2017-05-01

Një monodramë që bën mirë për shëndetin!

Nga Anxhela Devole
Mbrëmjen e 14 nëntorit, në Sallën e madhe të Universitetit të Arteve u vu në skenë “Malkony”, një vepër e shkruar dhe interpretuar nga Taulanda Jupi (Dushku), me regji të Prof.asoc.Dr. Aneta Malaj. Premiera e monodramës i dedikohet dhe erdhi në mbështetje të secilës prej femrave që fati i vendosi përballë kancerit të gjirit.
“I gjithë inati përzier me frikë pingulet në kokën time në formën e një pyetje: Pse unë? Kush më zgjodhi mua?…” – Këtë pyetje ia drejton vetes çdokush që gjendet në vështirësi të tilla, ku mund të triumfosh ose të humbash betejën, që për shkaqe supersticioze, ndodhin atëherë kur nuk e pret.
“Kishim një dëshirë për të treguar që një pjesë e mirë e forcës tejet artistike është këtu, dhe këtu bëhet mësim dhe art. Përpos faktit që ata u bashkuan me shumë dëshirë, duke pasur parasysh mesazhin e veprës, mesazhin final të këtij aktiviteti. Thelbi është sensibilizimi. Jam e bindur që të gjithë ata që kanë dhënë kontributin në këtë monodramë, pasi e kemi shfaqur, apo kur ta rishfaqim nëse do të na jepet mundësia, në qoftë se do të jetë qoftë edhe një grua që do shkoj dhe do të shpëtojë jetën e saj, e sensibilizuar nga kjo gjë, ne do të jemi shumë të lumtur, do të ndihemi shumë të shpërblyer. Ky është qëllimi, sensibilizimi! Bravo i qoftë të gjithë kolegëve që janë bërë pjesë, bravo i qoftë të gjithë atyre që e ndoqën dhe “haram” u qoftë të gjithë atyre që nuk gjetën mundësinë ta ndiqnin,” – kështu është shprehur autorja e veprës, Taulanda Jupi, e cila njëherësh tregon se frymëzimi për të shkruar ka qenë gjinia femër.
Ajo thotë se është shumë aktive sa i përket çështjes së femrave, dhe dëshiron ta thotë fjalën e saj, e në këtë rast u frymëzua për ta thënë në këtë formë, nëpërmjet një interpretimi të ndjerë të Anës, që personifikon gjithë “Ana”-t që vuajnë nga kjo sëmundje, emri i së cilës nuk ka kombësi, pra Ana mund të jetë një shqiptare, një italiane, amerikane…
Sa i përket procesit të të shkruarit, Jupi e identifikon mjaft interesant, dhe tregon se i është dashur rreth dy vite për ta menduar, por e ka shkruar brenda dy muajve, konkretisht gjatë verës së këtij viti. “Zgjodha të interpretohej nga vetë unë për dy arsye. E para, sepse e kam shkruar me shumë dashuri, e kam përjetuar dhe e dyta, sepse më mungon pjesa e të aktruarit. Nuk më jepen shumë shance, duke qenë se jo gjithmonë biem dakord me atë teatër që bëhet në Shqipëri. Ndiej nevojën e një teatri të mirë, jo gjithmonë na jepet mundësia për të bërë teatër të mirë dhe për këtë arsye, unë zgjedh të luaj shumë pak. Pata rastin të bëja këtë gjë, dhe mendova të luaja vetë, ndoshta për ta përcjellë më mirë atë që kam shkruar”Â  – tregon më tej Taulanda, e cila është ngjitur për herë të fundit në skenë me rolin e Poncias tek “Shtëpia e Bernarda Albës”, tri vite më parë. Ajo shprehet se interpreton vetëm kur ngacmohet artistikisht dhe jo çdoherë kur i ofrohet një rol në një shfaqje.
Lidhur më përgatitjet për të vënë në skenë “Malkony”, tregon regjisorja Aneta Malaj, e cila thonë se diskutimi është bërë që herët dhe tematika i është lënë surprizë. “Nga Taulanda prisja diçka, por në momentin e propozimit prisja diçka tjetër” - thotë Malaj, ndërkohë që tregon “sekretin” vetë Taulanda, - “Priste një komedi”. “Në momentin që u njoha me këtë tekst, u emocionova shumë, edhe për faktin që tematika është shumë aktuale dhe emocionuese. Ka një përjetim shumë të madh. Mua më pëlqeu edhe për faktin që disa nga njerëzit që unë njoh, deri diku edhe njerëz të afërt, kanë përjetuar në veten e tyre një dramë të tillë të madhe. Dhe çuditërisht, ata kanë luftuar shumë. Një pjesë ia ka dalë, një pjesë tjetër nuk ka mundur. Ajo pjesë që ia ka dalë, edhe sot vazhdon të jetë, siç thotë edhe teksti i monodramës “Më të fortë se kurr딝, për të përballuar gjithçka dhe e bëjnë jetën duke u përpjekur si gjithë të tjerët pa asnjë tërheqje”.
E prekur nga kjo ngjarje, ajo tregon për ata që nuk kanë mundur ta mposhtin këtë sëmundje, dhe nuk ndalet te femrat, por te të gjithë ata që kanë luftuar dhe luftojnë me sëmundjen e kancerit. Përmend vjehrrin e saj dhe babanë, e teksa tregon, përlotet. “Në kohën që ka vdekur im atë kanë qenë vitet ’90. Nuk dinim asgjë për atë sëmundje, dhe nuk mundëm të bënim asgjë. Nuk ka pasur as kimioterapi dhe nuk ka qenë edukata e njerëzve që të shkonin dhe të vizitoheshin apo të bënin analizat çdo gjashtë muaj. Edukatë e cila ka munguar, dhe tani ka filluar kujdesi ndaj vetes te çdo person. Kryesorja është sensibilizim për të gjithë njerëzit, jo thjesht për femrën me një sëmundje të tillë, por njëkohësisht për të gjithë njerëzit, që kontrollin shëndetësor dhe jetën ta kenë primare. Të mos mendojmë vetëm për veten, por edhe për të ardhmen, për fëmijët tanë, që mos të rriten jetimë dhe për t’u treguar dashurinë e madhe për jetën, forcën, kurajon”, – ky është mesazhi thënë nga regjisorja dhe që përcillet nëpërmjet interpretimit të Taulanda Jupi.
