5.01.2017

Kushti i Ilir Rxhep Metës: Fahri Balliun e dua zëvendës president sepse ai adhuron Berishën dhe vdes për mua



Ilir  Rexhep Meta pritet që të kërkojë ndryshime të thella kushtetuese. Një nga kushtet kryesore që i vendosi Edi Ramës përpara se të pranonte postin e presidentit ishte edhe vendosja e postit të zv/presidentit, kjo për shkak të kopetencave të mëdha që ka Presidenti i Republikës pas ndryshimeve të Kushtetutës, tha një burim i një gazete pranë PD që financohet nga Meta.

Ilir Meta duke i ditur mjaft mirë, punët e mëdha që e presin për dekorimet e udhëtimet jashtë shtetit iu drejtua Edi Ramës duke i thënë se zëvendës presidenti i përket opozitës por që do ta zgjidhte vetë ai, thanë burimet.

Më tej burime të pakonfirmuara dhe jo zyrtare pranë Ilir Metës u shprehën se presidenti i ardhshëm, zëvendësin e tij, tashmë e ka fiksuar, në parim ka rënë dakord edhe Edi Rama pas argumenteve të forta që i ka thënë Meta.

“Zëvendësi im do të jetë Fahri Balliu, sepse ai adhuron Sali Berishën dhe vdes për mua”, mësohet t’i ketë thënë Meta, Ramës.

Kryeministri e pranoi me kënaqësi kushtin e vendosur nga Meta, duke theksuar se Fahriu së fundi kishte dhënë informacione të rëndësishme për Rilindjen. Pra duke ditur vesin e tij të vjetër spiunllëkun dhe servilizmin, Edi Rama ra dakord.

I vetmi shqetësim që ka Ilir Meta është fakti se a do të garantojë dot Fahriu futjen e Bashës në zgjedhje pasi të marrë drejtimin e zëvendës presidentit, thanë burimet.

Por në fund Rama e qetësoi duke i thënë: Edhe po stë bëri ndonjë punë, mjafton të rrijë në kuzhinë, të kruajë tenxheret me paçe dhe pilaf, kështu na kursen kostot dhe shpenzimet e presidencës, por vendin pa zv/president nuk e lemë. Më të mirë se ky as vetë Basha nuk do na sillte, theksoi Rama.

Ilir Meta i gëzuar nga konsensusi telefonoi Fahriun për t’i dhënë sihariqin e madh…Edi Rama ndërkohë porositi Edmond Panaritin që të shtonte fondet e ministrisë për koka viçash dhe derrash me ekskluzivitet presidencën./Satirë-CityNews

No comments:

Post a Comment