2017-05-09

Cikël poetik nga Sonja Haxhia

Fotografia e Sonja Haxhia

Ju vargje, me beni te kujtoj nje poezi,

qe e kisha harruar/

Me mungoni dhe pse ndoshta s’jemi takuar kurre/

Te gjithe kane nje emer,

sapo e lexojne, i ben te ndihen te lumtur/

Nje minute eshte kohe,

per vendim e zgjedhjeje,

ajo qe vjen eshte rezultat -deshir-tolerance-respekt i ndersjellte/

Eshte gjithmone e bukur,

kur takon diken pas shume vitesh,

dhe pse ai fillon te flase per jeten e tije,

ti ke vetem nje mendim;

sa me ke munguar...

Fotografia e Sonja Haxhia

VARGJE, JU JENI SPECIALE!

Poesia S 2017

INDIFERENTIZEM

Vjen nga qielli
O, ndoshta del nga ngrica
Bukur pra...

Shikim i rende me sy cperfilles,
Mbyll brend gjithcka, si pa jete.
Del nga erresire e luan se ne letra
Realitet,krejt tjeter.

Hecen vuajtshem
Si ne vale,ku dielli thyhet mbi gure diamantesh.
Demostron te papare indiferentizem
Si feminje,disi frikshem.

Nga engjell, o...?!
Pa rendesi...

Si aventure e pirateve
Me pasion,te perzgjedhjeve te fshehta.
Mbin dhe mbi akull,
Si tulipan, me ngjyra shume bojshe,
E, kur te afrohen te shohin aq bukur,
Deshperohesh, nga gjume i perjetshem i se vertetes.
Ti, qe adhuron
Te pamunduren.

Fotografia e Sonja Haxhia

HAP PAS HAPAS

Shkelqen dielli, ne zemrat e te dashurve,
Yjet vallezojne bejne sehir ne pritje,
Ndihet ne ajer parfun i manushaqeve,
Buzeqeshin buzet e skuqura te zemrava.

Perqafime imagjinare mblidhen,
Nis gjaku ne deje vershon
E,ne miejra fjale,
Krijohen skena te embla te parashikueshme.

Mendoj
Shkruaj
Flas
Perseri gris fletet e shkruara,
Asgje svdes,
Qendrojne si fragmente kengesh, te pakenduara.

Melankoni...?!
Shkaterruese!
Melankonia eshte e dashura e mortit,
Pije e helmatisur
Melankoni,je violente!

E,cuditerisht
Ajo,eshte nje moment paqeje,
Nje planet nobile
Kalon ne shtigje te cuditshme,
Ku,ererat rrebeshet vllazerohen.

Nuk ka me as urrejtje,
Vec mendimet personifikohen ne fytyra,
Reale-ekzistente.

Fotografia e Sonja Haxhia

MBI LENDINE

Bukuria pranverore
Nuk flet
Nuk ndegjon
Iki,mbytem ne te,mbi lendinen marramendese.

Fluturoj
Shume larg, larg si xingara,
Harrohem
Dielli e deti, largohen
Shkelqim vezullues, ne rrugetimet shekullore.

Lendine.
Shendrrohesh ne dy sy,
Dy sy me vezhgim dhimshem,
Flasin mistershem,
Fjale me kuptim,kardinale.
Lendine,
E mbjelle me sy,shpirtrash.


NE PARAJSE, SKA ASNJE VEND

Ska me vend ne parajse,
Sja vlene sa ta mendosh.

Te perlotur flasin me heshtjen,
Shpina tmerrne e dhimjes, sju mban dot.

Buzeqeshjet shtirese shpitin jua therrmojne,
Ne britje ulerimash,te heshtur me jeten luftojne.

Qajne te varferit,
Askush si sheh si ndegjon.
Askujt si hyjne ne pune,
Vec ece e jake, pa fund.
Te varferit paguajne,pa mbarim.

Kur syte ti ngulin,ftohtesi te there ne shpirt!

