2017-05-18

Alban Bardhyli: Vizioni në mbështetje të Misionit parësor të SHISH-it dhe të Sigurisë Kombëtare



Vizioni në mbështetje të Misionit parësor të SHISH – garanci e sukeseve dhe fitoreve ndaj armiqve të Sigurisë Kombëtare.

Atdhetarizmi i pastër dhe jo militantizmi politik i karakterizon dhe duhet t’i karakterizojë punonjësit dhe bashkëpunëtorët e Institucionit, edhe pse mass-media bën insinuata dhe dezinformon për t’i nxirë imazhin, sepse Misioni parësor i tij është Siguria Kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

Në Faqen Zyrtare të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) është prezantuar Vizioni i SHISH, përmes një citati të rilindësit të madh Sami Frashëri, citat i cili gjendet në veprën “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë?”:



“Të përpiqemi për të drejtët tënë….për të mirët të kombit tënë…”



Pa dyshim se ky vizion i Institucionit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) buron nga një atdhetarizëm i pastër dhe i kthjellët si përroi që hapëron nëpër shkëmbinjtë më të pjerrta të malit.



Ky atdhetarizëm i pastër është i nevojshëm për të gjithë punonjësit dhe bashkëpunëtorët e SHISH si mburoje të fuqishme ndaj rreziqeve dhe sfidave të errëta që kërcënojnë Sigurinë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë.



Puna dhe përpjekjet e tyre për të mirën e kombit janë të papushuara dhe nuk mbarojnë asnjëherë, sepse të panumërta janë edhe rreziqet dhe sfidat, të panumërt janë edhe armiqtë të ndryshëm konvencionalë dhe jokonvencionalë që kanosin Shtetin Shqiptar.



Atdhetarizmi i pastër dhe jo militantizmi politik i karakterizon dhe duhet t’i karakterizojë punonjësit dhe bashkëpunëtorët e Institucionit, edhe pse mass-media bën insinuata dhe dezinformon për t’i nxirë imazhin, sepse Misioni parësor i tij është Siguria Kombëtare të Republikës së Shqipërisë.



Siguria Kombëtare është ajo gjendje e mungesës së rreziqeve për një kombi, një gjendje që gjithmonë e kemi dëshirë ta arrijmë. Normalisht, asnjëherë rreziqet nuk zhduken plotësisht, por ato pikërisht minimizohen përmes punës dhe misioneve të palodhura të punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të Institucionit.



Vizioni në mbështetje të Misionit parësor të SHISH është pikërisht garancia më e fortë e sukeseve dhe fitoreve ndaj armiqve të Sigurisë Kombëtare.

No comments:

Post a Comment