5.01.2017

POEZIA MODERNE BASHKËKOHORE SHQIPTARE DHE PROBLEMET QË DALIN

Nga VASIL TABAKU
VIZIONI I RI MODERN I POEZISE
Poezia Bashkëkohore Shqiptare, pas viteve 1990, fitoj një vision te ri, me një evoluim tepër cilësor e cliruar nga dogmat e letërsisë së angazhuarm të Realizmit Socialist,duke shkatërruar cencurën zyrtare si dhe duke fituar kështu përmasat e mëdha të një lirie krijuese mjaft dom ethënëse dhe cilësore artistike.Në të gjitha përpjekjet e autorëve debutues, pati një hop cilësor, një shpërfaqje mjaft të gjerë të vlerave, figuracionit, shprehjes dhe mbi të gjitha të një lirie krijuese me përmasa të jashtëzakonshme.
Por pikërisht këtu lindën edhe problemet e para të keqpërdorimit të lirisë krijuese . Natyrisht pati një shpërthim emrash krijues dhe një begati poetike e gjerë.Në të gjithë këtë ghapsirë krijuese, pati mjaft abuzime, të cilat sot janë shëndruar në mani krijuesish me botime lib rash të rëndomtë, pa vlera artistike dhe mediokër.Pavarsisht kësaj, në horizontin poetic pati emra të spikatur krijuesish serioz dhe të talentuar, të cilët më mjaft art dhe profesionalizëm solën në vlerat e poezise bashkëkohore, contribute te cmuar dhe me peshë artistike, duke krijuar kështu fizionominë e re modern të Poezisë Bashkëkohore Shqiptare.
Kuptohet poetë të këtij niveli në Shqipëri numrohen me gostat e duarëve, pra janë të pakët, por tepër cilësor dhe të suksesëshëm. Një pjesë e tyre ishin të ardhur nga ish Letërsia e Realizmit Socialist,që arritën të ngrihen mbi dogmat partiake dhe deklarativizmin për të bërë një poezi modern dhe me vlera artistike, ndërsa pjesë më e madhe e këtyre kontribuesëve të suksesëshëm ishin debutues. Autorë të tillë arritën të ngrihen mbi vetveten dhe të sjellin një poezi mjaft modern, të ciltër dhe cilësore.
Poezia e këtyre poetëve shënoj një nivel të ri cilësor si dhe kontribuoi në rritjen e nivelit krijues kombëtar me risi dhe prurje mjaft të arrira, jashtë skemave dhe kufizimeve.Brezi tjetër I poetëve të pasviteve 1990 është më I pakët në numër por më I spikatur në cilësi, tëpër të clirtë e të shpenguar, të drejtpërdrejtë dhe mjaft cilësor.Autorë të tillë shënuan një arritje të re në Poezinë Bashkëkohore Shqiptare, me prurje mjaft cilësore dhe vlera artistike të mirfillta. Poezia e këtyre poetëve, është në zhvillim e sipër me rritje të ndjeshmë, sa orgjinale aq dhe e realizuar artistikisht.
VËRSHIMI I PAZAKONT I USHTRISË SË PSEUDOPOETËVE MEDIOKËR
Nuk mund të mos flasësh dhe nuk ka si të heshtësh përpara një fenomieni të tillë unikal në Shqipëri, ku qindra pseudokrijues, të vetquajtur poetë prezantohen me librat e tyre poetic që vetëm poezi nuk kanë nëpër mjedise publike, locale apo edhe në mjedise si Ministria e Kulturës.
Të armatosur me një vargëzim patetik, këta pseudopoetë botohen papushim nga shtëpi botuese kioska që mbijetojnë me sajesa të tilla botimesh.Nuk ka asnjë kriter, asnjë qëndrim professional, libra të pakorrektuar gramatikisht, me redaktime të përcudnuara apo edhe pa redactor, pa recenzentë, paraqiten nëpër përurime librash si “kryevepra” poetike.
