuniste antipopull dhe antiatdhe “Partia mbi të gjitha” e populli, atdheu, mirëqenia, humanizmi, solidarësia, demokracia dhe drejtësia në “fund të pusit”.

Kjo farë sintagme idologjike partiake është absurde, pa kurrfarë logjike dhe pa kurrfarë vlere, sepse në asnjë kuptim, asnjë parti, në asnjë sistem politik, nuk mund të jetë “mbi të gjitha”, por POPULLI ËSHTË MBI TË GJITHA, interesi i popullit dhe i atdheut është në vend të parë, para së gjtihash dhe mbi të gjitha, jo PARTIA E AS IDEOLOGJI.

Mirëpo, kjo dialektikë materialiste nuk praktikohet në sistemin pluralist politik dhe demokratik në Shqipëri, sepse, ende në praktikë mbijeton “PARTIA ËSHTË MBI TË GJITHA”!

Ja, këtë, së fundi, më 27 prill 2017, e vërtetoi edhe zgjedhja e Ilir Metes president të Shqipërisë nga Partia Socialiste e Edi Ramës dhe nga Partia Socialiste për Integrim e Ilir Metes, pa OPOZITËN PARLAMENTARE, të cilën me “demokracinë” dhe me “drejtësinë” e tyre socialiste dhe neosocialiste, që nga 18 shkurti – 29 prill 2017 ia imponuan, që ajo ta braktiste Kuvendin, e të dilte nën çadër para kryesministrisë së Shqipërisë, duke kërkuar drejtësi, prosperitet dhe mirëqenie të plotë për popullin dhe për Shqipërinë demokratike.

Qëndrimi në pushtet: 10, 20, 30 ose 40 vjet, nuk përbën kurrfarë parimi etik, politik, juridik dhe demokratik, pavarësisht nga huqet dhe rezultat në politikë të Ilir Metës, duke i ndërruar postet dhe funksionet e tij si “kuleçtë e qirave”, jo më pak se 27 (1990-2017).

Kjo farë filozofie dhe praktikë politike e “uzurpimit” të shtetit, nuk ka asnjë lidhje me etikën dhe me drejtësinë e sistemeve demokratike evropiane perërndimore dhe me sistemin demokratik të Amerikës.

Përkundrazi, ky farë “modeli” politik, juridik dhe kushtetues qeverisës në Shqipëri nuk ka asnjë fije ndërlidhëse me demokracinë, me drejtësinë dhe me atdhetarizmin.
-Të qëndrosh në pushtet 30-40 vjet, duke ndërruar postet sikurse në kohën e komunizmit në vendet e regjimeve të dikurshme totalitare, kjo nuk është DEMOKRACIA EVROPIANE PERËNDIMORE E AS DEMOKRACIA AMERIKANE, por AUTOKRACIA, DESPOTIZMI, BUROKRACIA dhe njëmendësia e sistemeve totalitare sovjeto-kineze dhe verikoreane.

Kjo lloj AUTOKRACIE e egër dhe e pakufizuar është e dëmshme për sistemin demokratik pluralist në Shqipëri dhe për interesat strategjike evropiane dhe amerikane në Shqipëri.

Prandaj, shembujve të tillë si Ilir Meta me nga 30 vjet në parti e në pushtet, nuk duhet hedhur vota nga elektorati, sepse kjo formë e sundimit bie ndesh me të gjitha parimet e demokracisë, të drejtësisë dhe me interesat vitale të popullit dhe të shtetit demokratik shqiptar.

SYNDROMI ANTIBASHKIM e ndihmoi Ilir Metën, që sot, më 27 prill 2017, të bëhej President i Shqipërisë!

Si rregull e pashkruar, parimisht, ata liderë politikë shqiptarë, që vetë janë deklaruar kundër ribashkimit kombëtar, nuk do të duhej të zgjidheshin as presidentë, as kryeministra, as kryeparalemtarë e as ministra të Republikës së Shqipërisë, sepse kjo është në kundërshtim me Kushtetutën në fuqi të Republikës së Shqipërisë (PREAMBULA) së vitit 1998, mirtuar me Referendum.

