5.01.2017

Po, si “marshohet” për pushtet me atë që të vret?!

Akademik Prof.Dr.Mehdi Hyseni,Ph.D


Jo, “shumë mirë keni marshuar” , e shpëtuat Zoran Zaevin, e Zijadin Selën e harruat të përgjakur nën kthetrat e terroristëve sllavomaqedonë, të cilët e bënë, të përfundonte në spital (Klinikën Interne të Shkupit). Ja, ky ishte hapi i parë” i suksesshëm” i marshit politik të Talat Xhaferit dhe Ali Ahmetit në SOBRANIA-n e kryeliderit të LSDM-së, Zoran Zaev, më 27 prill 2017.

Derisa liderët shqiptarë të participojnë në qeverinë dhe në “Sobrania” të FYROM-it(qoftë në pushtet qoftë jashtë pushtetit), do të fajësohen, do të rrahën si qentë, do të vriten dhe do të torturohen për vdekjse sikurse lideri politik dhe patrioti i shquar Zijadin Sela., më 27 prill 2017 në seancën e parë themeluese të SOBRANIA-s të Sllavomaqedonisë.

*** Prandaj, askush nga deputetë e rinj shqiptarë, të mos mburret kot, që pa bërë “hop, kërceva përroin”, vraponi dhe marshoni drejt KUVENDIT SHQIPTAR të HASAN PRISHTINËS, JO drejt SOBRANIA-s sllavomaqedone të Ivanovit, të Gruevskit, të Zaevit, të Ali Ahmetit, sepse, nuk do të fitoni asgjë të vlefshme për shqiptarët sikurse këtu e 27 vjet më parë (1991-2017).

Pasi qenkeni dëshmuar hero i marsheve në betejat e UÇK-së, pse, pas zgjedhjes si kryetar i ri i SOBRANIA-s së Zaevit, TI, ALI AHMETI, EDHE DEPUTËT e tjerë nuk MARSHUAT drejt sikurse në luftë për ta MBROJTUR BASHKËDEPUTETIN E JUAJ, ZIJADEN SELA, por vrapuat ta shpëtonit Zoran Zaevin!? – Çfarë turpi, çfarë hipokrizie dhe tradhtie?! – Ja, kjo është politika vetëmohuese “sill e biri veti”, mbroje Zaevin e shqiptarin Zijadin Sela, jo!

-Ja, kjo qyqari e marshuesve dhe e mashtruesve të Ali Ahmetit provoi qartazi, se edhe me Zoran Zaevin së bashku në SOBRANIA, që në hapin e parë marshues kanë dështuar në politikë, sepse e braktisën “bashkëluftëtarin e plagosur” Zijadin Selën, duke e lënë nën torturat dhe nën “mëshirën” e terroristëve sllavomaqedonë.

-Lëvdohuni pasi ta bëni shtetin e juaj të pavarur shqiptar, sikurse Adem Demaçi dhe Adem Jashari Kosovën, jo duke e mbrojtur SOBRANIA-n e FYROMIT të sllavomaqedonëve!

-Është çmenduri politike, të pohosh: “po marshoj në SOBRANIA”, duke ditur se, nuk mund të ketë “marshim” për shqiptarët derisa janë robër dhe vasalë të sllavomaqedonëve si “minoritet etnik”, pa kurrfarë të drejtash kombëtare dhe shtetërore; janë jashtë Kushtetutës sllavomaqedone si KOMB SHTETËFORMUES (1991-2017).

-Agimi ishte minister, por nuk kishte asgjë në dorë, që ta urdhëronte policinë dhe forcat e sigurisë për ta mbrojtur Sobrania-n e përgjakur!

Pra, edhe ministri i Policisë së qeverisë sllavomaqedone, Agim Nuhiu (që ofroi dorëheqjen) ishte shqiptar, por nuk bëri asgjë, nuk pati autorizime as de fakto dhe as de jure ( vetëm në letër,sepse sllavomaqedonët ua “rrahin tupanin”, ashu sikurse funksionarëve të tjerë shqiptarë), që të mbronte seancën themeluese të “Sobrania-së”, më 27 prill 2017, sepse pushtetmbajtësit sllavomaqedonë e kanë fjalën kryesore për marrjen e vendimeve me inetres shtetëror, jo ministrant, as zëvendësminustrat, as deputetët e as ambasadorët shqiptarë. Prandaj, drejtësia dhe interesi i përgjithshëm i shqiptarëve e thotë, mos “marshoni” symbyllazi as në atë “SOBRANIA” e as në farë qeverie tiranike, sepse ato nuk janë në interesin e shqiptarëve, por të mbrojtjes me çdo kusht të FYROM-it të Titos.

Sela u “nokautua” nga terroristët sllavomaqedonë, sepse nuk ishte sikurse vasali Ali Ahmeti!