Ligjërues cinikë që nuk I lidh asgjë me letërsinë ligjërojnë gjithë patetizëm, plotë emfazë, thua se autori në fjalë eshtë një fenomen poetic, kur ne fakt, pot ë lexosh librin vetëm poezi nuk është.Por mbi të gjitha mendoj se përgjegjësia kryesore bie mbi këto shtëpi botuese, që e “lëshojnë”dorën për hirë të fitimit, pa krijuar filtërat e domosdoshëm professional të kalimit të një libri për të fituar të drejtën e publikimit.
Gjithashtu, një përgjegjësi jo pak më të vogël kanë edhe një sërë firmash krijuese me përvojë që vënë emrat e tyre posht parathënieve panagjerike apo dhe redaktimit sipërfaqësor të librit, vetëm për të marrë ca lek nga pseudopoeti.Nuk është aspak e moralshme që emra të spikatur të botës së letrave shqipe vihen në parathënie apo si redactor të librave dështak të autorëve grafomanë e mediokër vetëm e vetëm se kanë nëvoj për disa lekë.Ky nuk është justifikim.
Nuk mund të bëhen compromise të tilla me cilësinë e botimeve shqiptare, pasi krijohet kështu një lloj konglamerati letrar aspak serioz dhe dinjitoz.Përgjithësisht poezitë e këtyre pseudopoetëve, janë sajesa vargëzimesh pa art dhe vlera poetike ose edhe plagjiatura të papërgjegjëshme njerëzish cinikë pse jo dhe dështakë, që duan të provojnë të fitojnë emër dhe të bëhen public me sajesa të tilla që nuk kanë asnjë lidhje me poezinë e vërtetë.
Ndaj këtij fenomeni të shëmtuar dohet të ket reaGIM SERIOZ TË INSTANCAVE PËRGJEGJËSE, TË Ministrisë së Kulturës, shoqatave të shkrimtarëve dhe të personaliteteve të letërsisë dhe Kulturës sonë Kombëtare.Kjo gjë, e shëmton së tepërmi tablon shumngjyrëse të Poezisë sonë Bashkëkohore Shqiptare, duke krijuar deformime, përcudnime poetike dhe krijojnë shije vulgare pa asnjë interes për lexuesin e vërtetë elitar, serioz dhe me dinjitet.
KRITIKA E MIRFILLTË LETRARE NË SHQIPËRI MUNGON
Nëse do të flasim për kritikë lëtrare të mirfilltë, mendoj se kjo kritikë në Shqipëri, aktualisht mungon. Në vend të saj ka disa “qoka” të miqëve apo disa njerëzve të interesuar për autorin që bëjnë vetëm ca shënime me lëvdata. Në ndonjë rast këto lëvdata e kalojnë sensin e masës dhe e paraqesin autorin sikur të jetë një gjeni, një zbulim në fushën e letrave shqipe, kur në të vërtetë është thjeshtë një krijues I rëndomtë pse jo dhe mediokër.
Mungesa e kritikës profesioniste si për letërsinë ashtu dhe për artin në përgjithësi, mendoj se ka sjell një pështjellim të madh tëk qëndrimi estetik dhe vlerësues I lexuesit të mirfillt.Nuk flas këtu për lexuesin e kualifikuar, pasi ai di mirë ta bëjë vlerësimin e veprës së lexuar, unë flas për ata qindra mijëra lexuës të thjeshtë qe manipulohen nga gjithfarë lloj grafomanësh.
E meqë jam në këtë pikë, do të bëja apel për një qendrim më korrekt dhe racional të atyre që marrin mundimin të bëjnë shënime për librat, pse jo dhe më të përgjegjëshëm në vlerësimet që bëjnë për autorë të ndryshëm.
Në këndvështrimin tim, e gjithë kjo tablo poetike ne vend kërkon një qëndrim më rigoroz, më kërkues, më professional, për të nderuar poezinë dhe për ti dhënë asaj dhe autorëve të vërtetë vendin e merituar në Altarin e Poezisë Shqiptare.

No comments:

Post a Comment