2017-04-11

Senatori John McCain i shqetësuar me ndërhyrjen e Rusisë në Bosnje


Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, tha se është i shqetësuar me ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e brendshme të Bosnje dhe Hercegovinës.

Gjatë vizitës në Sarajevë, të martën, McCain tha se shumica në Kongresin amerikan e mbështet zbatimin e vazhdueshëm të Marrëveshjes së Dejtonit, që i dha fund luftës në Bosnje më 1995.

"Ne qëndrojmë prapa Bosnje dhe Hercegovinës, duam të shohim vazhdimin e procesit të paqes. E dimë se ka pengesa dhe vështirësi të mëdha", tha McCain në ambasadën amerikane.

Ai po ashtu tha se ka pasur "përparim të rëndësishëm" që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit, por shtoi se ka ende mjaft punë përpara.

McCain është në turne në Ballkanin Perëndimor, rajon ku Rusia po përpiqet të rrisë ndikimin politik dhe ekonomik.

McCain: Këtë pjesë të botës e vlerësoj shumë të rëndësishme

Kryesuesi i Komitetit për forca të armatosura të Senatit amerikan, senatori John McCain tha të martën në Sarajevë se turneu i tij në vendet e rajonit dhe më gjerë nënkupton se këtë pjesë të botës e konsideron si shumë të rëndësishëm, por njëra ndër arsyet është edhe ndikimi rus në këtë rajon.

McCain në Sarajevë udhëtoi nga Beogradi, ndërsa nesër do të qëndrojë në Podgoricë. Më herët ka vizituar Lubjanën dhe Zagrebin.

No comments:

Post a Comment