Politika armiqësore sllavomaqedone me eksponentët e saj ekstremistë shtetërorë: Gjorgje Ivanov (president) dhe Nikola Gurevski (-ish kryeministër dhe kryelider i VMRO-DPMNE) e “NOKAUTOI” Zijadin Selën, pse nuk ishte kompromisagjinj i keq, manipulues, mashtrues, hipokrit dhe vasal si Ali Ahmeti.

-Logjikisht, nuk mund të bëhet kompromis politik me ata që ua mohojnë lirinë dhe të drejtat kombëtare shqiptarëve, duke burgosur dhe vrarë popullin shqiptar (1945-2017). Ata liderë politikë dhe politika shqiptare, që mbrojnë një pushtet të tillë, nuk mund të quhen ndryshe, veçse kolaboracionistë, tradhtarë, shitës dhe bashkëpjesëmarrës të armiqve shqiptarë.

Derisa shqiptarët të burgosen dhe të vriten si qentë, pa dhënë llogari askush, dhe, derisa të jenë “minoritet”, mund të flasësh e të shkruash shqip, mund të kesh pasaportë sllavomaqedone-shqiptare (në dy gjuhë) sikurse shqiptarët e Kosovës dikur, mund të jesh president, kryeministër, kryeparalamentar, ministër e ambasador sikurse shqiptarët e Kosovës (1945-1999), të cilët kishin gjuhën zyrtare shqipe, universtetin, administratën, qeverinë, kuvendin, kishin pasaportat jugosllave, ishin kryetarë qeverie, kryetarë kuvendi, ministra e nënministra dhe ambasadorë, por nuk kishin atë KRYESOREN- TË DREJTËN E VETËVENDOSJES, sikurse “Makedonskata Republika” dhe republikat e tjera të Jugosllavisë së Titos.

Këtë të vërtetë, duhet ta mbajnë parasysh talat xhaferët e rinj, deputet të rinj në “Sobrania” të Sllavomaqedonisë e të mos marrin “ yrysh” së bashku me sllavomaqedonët në “beteja të reja” për mohimin e së DREJTËS SË VETËVENDOJES së shqiptarëve (50%) në Sllavomaqedoni, sepse duke burgosur dhe shtypur popullin shqiptar, nuk ka forcë që do ta mbrojë-mbajë të gjallë FYROM-in e Titos, të Llazar Kolishevskit, të Kiro Gligorovit, të Llazar Mojsovit…, të Ivanovit dhe të Nikola Gruevskit.

Në betja të UCK-së keni marshuar briliantë, por në politikë keni dështuar, që në hapin e parë të “marshit paqësor”.

- Talat Xhaferi, kryeparlamentar i sapozgjedhur i Kuvendit të prishur nga terroristët sllavomaqedonë (në të cilin u përgjak për vdekje deputeti dhe lideri politik , patriot dhe demokrat shqiptar Zijadin Sela) , i cili ka deklaruar se “unë di vetëm të marshoj përpara”, duhet të dijë se politika nuk është si betejat luftarake.

Pavarësisht nga “radiusi” i afinitetit politik të Talat Xhaferit, kësaj here ka “marshuar” gabimisht, në një strukturë legjislative të pushtetit të huaj sundues, për ta mbajtur gjallë me pikë të zorit, FYROM-in e Titos, të Gligorovit, të Ivanovit , të Gruevskit dhe të Ali Ahmetit, sepse, sikur këtu e 27 vjet më parë (1991-2017), nuk ka për të ndryshuar asgjë në favorin e VETËVENDOSJES së shqiptarëve, po qe se, edhe Ivanovi dhe Gruevski do flisnin shqip dhe “ligjërtat politike” të tyre, do t’ i mbanin në gjuhën shqipe, jo sllavomaqedonishte, kjo nuk është kurrfarë garancie për shqiptarët derisa kanë statusin e minoritetit sipas kushtetues ekzistuese të Sllavomaqedonisë, si dhe derisa shqiptarët të rrahen, të burgosën dhe të dënohen me nga 10, 20, 30 vite burg për shkak të bindjeve dhe të veprimeve politike në mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të popullit shqiptar (mbi 50%) në Sllavomaqedoni.

-Mos harroni, se dikur, edhe pse shqiptarët në Kosovë kishin statusin e shumicës dërrmuese mbi 90% (flisnin dhe shkruan në gjuhën zyrtare shqipe në Kuvendin dhe në Qeverinë e Kosovës, sipas Kushtetutës së vitit 1974), mirëpo, ata nuk gëzonin TË DREJTËN E VETËVENDOSJES si KOMB SHTETFORMUES, sikurse republikat e tjera të RSFJ-së.

