4.30.2017

Rusët, apel Putinit të mos konkurrojë më për president



Lëvizja opozitare ruse e themeluar nga kritiku i Kremlinit në mërgim, oligarku rus Mikhail Khodorkovsky, zhvilloi të shtunën protesta në 32 qytete ruse, megjithëse autoritetet e kishin ndaluar zhvillimin e protestës dhe e kanë shpallur këtë lëvizje të paligjshme dhe zyrat e saj në Moskë nga bastisur nga forcat e rendit.

Në tubimin kryesor të zhvilluar në Moskë qindra protestues u mblodhën në një park para se të shkonin para një ndërtese administrative ku dorëzuan një letër me anë të së cilës i bënin thirrje Vladimir Putinit të mos konkurronte për një mandat të katërt në 2018.

Dhjetëra vetë u ndaluan nga policia ruse në Shën Peterburg për përhapjen e fletushkave të shkruara me dorë, ku bëhet thirrje për largimin nga pushteti të Vladimir Putinit.

Autoritetet ruse i kishin bërë presion me forma të ndryshme lëvizjes “Rusia e Hapur” duke e paralajmëruar të mos kryejë ndonjë aktivitet, dhe njoftohet se e kanë futur atë në listën e zezë.

Demonstratat e së shtunës zhvillohen pas protestave masive të marsit, më të mëdhatë të zhvilluara pa leje zyrtare në vitet e fundit, ku mbi 1000 vetë u arrestuan, përfshirë udhëheqësin e opozitës Alexei Navalny.

No comments:

Post a Comment