Mosperfillje e te kamurve
Qe ngerdheshen si derrat ne gjerise.
Ndoshta nje dite,vete Perendia do ti “ falle,,.
(..te mjeret, paguajne gjithmone nje krim, te cilin se kane bere kurre)


GERMEZAT COPA-COPA

Ne fund te dites gjithca vjen e shkruar,
Kujtimet qe i do,i perkedhel mendueshem.
I shkruan, i ndane,perseri i mbane ne duar,
Shfleton, shfleton,me germat si dashuruar.
Fluturon mbi Re, afer je me Yjet,
Copeza, copesat ja rremben qiellit,
Thure kopeshtin e mbjelle nga zemrat.
Aty karshi lumejeve,
Ti vadisesh me ujin e bekuar nga mendja.
Duar qe zgjaten nga mile kilometra,
Duar qe pikturojne dy shpirtra dy zemra,
Duar qe takojne kalimthi ne tranzite airoportesh,
Duar qe perkedhelin dridhshem,
Koha ka perfunduar.
(..po ti kush je,qe hyne ne naten e erret ,e ngecesh ne sekretin emendimeve te mia?!).


VOGELUSHJA INDIFERENTE

Nersa te shoh ne foto, perseri...?!
Fle ne paqe bashke me ty,
Ne shpirtin e nje luftetari te se nesermes.

Hapsiren, per vete gjithmone e do ,
E,ndaj pyetjeve te Babos,
Gjithmone je vogelusja indiferente.
Te uroj te mos shitesh e blihesh, nga asgje!
Te uroj te luash pa rrezuar asgje,askend,
Dhuro buzeqeshje,
Atje ku nata ka nngrire.
Dhuro gjithe dashurite,atyre qe sdine te krijojne,
Zbertheje kubet, mijra ngjyra jetesore form,.
Mbaje prane Arushuin e Babos,
Babo,keshtu te do!


SOT ...

Sot,ne paqe nje Nene kendonte ne vaje,
Oh, sa i bukur mu duk zeri i Saje.

Vajtonte ne te zez, korbe ne zi,
Vaje i saje, qe dhe imi bashke,
Ajo e shperehte, ne kenge, nersa Une ne fjale.
Zambaket,me lote i vaditem bashke,
Pishat shekullore,dridheshin atje larte.

Sot, nje Nene, atje e lashe te qante ne vaje,
Era vallezonte nen tingujt e saje...
Dhimja eshte e eger
Dhimja eshte qorre-shurdhe,e marre,
Cuditerish...une,smund te largohesha,
Me magjepsi, zeri,i Saje.

Zambaket i vaditem me lot te cristalte,
Zambaket kendonin;-Jemi te gjithe kalimtare.

.....bye s.h. 2017

Giselle.

TI JE NDRYSHE

Ti, që shpirtrat s’i shtrydh dot në centrifugë
Ti, që mbase je e ndryshme në këtë univers
Përqafoje paqe-qetësinë
dhe këndoji veç një refreni:
Indiferentizmit.

Futu thellë atje
dhe bërtiti tolerancës së dhjamosur,
asaj që nuk kuptojmë dhe s’e pranojmë dot.

Duhen duar e flatra engjëjsh të bardhë,
që të largojnë retë e ngrysura,
të copëtojnë akujt
dhe të filtrojnë ndërgjegjet e rrokullisura.

Pluhuri i argjendit të mbulojë plagët e grisura,
me oksigjen të mbushësh mushkrit e sfilitura,
sepse ti je ndryshe….


NDJESI QË MË SHQETËSON

Është një mendim i shpejtë që më udhëheq,
në kohë të kthjellëta e të muzgëta
e më jep në shpirt një ndjesi,
sikur dëgjoj
kumbimet e Këmbanave
aq të ëmbla e të trishtueshme,
ato të Katedrales pranë meje.
Një e krisur në zemër më hapet befas…
Bëj të shoh,
por aty s’ka shenjë qepjeje a çarjeje
dhe habitem me veten time:
Çfare janë këto ndjesi,
ç’ duan të më kujtojnë?
Ndjesi që ajri, si Perandor,
fishkëllen dhe mi afron.
Ashtu thjeshtë, frymëmarrjen më bllokojnë,
dhe shpërndahen në largesi,
aty, ku presim vdekjen
me kumbime Këmbanash.
Befas përmendem,
lavdi, o Zot
qenka thjesht një ëndërr!

No comments:

Post a Comment