Këtë e provoi, edhe ripushtimi dhe rikolonizimi i Kosovës nga ana e ndërhyrjes policore dhe ushtarake në vitin 1989, ku me dhunë, me terror dhe me agresion mbylli dyart e Kuvendit të Kosovës, si dhe e zhveshi Kosovën nga një lloj autonomie që kishte pasur sipas Kushtetutës së vitit 1974.

Rasti i Zijadin Selës, vërejtje për të gjithë shqiptarët!

Edhe rasti i plagosjes së liderit politik shqiptar, Zijadin Sela, është vërejtja e fundit për politikën shqiptare në Maqedoni, që të braktisin atë qeveri dhe atë kuvend derisa shqiptarëve (mbi 50%) t’u njihet e drejta e vetëvendosjes, ashtu sikurse sllavomaqedonëve. Ndryshe, çdo participim i liderëve shqiptarë në institucionet dhe në organet shtetërore të Sllavomaqedonisë, është FIKTIV ( vetëm në letër) në dëm të interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve .

Ziajdin Selën e plagosën për vdekje terroristët e Ivanovit dhe të Gruevskit dhe politika e gabuar kuislinge sllavomaqedone.

Këtë e vërtetoi edhe dështimi i ministrit Brendshëm i Sllavomaqedonisë, i cili nuk nxori policinë dhe sigurimcat për ta mbrojtur Kuvendin nga bandat terroriste sllavomaqedone, të porositura dhe të ndihmuar nga “kupola” e pushtetit Ivanov-Gruevski.

-Zijadinin tonë, e përgjakën dhe e torturuan mizorisht për vdekje, sepse (në asnjë aspekt)nuk ishte mik , klysh, zagar dhe shërbëtor i parapaguar i qeverisë kuislinge sllavomaqedone, por lider politik i urtë, i guximshëm, transparent, parimor me dinjitet, që donte drejtësi dhe barazi për shqiptarët, duke mbrojtur identitetin historik, gjuhën shqipe, lirinë dhe të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Sllavomaqedoni.

-Dy faktorë kryesorë ndikuan që deputeti i zgjedhur Zijadin Sela, të lëndohej për vdekje nga terroristët sllavomaqedonë në seancën e Kuvendit të Sllavomaqedonisë, më 27 prill 2017 : 1) I pari, se Zijadin Sela është patriot i palëkundshëm, që mbron interesat jetike të popullit shqiptar, jo të politikës dhe të praktikës së deritashme antishqiptare të Anshlusit të turpshëm dhe tradhtar sllavomaqedon-shqipfolësr ( 1945-2017); 2) I dyti, se Zijadin Sela është një lider politik me vizion kombëtar dhe evropian paqësor, që mendon dhe vepron kombëtarisht, jo qysh t’i “fishkëllojnë” “elita” pushtuese sllavomaqedone=kuislinge: Gjorgje Ivanovi, Nikola Gruevski e Buçkarovski…, si dhe partnerët e tyre shqipfolës (1991-2017), të cilët e kanë fajin kryesor, që për 27 vite të kaluara nuk zgjidhën asnjë problem të shqiptarëve në Sllavomaqedoni, sepse ishin të sëmurë për lavdi, për pasuri dhe për karrierë politike, për t’u bërë kulakë-çifligarë dheministra e ambasadorë etj., që t’u ndihmonin sllavomaqedonëve në ruajtjen e pushtetit terrorizues dhe shtypës.

Sa më sipër, armiqtë kolonialistë dhe terroristë sllavë në Ballkan, gjithmonë kanë njollosur, kompremetuar, arrestuar, dënuar, plagosur dhe vrarë ata shqiptarë, që kanë rrezikuar interesat e tyre hegjemoniste, ekspansioniste dhe kolonialiste ndaj shqiptarëve (1878-2017), jo zagarët dhe klyshët e tyre kuislingë shqipfolës, të cilët për një karrige, për një grusht dinarë dhe për një asht qeni, kanë lehur dhe janë aliazhuar në qeveritë e tyre sunduese antishqiptare vetëm për t’ua mohuar të drejtat dhe lirinë popullit shqiptar.

-Ndaj, me shekuj, armiqtë sllavoballkanikë, në format më tinzare, më bizarre dhe më ataviste i kanë torturuar, terrorizuar, vrarë dhe shfarosur patriotët e vërtetë shqiptarë, jo ali ahmetat, të cilët e tradhtuan luftën e UÇK-së dhe popullin shqiptar, duke e lënë pa të drejta kombëtare, pa liri, pa vetëvendosje , të burgosur, të rrahur dhe të përgjakur sikurse në rastin më të ri të patriotit, demokratit dhe vizionarit kombëtar dhe evropian , ZIJADIN SELA!

No comments:

Post a Comment