2017-05-10

Kush është publicisti dhe studiuesi shqiptar Mr.sc.Prof.Selim Krasniqi ?


Fotografia e profilit të Selim Krasniqi

Selim Krasniqi lindur, më 17 gusht 1955 në Junik, pedagog, magjistër, shqiptar nga Kosova.

Selim Krasniqi studimet themelore i ka mbaruar në Fakultetin Filozofik – dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, më 1978 në Prishtinë, ku, më 2004 me temën : Funksionet e rasave gjinore, dhanore e rrjedhore në gjuhën letrare shqipe, merr titullin e magjistrit. Krasniqi, më 9 mars 2005, ka bërë kërkesen për t’iu lejuar tema e doktoratës nga fusha e metodologjisë së mësimdhënies në Fakultetin Filozofik.

Veprimtaria shkencore dhe letrare e Mr.sc.Prof.Selim Krasniqi ?

Selim Krasniqi që nga diplomimi më 1978, punon si mësimdhënës në gjimnazin "Hivzi Sulejmani" në Fushë Kosovë. Gjatë studimeve nga viti 1976-1978 ka udhëhequr grupin letrar "Jeronim de Rada" të Fakultetit Filozofik.

Veprimtaria publicistike e Krasniqit përbëhet nga 70 punime të publikuara në shtypin kosovar të kohës si ”Shkendija”, “Fjala”, Bota e re”, “Zëri i rinisë”, “Jehona”, "Koha”, “Kosova Sot”, “Epoka e re”, si dhe në gazetën shqiptare "Nacional".

Nga emërtimi i këtyre punimeve shihet se autori ka trajtuar çështjet aktuale të fushës së gjuhës e të letërsisë si dhe çështje të tjera në fushën e arsimit

No comments:

Post a Comment