5.03.2017

Prof.Dr.Sali Berisha tregon se ku kanë ngecur negociatat: Edi Rama nuk pranon të…


Fotografia e Sali Berisha
Ish  presidenti dhe kryeministri shqiptar Profesor Dr.Sali Berisha ka reaguar ne rrjetet sociale pas takimit mes Rames dhe Bashes, duke treguar se ku kane ngecur negociatat. Ai thote se Rama po e shtyn vendin drejt humneres pasi nuk pranon nje kryeminister teknik.

STATUSI I BERISHES:

Karrigia e Norieges se Shqiperise, Edi Rames, po shtyn vendin drejt humneres!
Ne vend te nje zgjidhje politike, zgjedh mbrojtjen me cdo çmim te karriges se tij!

Te dashur miq, Noriega i Shqiperise pranon cdo gje tjeter por jo nje kryeminister teknik sepse nuk i njeh vetes asnje pergjegjesi per Narko-Republiken qe ndertoi.

Ne kater vite ai nuk iu tregon dot shqiptareve nje veper publike, rruge, shkolle, spital, ujesjelles, kanalizim apo premtim te mbajtur por vetem narko- polici, narko-deputete, narko-pushtetare, narko-fermere, ara te pafundme kanabisi, tunele, magazina shteterore me kanabis dhe laboratore nder me te sofistikuarit per drogen dhe, njelloj si Noriega, banken e tij per larjen e parave te droges!


Narko-Republika eshte mjedisi qe vret voten e lire te shqiptareve dhe ushqen me gjakun e tyre pushtetin e krimit te Edi Rames.

Ai nuk ndjen asnje pergjegjesi per lirimin nga burgjet per qellime elektorale te vrasesve serial, bandave terroriste dhe bllokimin e dekriminalizimit.

Vetem ne administrate shteterore ai ka sot mbi 400 vete me rekorde kriminale dhe ne grupin parlamentar zevendesoi nje grup vrasesish e trafikantesh me nje grup tjeter, po te markes se tyre. Krimi dhe vetem krimi eshte garantuesi kryesor i pushtetit te tij dhe vrasjen e votes se lire. Ai per karrigen e tij ka shnderruar te gjithe rrogtaret e administrates, ushtrise, policise, gardes, ndermarrjeve publike ne trupe elektorale te partise shtet!
Fotografia e Sali Berisha
Pra Edi Rama nuk do zgjidhje politike. Ai per karrigen e tij do me çdo kusht t’iu rrembeje voten dhe te ardhmen tuaj. Revolucioni demokratik do ta hedhe Noriegen e Shqiperise ne vendin qe ai meriton!

No comments:

Post a Comment