2017-04-11

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri: Ja pse i thash ‘Klloshar’ shoferit të Aida Dërgutit


Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, kishte vendosur që para fillimit të seancës, të sqarojë se pse i ishte drejtuar një personi me fjalën ‘klloshar’, ditën kur po mbahej manifestimi për nder të Betejës së Koshares.


Beqiri thotë se nuk janë në fjalorin e tij ofendimet e tilla, por se nuk mundi t’iu rezistojë kësaj radhe, siç ai i ka quajtur provokimeve të rënda që iu bën nga shoferi i Aida Dërgutit.

Beqiri: Na provokoi shoferi i Aida Dërgutit

“Asnjëherë për afër këto 30 vjet në diskursin tim nuk ka qenë as nuk është fjalori që do të ishte denigrues. Por ne kemi pasur provokime të rënda dhe atë hiq më pak se nga vozitësi i Aida Dërgutit i VV-së, që unë e njoh. Na ka provokuar neve zyrtarëve të LDK-së dhe tjerat si kam dëgju, as s’kam dashur me ndëgju , se çfarë ka thënë vetëm një fjali se ‘çfarë keni lyp këtu, marre duhet me iu ardh’. Unë ia kam kthy ajo që keni ndëgju. Kjo ka qenë e tëra dhe ai zotnia punon këtu. Nuk kam dashur po ua them sepse në natyrën nuk e kam të tillë për me reagu ndaj njerëzve, që fatkeqësisht edhe vozitësit edhe militantët, s’po them i detyrojnë, nuk po them e ka detyruar dikush apo jo, po sillen kësisoj. Unë e them me përgjegjësi të plotë, po të ishte vozitësi im që provokon kundërshtarët politik dhe i fyen, ai një ditë s’kish punu me mua më. Kjo është e vërteta. Është e habitshme pas 18 viteve në liri, kundërshtarët politik kanë edhe njerëz që ofendojnë zyrtarë në këtë rast të LDK-së dhe zyrtarët e lartë të shtetit”, tha Beqiri.

Sekretari i LDK-së tregon se kohë të gjatë njihet me personin që e ofendoi, dhe se shprehet i habitur për ofendimet që ua bëri personi me emrin Dan Deliu atë ditë zyrtarëve të LDK-së.

Beqiri: Me Danin njihemi moti

“Dan kanë thanë e ka emrin. Por e njoh se Dani punon këtu. Dan Deliu, ndërkohë e kam marrë vesh, por e njoh sepse punojmë sepse jam qe 7 vjet në Kuvend, ai nuk është qe shtatë vjet. Më vjen keq ndoshta as ai se e kanë kapur emocionet. Sepse zakonisht disa njerëz kanë dëshirë kur ka masë me u tregu patriot. Dani edhe pse ne përshëndetemi është e habitshme. Nuk është punë falje. Më vjen keq nëse dikush ka mund të mos ndihet mirë nga ky komunikim. Ky s’ka pasur të bëjë fare me pjesëmarrësit. Ky ka qenë reagim për një mori provokimesh , që na kanë ndodhur nga ky punëtor dhe militant i VV-së. Nuk është në diskursin tim as në etikën time familjare dhe politike. Aq më shumë ne në LDK nuk shquhemi për fjalor sa e sa herë kanë lyp me ua kthye, këtë se kemi bërë dhe nuk e bëjmë“, tha Beqiri.

Kp të dielën ishte në Koshare dhe ka xhiruar momentin kur Ismet Beqiri i drejtohet një qytetari me fjalën ‘klloshar”. Në pamjet që ka kapur kameramani i KosovaPress shihet se dikush nga turma iu thotë zyrtarëve të LDK-së në mesin e të cilëve ishte edhe kryeministri Isa Mustafa se ‘sherri i xhipave të është bllokuar rruga për Koshare”. Asnjëri nga këta nuk flet përveç Beqirit i cili kthehet dhe i thotë personit: “A duhet me të pyet ty klloshar?”.

Beqiri sqaron se pse e quajti “klloshar” shoferin e Aida Dërgutit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka sqaruar videon e përfolur ku ai dëgjohet duke iu drejtuar një personi si “klloshar”, të dielën në Koshare.

Beqiri ka thënë se ajo fjalë nuk është në diskursin e tij por që sipas tij, ai ka reaguar ashtu pas provokimeve të rënda që i janë bërë atij dhe zyrtarëve të tjerë të shtetit.

Beqiri ka thënë se personi që e ka ofenduar atë dhe zyrtarët e tjerë është personi Dan Deliu e që sipas tij është shoferi i nënkryetares së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti.

Ai e ka quajtur të papranueshëm veprimin e personit të lartëcekur dhe ka shtuar se është e papranushme të ofendohen kundërshtarët politik në atë mënyrë.

No comments:

Post a Comment