5.01.2017

Media zvicerane: Zgjerohen dyshimet ekzistenciale mbi Maqedoninë, ja gabimi i Platformës Shqiptare

Fitim Dika

28 prill: Protestuesit nacionaliste në Shkup. (Foto: Ognen Teofilovski / Reuters)


Duhet të evitohen bastisjet në parlament dhe tensionet inter-etnike që Maqedonia të mund të krijojë qeverinë e re. Vendi është më labil se kurrë më parë.

Me bastisjen e parlamentit në Shkup, kriza në Maqedonia është ngritur rrezikshëm. Në natën e së premtes një grusht simpatizantësh të partisë së djathtë nacionalste OBRM kanë mësyer “shtëpinë e deputetëve” dhe kanë sulmuar fizikisht deputetet e social demokratëve dhe shqiptarë. Me pistoletë u mbrojt jeta e liderit të LSDM, Zoran Zaev. Prapseprap ai u plagos në kokë. Policia nuk kishte vullnetin ose nuk ishte në gjendje të mbrojë objektin, përkundër që nacionalistët e OBRM prej kohësh kishin kërcënyar me mësymje nëse opozita sëbashku me partitë shqiptare krijojnë qeverinë.

Një qeveri e tillë kreu hapin vendimtar duke zgjedhur Talat Xhaferin si kryetar të parlamentit, i cili duhet ti paraprijë krijimit të qeverisë, shkruan fillimisht media më e madhe zvicerane “NZZ”.

Qeveri inter-etnike

Komisioni i BE “njohu votimin” e Xhaferit dhe paragjykoi rëndë sulmin. Në anën tjetër OBRM paralajmëroi për “struktura paralele dhe ilegale”. Nikola Gruevski që udhëheq prej dhjetë vjetësh me Maqedoninë, ka frikë se me ndryshimin e qeverisë duhet të kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg, si pasojë e akuzave të rënda për korrupsion dhe shpërdorim detyre të dala nga përgjimet e video-incizimeve.

OBRM e paraqet krej ndryshe situatën. Ata akuzojnë partinë opozitare maqedonase që sëbashku me partitë shqiptare kanë shkelur integritetin dhe sovranitetin e Maqedonisë. Në fakt partitë shqiptare kanë nënshkruar një Platformë të përbashkët. Nuk bëhet fjalë për federalizimin, por për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ndarje të barabartë të buxhetit dhe “diskutime të nevojshme” mbi simbolet shtetërore: Ata kërkojnë që pas maqedonasve të quhen kombi i dytë shtetformues në Maqedoni. Edhe Prokurorisë Speciale duhet ti zgjaten mandati. Platforma - që është diçka më shumë sesa një gabim i bukur (e metë) - u nënshkruajt me ndërmjetësimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Tiranë. Është e kuptueshme që kjo ka prekur shumë maqedonas dhe që lidhet me komentimin e fundit të Ramës për Shqipërinë e madhe dhe përzierjen në punë të brendshme. Por gjithashtu është një pretendim mbrojtjeje thënia e ideologut të OBRM, Cvetin Cilimanov i cili Platformën e paraqet si rrezik për destabilizim të rajonit. Çfarë OBRM në fakt ka frikë është largimi nga Pushteti dhe fuqizimi i shtetit ligjor.

Për ta parandaluar këtë është e gatshme të luajë me zjarrin. Prej muajsh mediat e tyre shkruajnë kundër shqiptarëve nacionalistë, tradhtarëve socialdemokratë dhe kundër miliarderit Xhorxh Soros. Mbi të gjitha propaganda anti-shqiptare mund të rezultojë e rrezikshme për emocionet e shqiptarëve, që përbëjnë rreth 25 përqind të popullatës.

Mjaft e kuptueshme: Konflikti inter-etnik do zhbënte koalicionin me socialdemokratëve dhe partive shqiptare, që do mundësonte edhe më tej qeverisjen e OBRM. Raportet mes dy komuniteteve janë më të këqija prej konfliktit të 2001 ku vendi për pak sa nuk shpërtheu në luftë qytetare. Nuk janë shtuar vetëm paragjykimet mes njëri-tjetrit, thotë juristja Besa Arifi. Janë shtuar edhe bashkëveprimet. Bile ka elemente të shoqërisë multi-etnike, që ngrihen kundër “regjimit”.

Shumë qytetarë e shohin urrejtjen nacionaliste si manipulim të elitës udhëheqëse. Por kjo mund të rezultojë e suksesshme. Vendi i ndarë etnikisht, përveç anëtarësimit në BE, kanë shumë pak gjëra të përbashkëta. Kriza e tanishme mund të zgjerojë lehtë pyetjen ekzistenciale për Maqedoninë.

No comments:

Post a Comment