Box
Bashkëpunëtorët e monodramës. Regjisore: Prof.asoc.Dr. Aneta Malaj, Taulanda Jupi (Dushku) Udhëheqës artistik: Alert Çeloaliaj
As.Regjisore: Albana Sançolli. Video dizajn: Albes Fusha, Ardian Isufi, Grafik dizajn; Petraq Papa, Përshtati tekstin: Rovena Lule (Kuka)
Producent ekzekutiv: Genc Përmeti, Make-up artist: Besa Kurti, Koreograf: Fjoralb Doci, Instrumentistë: Arben Llozi (violinë), Arbër Çerri (kitarë), Video dizajner: Elis Mataj, Interpretoi: Taulanda Jupi (Dushku)
Monodrama, detajet nga shfaqja e “Malkony”
Anës i këputet kënga në mes. Dhe sipas regjisores dhe autores së veprës, njeriu duhet të bëjë një pakt me veten. Njerëzit ndonjëherë janë shumë egoistë, mendojnë të bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë, janë të dhënë pas gjërave materiale dhe harrojnë më kryesoren, harrojnë të qenit njeri, të jenë të lumtur dhe mirënjohës për çdo ditë që hapin sytë. Jeta nuk duhet jetuar me urrejtje dhe egërsi. Thelbi i tekstit nuk ka të bëjë me anën mjekësore, por çfarë ndiejnë këta njerëz, çfarë përjetojnë, çfarë u shkon ndërmend, çfarë emocionesh kanë, si e ndajnë me të tjerët, si i përfshijnë të tjerët, si i largojnë të tjerët, a e luftojnë, a e pranojnë realitetin? Një luftë e brendshme. Taulanda Jupi pohon se ka pasur shancin të intervistojë disa femra që e kanë këtë sëmundje dhe në tekst ka gjëra reale, disa batuta që nuk janë të sajat, për shembull, çështja e orës “Ishte kjo orë kur e mora atë telefonat딝 (momenti kur mëson për sëmundjen). “Unë e kam reale dhe ai personazh (Ana) është mishërim i disa grave që janë në kokën time dhe unë e quaj veten si zëri i tyre, që flet në sken딝, shpjegon Jupi. “Që ne të bënim një punë vërtetë serioze dhe profesioniste, duhet që të bashkëpunonim me profesionistë. Përderisa profesionistët ndodhen në Universitetin e Arteve, nuk kishim arsye pse të dilnim jashtë Universitetit” , tregon më tej Aneta Malaj, teksa përmend edhe emrin e producentit ekzekutiv, Genc Përmeti, pa të cilin kjo shfaqje nuk do të mund të realizohej.
Pse “Malkony”?
Titulli i monodramës është vjen si një bashkim apo përafrim i dy termave “melankoli” dhe “mallkim”. Të dyja janë gjendje që përjetohen nga personazhi, një fjalë që nuk është në shqip e cila intrigon dhe sjell një gjë që nuk është as mallkim dhe as melankoli, por diçka e ndërmjetme. Kohëzgjatja e shfaqjes është rreth një orë, pasi ka një dramë dhe përjetim të madh, i cili është aktual dhe pjesë e njerëzve real.
Ballkonet Fillimi
Shfaqja fillon me një këngë dhe një atmosferë të gëzueshme e të këndshme, sepse është ditëlindja e saj (Anës) e tridhjetë e pestë. Ajo merr një telefonatë, dhe pas asaj atmosferë të këndshme përpara telefonatës, personazhi bie në një qetësi, por një qetësi që nuk është e saj, që qetësi që e mundon.
Koreografia
Fjorald Doci ka realizuar koreografinë dhe është njëherësh balerin në monodramë, i cili i jep një ton interesant shfaqjes. Një plastikë që gati-gati shtyn, si lëng, pa kocka që futet në një fustan të zi që është simboli i vdekjes. Në momentin kur Ana thotë: “Sot do të vesh një fustan të bardh딝, sepse ishte ideja e ditëlindjes, dhe po atë ditë, ajo telefonohet nga spitali për përgjigjet e analizave. Shfaqja merr një atmosferë tjerët, më të zymtë, me nota trishtimi.
Skenografia
Gjetje simbolike, bardh e zi. Nuk ka ngjyra pasi ngjyrat përbëjnë simbolika, dhe vepra ka shumë simbole, në tekst, mënyrën e lojës, ndaj skenografia ka brenda saj disa dhurata, që më vonë kalojnë në objekte e më pas në një krevat spitali. Të gjitha lëvizjet apo ndryshime të dhuratave në objekte (që janë disa karrige), të cilat transformohen në krevat, i bën simboli i vdekjes (balerini në rol).
Përballja
Tregohet gjendja emocionale e Anës, në momentin kur ajo qëndron përpara fotos me kokë poshtë, për të treguar atë përmbysje që iu bë jetës së saj dhe në fund, ky personazh i përballet asaj fotoje dhe del mbi të. Sepse jeton, doli fitimtare nga një luftë, nuk e frikëson më asgjë.

No comments:

Post a Comment