Po e rikujtojmë Ilir Metën, se me rastin e deklarimit kundër ribashkimit kombëtar, kur ishte Kryeministër dhe ministër i Jashtëm,(1999-2002), pati shkelur jo vetëm Kushtetutën në fuqi të Shqipërisë (1998), por edhe Platfrmën për zgjidhjen e çështjes kombëtare të Akademisë së Shencave të Shqipërisë (1998), duke pohuar se: “ Nuk ekziston çështja kombëtare shqiptare në Ballkan”!?

Këtë të pavërtetë skandaloze dhe apolitike sui generis, në hollësi e pati konkretizuar me këtë konstatim se kinse: “Zgjidhja e problemit të të gjitha bashkësive shqiptare në Maqedoni, në Serbi, në Kosovë dhe në Mal të Zi, nuk qëndron në bashkimin e tyre në një shtet të përbashkët, sepse kjo nuk ka kurrfarë gjasësh ngaqë sërish shkakton mllefin e së kaluarës.” (http://telegrafi.com/syndromi-antibashkim/).

Kështu pati deklaruar ish-kryeministri shqiptar Ilir Meta në Konferencën ndërkombëtare të vendeve ballkanike me temë “Strategjia e qeverisjes në fillim të shekullit XXI”, bërë në Athinë të Greqisë, më 4 prill 2001.

Mirëpo, kjo gënjeshtër e Ilir Metës është në shpërputhje me realitetin e hidhur ekzistues de facto dhe de jure në terren, ku mbi një milion shqiptarë kanë statusin e robit në shtete e huja sllave ballkanike (Serbi, Mal të Zi, Greqi, Maqedoni).

Për më tepër, këtë konstatim tonin e ka vlerësuar edhe Truri Shqiptar – Akademia e Shkencave e Shqipërisë, duke e lëçitur me fakte dhe me argumente shkencore, se, jo vetëm që ekziston e hapur çështja kombëtare shqiptare, por ende nuk është në rrugën e zgjidhjes së saj”. Kjo, është edhe arsyeja kryesore, pse Akademia e Shkencave e Shqipërisë në vitin 1998 ka miratuar Platformën e saj përkatëse për zgjidhjen e “Çështjes Kombëtare Shqiptare në Ballkan”.

Miqësia Meta-Gjingjiq u lidh në Athinën e Greqisë (2001)!

Duhet t’ia përkujtojmë opinionin se, ish-kryeministri i ndjerë serb, Zoran Gjingjiq e pati përqafuar dhe çmuar lart deklaratën antibashkim të Ilir Metës.Kjo bëri që ata të ishin edhe miq të ngushtë, sepse interesi ishte në anën e politikës kolonialiste dhe hegjemoniste të Serbisë së Madhe, jo në favorin e bashkimit të shqiptarëve dhe të territoreve të Shqipërisë Etnike. Kjo është arsyeja, pse, edhe sot, Ilir Meta ka kujtime të mallëngjyese nostalgjike për ish-kryeministrin e qeverisë së Serbisë (filozofin) Prof.Dr. Zoran Gjingjiq. Kjo miqësi antibashkim shqiptar, i ka lidhur Meten dhe Gjingjiqin, asgjë tjetër.

-Dekalarta e Ilir Metës, se “ Nuk ekziston çështja e hapur kombëtare shqiptare në Ballkan”, në kuptimin pozitiv politik të interesave serbe, ishte një befasi shumë e madhe për pjesëmarrësit e Konferencës së theksuar. Sidomos u prit mirë nga ana e ish-kryeministrit të ndjerë Prof.Dr.Zoran Gjingjiq, i cili pas takimit dhe duarshtrëngimit me ish-kryeministrin Ilir Meta në Athinë, me t’u kthyer në Beograd, e vlerësoi lart përmbajtjen e deklaratës së kryeministrit shqiptar, duke nënvizuar se: “(1) Tirana nuk mbështet ndryshimin e kufijve; (2) Për kryeministrin shqiptar Ilir Meta nuk ekziston kurrfarë çështjeje e hapur kombëtare shqiptare, por vetëm probleme të shqiptarëve, të cilat duhet të zgjidhen në kuadrin e atyre vendeve ku jetojnë shqiptarët: në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Serbi, duke theksuar se, një qëndrim i këtillë i Tiranës, do t’i shkurajojë ekstremistët shqiptarë; Ardhmëria e shqiptarëve nuk qëndron në ndryshimin ose në përforcimin e kufijve, por në reduktimin e tyre, që është në dobi të qarkullimit të kapitalit, të lëvizjes së njerëzve dhe të koekzistencës së tyre.”

