5.03.2017

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell: Liria e shprehjes dhe e shtypit janë baza e demokracisë

O

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, ka shkruar në Facebook se liria e shprehjes dhe liria e shtypit janë thelbësore për të drejtat e njeriut dhe bazën e demokracisë.

“Gazetarët luajnë një rol të rëndësishëm në informimin e publikut dhe në mbajtjen e qeverive llogaridhënëse”, ka shkruar tutje O'Connell.

“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, i kujtoj të gjithë ata që luftojnë për të vërtetën, kundër censurës dhe frikësimit, shpesh duke u përballur me kërcënime dhe dhunë”, ka përfunduar ambasadori në Facebook.

No comments:

Post a Comment