4.30.2017

Skizofreni Kim Jong-un dëshiron t’i japë fund botës”


Krerët e Azisë Jug-Lindore shprehën sot shqetësimin e tyre të thellë lidhur me tensionet në Gadishullin Korean, ndërsa i bënë thirrje Phenianit të heqë dorë nga akte që kërcënojnë paqen në rajon.

Provat bërthamore të Koresë së Veriut dhe mosmarrëveshjet territoriale në Detin e Kinës Jugore ishin në qendër të diskutimeve të udhëheqësve të 10 vendeve anëtare të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), që morën pjesë në një samit të përvitshëm në kryeqytetin e Filipineve, Manila.

Presidenti filipinas Rodrigo Duterte, i cili drejtoi samitin njëditor, deklaroi se liderët e rajonit ishin thellësisht të shqetësuar lidhur me mundësinë e shpërthimit të një konflikti të armatosur në Gadishullin Korean, duke u shprehur se per shk “rajoni do provonte vuajtje të paimagjinueshme”.

“Ky njeri, (Kim Jong-un), thjesht dëshiron t’i japë fund botës dhe kjo është arsyeja përse është aq i lumtur”, deklaroi lideri 72-vjeçar i Filipineve.

“ASEAN duhet të qëndrojë e fortë dhe e bashkuar në thirrjen drejtuar Koresë së Veriut për t’u dhënë fund të gjitha akteve provokuese dhe të rikthehet në rrugën e dialogut”, deklaroi kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong.

Disa orë para hapjes së samitit, Korea e Veriut tentoi të lëshonte një raketë balistike nga një zonë në veri të Phenianin, por që shpërtheu në ajër pak çaste pas lëshimit.

Duterte u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendet e tjera të përfshira në tensione të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo hap që mund të shkaktojë një katastrofë.

Duterte tha gjithashtu se gjatë një bisede të mëvonshme telefonike do t’i kërkonte presidentit amerikan Donald Trump “të mos bjerë pre e provokimeve të liderit koreanoverior, Kim Jong Un”.

No comments:

Post a Comment