Duke qenë se për Ilir Metën “nuk ka ndryshim të kufijve” dhe, “nuk ka çështje të pazgjidhur shqiptare”, ish-kryeministri serb Zoran Gjingjiq, vuri në dukje faktin se: “ Ky është një hap i shkëlqyer i Tiranës, i cili i shkurajon ekstremistët, duke i lënë me gishta në gojë. Këtë moment oportun, bashkësia ndërkombëtare, duhet ta shfrytëzojë shumë më energjikisht sesa deri tani, në mënyrë që, në praktikë të dëshmojë ndërprerjen e të gjitha kontakteve me ata politikanë, që vënë në pikëpyetje ndryshimin e kufijve. Kjo do të thotë se shumica e partive politike në Kosovë, duhet të ridefinojnë platformën e tyre politike, dhe, popullit t’ia thonë të vërtetën, se e vërteta është kjo, bota është kundër ndryshimit të kufijve dhe kundër krijimit të shteteve të reja të pavarura, sidomos me bazë të jotolernacës etnike.”

Sipas këtij konstatimi entuziast të Zoran Gjingjiqit, të bazuar në deklaratën skandaloze antidiplomatike dhe antikombëtare të homologut të tij, Ilir Meta, se Tirana “nuk mbështet ndryshimin e kufijve”, del se, edhe partitë politike shqiptare në Kosovë, duhet të ndryshojnë platformat e tyre politike, në përputhje me këtë platformë antikombëtare të politikës dhe të diplomacisë zyrtare të Tiranës, në mënyrë që, të heqin dorë nga realizimi i idesë dhe i synimit për pavarësimin e Kosovës, njohja e së cilës nënkupton edhe ndryshimin e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës.

Pavarësisht nga dëshira dhe “konicidenca e rastësishme” e diplomacisë së boshtit Beograd-Tiranë, që të mos ketë ndryshim të kufijve në Ballkan, kur është fjala për Kosovën dhe për vendet e tjera të Shqipërisë Etnike në Ballkan, në këtë rast, edhe pse ish-kryeministri serb Prof.Dr. Zoran Gjingjiq ishte njohës i shkëlqyer i filozofisë politike, ai pati dështuar në parashikimin politik të tij, se “bota nuk do të lejojë ndryshimin e kufijve në Ballkan dhe kundër krijimit dhe njohjes së shteteve të reja të pavarura mbi bazën etnike.”

Këtë konstatim të tij të gabuar, e përgënjeshtroi pavarësimi i Kosovës më 17 shkurt 2008, si dhe njohja e saj nga ana e bashkësisë ndërkombëtare (Amerika, Bashkimi Evropian dhe shumë shtete të tjera- mbi 100 sosh të OKB-së). Statusi i sotëm i Kosovës së pavarur dhe sovrane de facto dhe de jure provon ndryshimin e kufijve të Ballkani, pikërisht në pajtim me aktorët dhe faktorët kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare (Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian).

Pra, ia vlen ta përkujtojmë Ilir Metën se me pavarësimin e Kosovës, të Maqedonisë, të Kroacisë, të Sllovenisë, të Malit të Zi të Bosnjë e Hercegovinës, kanë ndryshuar kufijtë në Ballkan.

Mirëpo, fatkeqësisht, këtë realitetit faktik gjeopolitik, nuk kanë qenë në gjendje ta shohin dhe, ende nuk janë gjendje ta pranojnë politika e jashtme dhe diplomacia zyrtare e Tiranës, e keqdrejtuar nga kryemenxherët e saj të dështuar të fundshekullit XX dhe të fillimshekullit XXI (1990-2017), të cilët gjatë mandateve të tyre pushtetore zyrtarisht janë deklaruar kundër ndryshimit të kufijve dhe kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, përkatësisht të bashkimit të Shqipërisë Etnike.

Ndryshe nga këta “dishepuj” të politikës dhe të diplomacisë së dështuar në “mbrojtjen e mosndryshimit të kufijve” dhe të moszgjidhjes së çështjes koloniale shqiptare në Ballkan, Akademia e Shkencave e Tiranës me të drejtë dhe, në mënyrë të peshuar, ka vlerësuar se ende nuk është zgjidhur çështja kombëtare shqiptare në Ballkan.
Reply Reply to All Forward More

No comments:

Post a Comment