2017-05-09

Bregu në mbledhjen e PD: Ky është gjenocid


Mbledhja e PD-së ditën e sotme është shoqëruar me debate. Pas kritikave të Majlinda Bregut, Jozefina Topallit dhe Selamit, kreu i PD-së e mblodhi grupin parlamentar me urgjencë.

Gazeta “Panorama” mëson se çfarë ndodhi brenda në mbledhje. Fillimisht ka qenë  Prof.dr.Sali Berisha që ka shkëmbyer batuta me Topallin.

“Antikonformiste ke qenë dhe antikonformiste mbete”, mësohet t’i ketë thënë Berisha Topallit për kritikat e saj ndaj lidershipit të PD-së.

Më pas, Patozi ka dalë kundër bojkotit të zgjedhjeve. “Nuk mundemi që ne që jemi 10 veta këtu të vendosim nëse do të votojnë ose jo 600 mijë shqiptarë”, ka thënë Patozi.

Pak më e ashpër ka qenë Bregu: “T’u mohosh të drejtën e votës 600 mijë shqiptarëve është gjenocid”, ka thënë ajo.


Mbledhja në PD – Sali Berisha-Jozefina  Topallit: 
E deklasuar ishe, e deklasuar mbete

E ndërsa Grupi Parlamentarë i Partisë Demokratike po zhvillon një mbledhje mjaft të rëndësishme ku po flitet lidhur me situatën politike në vend, mësohet se nga atje nuk kanë munguar batutat mes ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetes Jozefina Topalli.

Berisha i është drejtuar me një gjuhë ironike  Jozefina Topallit duke i thëne se ‘e deklasuar ishe, e deklasuar mbete”. Kujtojmë që thumbimet e  Sali Berishës në drejtim të  Jozefina Topallit vijnë në një moment kur kjo e fundit një ditë më parë ka kritikuar lidershipin e PD-së.

Dje e kontaktuar nga “Panorama Online”, Jozefina Topalli u shpreh se kishte bërë disa herë kërkesë që të mblidhej grupi parlamentarë i kësaj force politike, me qëllim që të diskutohej situatë në të cilën ajo ndodhej dhe te flitej per zgjedhjet e 18 Qershorit 2017.

No comments:

Post a Comment