2017-05-21

Mergimtari dhe fati i tij jasht vendit në situata…


 Nga Xun Çetta 


Veprimtar e politikanë në Mergim, perfundimisht po mbesin po si shkollat në Kosovë të cilat dallojn nga ato në vendet e zhvilluara.

Shkolla vetëm më teori pa praktikë, si shkollë në perendim ku punojm e jetojm, nuk ka efektin e kohës dhe kështu mbetesh pa ushtruar profesionin, punën të cilën e do dhe e ke për zemër.


Sado veprimtar, politikan e diplomat të jesh në Mergim, fatkeqësisht je i gjykuar të mbetesh pa praktikat e këtyre aftësive teorike, fatkeqësi kjo e cila të kushton, po, të kushton shumë pa dallim aftësive dhe vullnetit që ke... Ky është fati i Mergimtarit jasht vendit tij.

Ajo që sadopak, na ngushllon po aq sa fatkeqsisht edhe na bënë të vuajm akoma më shumë është fakti se, as ata më të mirët, më të ndershmit në vendin tonë, mjerisht nuk po vinjë në shprehje që praktikisht ta ushtrojn profesionin e tyre dhe aftësitë që kanë.

 Kjo e keqe na bënë ta harrojm fatkeqsinë tonë si Mergimtar dhe të vazhdojm e mendojm njëkohësisht të bëjm për fatin e vendit i cili akoma po qalon.
Luzern 21.05.2017

No comments:

Post a Comment